Përbërësit
-
200 gr miell orizi
-
60 gr sheqer
-
75 gr gjalp i shkrirë
-
1 vezë
-
1 majë luge kripë
-
1 lëkurë e grirë limoni
-
për lyerje sheqer
-
për lyerje kakao
Udhëzimet
Këto biskota jane një alternativë shumë e mirë për një mëngjes të shëndetshëm shoqëruar me një gotë qumësht dhe fruta të freskëta. Por kujdes! Nuk duhet ti piqni më shumë se koha e rekomanduar në këtë recetë, edhe pse të sapo dala nga furra mund të duken të buta, por mielli i orizit ka vetinë të forcohet pas disa orësh.
Hapat
1
Kryer
|
Në një enë të thellë rrahim vezën me sheqerin derisa të formohet një përbërje kremoze, shtojmë gjalpin e shkrirë, kripën, lëkurën e limonit dhe vazhdojmë rrahjen me pirun edhe për disa çaste. |
2
Kryer
|
Përbërjes i shtojmë miellin e orizit dhe brumin e punojmë me duar në tavolinën e punës të pudrosur me miell. E ndajmë në katër pjesë dhe me secilën prej tyre formojmë një cilindër rreth 10cm me diametër jo më të madh se 2cm. I mbështjellim me letër transparente të katërt cilindrat dhe i vendosim në frigorifer për të paktën gjysmë ore. |
3
Kryer
|
Pas kësaj, i kalojmë cilindrat në pak sheqer të përzierë me kakao dhe i presim në copa të vogla me gjatesi 1 - 1.5cm të cilat i vendosim në tavë të shtruar me letër furre. Biskotat i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 10-12 minuta. |