Përbërësit
-
4 fileto viçi me kockë
-
100 gr miell
-
100 gr bukë e tharë e grirë
-
2 vezë
-
për skuqje gjalp
-
kripë
Udhëzimet
Për një version më të lehtë, për skuqje mund të përdoret gjysmë vaj ulliri e gjysmë gjalp dhe në fund kotoleta shoqërohet me lëng limoni të shtrydhur sipër. Egzistojnë dy variante për pregatitjen e saj: mund të pregatitet me feta mishi të parrahura (në të cilat mishi qëndron i butë brenda) apo me feta mishi të rrahura e cila e bën me krokante. Një version tjetër i kotoletave, sidomos në ditët e nxehta, është t’i mbulosh ato me feta domate dhe gjethe rukola.
Hapat
1
Kryer
|
Për realizimin e kësaj kotolete rrahim filetot e viçit me rrahësen e mishit për t'i bërë më të holla apo nëse preferojmë i lëmë të parrahura. Rrahim vezët në një enë dhe shtojmë në të galetën duke i përzjerë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Fillimisht kriposim filetot e viçit, i kalojmë në miell dhe më pas në vezë dhe galetë. |
2
Kryer
|
Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe vendosim filetot për tu skuqur nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I servirim kotoletat të ngrohta duke i shoqëruar me një racion patate furre apo të skuqur. |
6 komente Fsheh komentet
oh sa e mireee,tani do ta gatuaj,,per dreke kam mysafire,flm.puc.
Eshte nje recete mjaft e mire, nje shije fantastike dhe nje nga pjatat me te njohura ne Milano.Me pelqen shume shume.
Recete mjaft e mire, me pelqen shume. Eshte nje recete qe shton amvisat edhe qe njihet shume ne Milano, qyteti i fundit qe kam vizituar. Shume shume e mire.
Gjithmone qe tentoj dicka te tille, me digjet galeta e mishi mbetet brenda i papjekur. E njejta gje me ka ndodhur me kotoletat e pules. 🙁 si t’ja bej qe mos te ndodhe me kjo gje? Faleminderit.
@Arte, gjeja kryesore kur pregatit kotoleta milaneze ose fileto pule me galete, eshte qe fileto e mishit duhet te jete e holle, e rrahur mire dhe e fresket. Zjarri duhet te jete mesatar-i ulet, asnjehere i larte, pasi perfiton ate rezultat te djegies se galetes dhe mishit te pagatuar ne brendesi. Provoje here tjeter dhe me thuaj.
Ju faleminderit shume per pasurimin e guzhinave tona me lloj -lloj gatimesh… ju pershendes se i gatuaj dhe vete, por jo me kaq finese sa na sygjeroni ju. Tung