Përbërësit
-
...për brumin e romstekëve (10 copë):
-
500 gr mish i grirë viçi
-
1 qepëmesatare
-
1 vezë
-
1/2 tufe majdanoz i freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
për skuqje vaj luledielli
-
...për lyerjen:
-
2 vezë
-
miell
-
bukë e tharë e grirë
-
1/2 tufe majdanoz i freskët
Udhëzimet
Receta është mjaft e thjeshtë, megjithëse duhet patur kujdes kur romstekët të kthehen nga ana tjetër gjatë skuqjes pasi përbërja e tyre është mjaft e brishtë dhe mund të copëtohen.
Hapat
1
Kryer
|
Në një tas të thellë përziejmë qepën dhe majdanozin e grirë hollë, mishin e grirë, vezën, pak kripë dhe pak piper të zi të sapobluar. E punojmë brumin me dorë derisa të formohet një masë e butë, por e lidhur. |
2
Kryer
|
Në tre enë të ndryshme vendosim: në njërën miellin, në tjetrën vezët e rrahura me pirun dhe në të fundit galetën e bashkuar me majdanozin. Me duar të lagura me ujë apo vaj marrin një pjesë nga brumi dhe i japim formë ovale apo të rrumbullakët, por të hollë. |
3
Kryer
|
I kalojmë romstekët fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahur dhe së fundi në galetë. I skuqim në vaj të nxhetë derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë nga të dyja anët. I shërbejmë të ngrohta shoqëruar me pak sallatë. |
6 komente Fsheh komentet
C’ESHTE GALETE JU LUTEM ?
Flutura, galeta eshte buke e thate e therrmuar shume imet.
cfare eshte galeta ne shqip???mjer shqipja jone …
Anonym, nese jeton ne Shqiperi, atehere nuk ke pse cuditesh sepse ne te gjitha supermarketet apo furrat e bukes, buken e therrmuar e gjen me emrin galete.
me duket shume recete e mire, vetem ju lutem brenda mundesive kur nxirrni receta me perberes qe nuk jane ne gjuhen shpipe , jepini nje shpjegim perbri sepse jo te gjitha i njohim.
Gezuar festat
Pershendetje ! Receta e shijshme edhe ekonomike ,Ju lumte edhe ju faleminderit per keyto receta te mrekullueshme , qe beni edhe personat qe nuk dijne , te behen nikoqire edhe ti perdorin keto receta ne tryezat e tyre familjare Rrespekte