Përbërësit
-
600 gr miell 00
-
100 ml qumësht
-
200 ml ujë
-
20 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
20 gr maja birre e freskëtose 7 gr e thatë
-
1 lugë të vogël kripë
-
1 majë luge sheqer
-
për zbukurim fara susamiose fara luledielli, kungulli, lulëkuqe etj
-
1 e bardhë veze
Udhëzimet
Simitet me susam apo buket e hamburgerit kanë një shije mjaft të veçantë falë farave të susamit të pjekur të cilat shumë mirë mund ti zëvendësoni me fara luledielli, kungulli, lulëkuqe, liri etj. Mund ti bëni me madhësi më të vogël dhe ti shërbeni në një ditëlindje apo koktejl të mbushura me proshutë dhe djathë.
Hapat
1
Kryer
|
Në një tas të thellë vendosim miellin, shtojmë ujin e ngrohtë dhe qumështin e ngrohtë në të cilin kemi tretur majanë e birrës. Me duar e punojmë brumin disa herë derisa të homogjenizohet dhe pas kësaj shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. E punojmë sërisht për rreth 2 minuta dhe formojmë me të një sferë të madhe të cilën e lëmë në ambjent të ngrohtë të dyfishojë vëllimin e saj (nevojiten rreth 2 orë). |
2
Kryer
|
E punojmë sërisht brumin me dorë për pak sekonda dhe shkëpusim copa të vogla me peshë 40-50gr të cilave i japim formë sferike. I vendosim njëra pas tjetrës në një tavë të veshur me letër furre, i lyejmë sipër me të bardhën e vezës dhe i spërkasim me fara. I lëmë në këtë mënyrë të vijnë edhe për 30 minuta të tjera, apo derisa ta kenë dyfishuar vëllimin. |
3
Kryer
|
I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta, apo derisa të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. I lëmë të ftohen plotësisht përpara se ti konsumojmë. |
3 komente Fsheh komentet
a mos perdoret edhe tharm ketu?per shkak se e lema te qendroje per nje ore?ju flm per recetat vazhdo keshtu SUKSESE!!
Tharmi quhet ndryshme maja birre, dhe sigurisht qe perdoret!
shume praktike