Përbërësit
-
350 gr makarona spaghetti
-
6 e verdhë veze
-
150 gr pançetë e tymosur
-
4 lugë gjelle djathë kaçkavall dele të grirëose Pecorino Romano
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Lloji i makaronava që preferohen më shumë per Spaghetti alla Carbonara janë Spaghetti, por mund të pregatitet edhe me Vermicelli, Spaghetti alla chitarra, Rigatoni etj.
Hapat
1
Kryer
|
Ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë të kripur për kohën e treguar në konfeksion, ndërkohë që pregatisim salcën. |
2
Kryer
|
Ndërkohë në një tigan skuqim pa yndyrë pançetën derisa të bëhet krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. |
3
Kryer
|
Kullojmë makaronat dhe i hedhim në enën e qelqit duke i përzjerë mirë me salcën e pregatitur më sipër. I servirim të ngrohta duke i spërkatur sipër me pak piper të zi (sipas dëshirës) dhe djathë dele të grirë. |
4
Kryer
|
*Këshillë:Makaronat dhe salca e pregatitur nuk duhet të bashkohen kurrë mbi zjarr. Kjo për arsye se do të shkaktonte “gatimin” e vezëve dhe do ti bënte të dukeshin si të skuqura. |
5 komente Fsheh komentet
receta duket shum e mire por si mund ti bashkosh makaronat me vezet kur keto jane vetem te rrahura?? nuk ka ndonje rrezik te konsumosh veze te pa gatuara ( duke ditur qe vezet permbajne bakterie si salmonela qe mund te shkaktoje shum deme ne shendetin tone)
Ida, pikerisht ne kete menyre i bashkon; vezet e rrahura me makaronat akoma te nxehta dhe veza bashke me djathin kackavall te grire formojne nje “krem” shume te shijshem. Nese ke frike nga bakteriet qe permban veza, vendose mbi zjarr per disa minuta derisa te mpikeset disi.
po me pana behen carbonarat
@Manu, receta origjinale nuk e perfshin perdorimin e panes, por mund ta shtosh nese te pelqen.
i kam gatuar karbonara jane shume te shijshme