Përbërësit
-
400 gr biskota Savoiardi
-
500 gr krem maskarpone
-
6 vezë
-
120 gr sheqer
-
1 filxhan të madh kafe ekspres+ 2 lugë sheqer
-
1/2 filxhani qumësht
-
për spërkatje kakao
Udhëzimet
Në këtë recetë nuk parashikohet përdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse ëmbëlsira i dedikohej si fëmijëve ashtu dhe të rriturve. Në ditët e sotme egzistojnë lloje të ndryshme të Tiramisù-së si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.
Hapat
1
Kryer
|
E hollojmë kafen ekspres me ujë ose qumësht, i japim shije me 2 lugë sheqer dhe e hedhim në një pjatë të thellë për tu ftohur. |
2
Kryer
|
Me ndihmën e një rrahësi elektrik, rrahim me shpejtësi maksimale të verdhat e vezëve me gjysmën e sheqerit duke formuar një përbërje kremoze dhe me ngjyrë të hapur. Shtojmë pak nga pak kremin maskarpone duke vazhduar rrahjen me shpejtësi minimale derisa të dy kremërat të homogjenizohen plotësisht. |
3
Kryer
|
Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë, dhe pasi të jetë formuar një masë që nuk bie nga ena i shtojmë sheqerin duke e përzjerë edhe për pak minuta. Kremin me të bardhat e vezëve ia shtojmë të verdhave të vezëve me sheqerin dhe maskarponen; në këtë mënyrë kemi përftuar kremin e Tiramisù-së. |
4
Kryer
|
Në tavën ku do të pregatisim ëmbëlsirën (ose në tasa të vegjël individual), hedhim 2-3 lugë krem dhe e shpërndajmë njëtrajtësisht. Zhysim biskotat Savoiardi në kafe për maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njëra pas tjetrës. I hedhim sipër gjysmën e kremit, vendosim një tjetër shtresë biskotash dhe e përfundojmë ëmbëlsirën me kremin e mbetur duke e rrafshuar sipërfaqen me një spatul kuzhine. E spërkasim në sipërfaqe me kakao të hidhur pluhur. E vendosim Tiramisu-në në frigorifer për minimumi 4 orë përpara se ta servirim të prerë në copa. |
5
Kryer
|
*Këshillë:Duke qenë se vezët nuk gatuhen, ato duhet të jenë shumë të freskëta. Për ti dhënë një shije më të veçantë Tiramisù-së, i hedhim vezëve pak rum apo marsala dhe vazhdojmë proçedurën si më sipër. |
49 komente Fsheh komentet
qka eshte maskarpone dhe ku mund te blihet…?
Maskarpone eshte nje lloj kremi me i trashe se pana i cili perdoret per embelsira. Mund ta gjesh ne cdo supermarket ne banakun e gjerave te fresketa.
A ka mundesi foto te kesaj krem maskapone te publikoni ose nese e dini si i thon kesaj krem maskapone ne Kosove?
Recetat klasike jane me te mirat!
Edhe une keshtu e bej. Nganjehere i hedh ne shtresen e mesit edhe arra te grira, se ne shqipot i perdorim sh arrat neper embelsira. I shkojne. Ndoshta behet nje cike me e rende, po jemi, qe jemi…! :-))
Tina,
“mascarpone” eshte nje produkt italian. Po te keni supermerkate qe ofrojne mallra italiane atje ne Kosove, me siguri do e gjesh. Bej nje kerkim ne google me fjalen “mascarpone” (shkruajtur me “c” jo me “k”) e do e shohesh qe ky kremi i trashe shitet neper ca si tasa plastike me kapak.
p.s. siti duket se ka receta te perzjedhuara me sqime. first impression, ky.
Faleminderit Olivia, faktikisht jane recetat me te shijshme qe une kam gatuar dhe kam gjetur neper libra kuzhine dhe faqe interneti 🙂
sapo e futa në frigorifer. kshu me sy mirë duket. ta shohëm nesër. kjo është receta e parë që provoj nga këto tuajat, po jo e para që më ndjell.
përshëndetje
mua tiramisu me doli e shkelqyer,faleminderit per recetat,,,
Per ata qe nuk e pelqejne kafen, biskotat savoiardi lagen ne nje perzerje kakao me qumesht e po e njejta procedure si me kafe. Une perdor kakaon ne vend te kafes meqe kafja me ben dem e tiramisu-ja del e perkryer prape se prape 🙂
receta autentike per tiramisu permban edhe rum apo brandy – pa kete, nuk e ka shijen origjinale. keni harruar per kete?
Lexoje me kujdes hyrjen e recetes Donna…
a ka mundesi me qit me foto tiramisun se si pregaditet ma mir kishte qen per neve.ju falemnderit per mirkuptim.tung ju pershendes
shum e mir flm per keshillat.
pershendetje,,,nese nuk kemi maskarpone si mund te pregatitet ne kushtet e shtepise????pasi kam degjuar qe mund te behet vete duke qene se sot eshte shi dhe sjam duke dale vetem per maskarpone pres pergjigje flm…
Pervec se me maskarpone, Tiramisu-ja mund te pregatitet edhe me rikota (gjize pa kripe) e cila eshte edhe me e lehte.
qesht ky kremi maskarpone….
Maskarpone eshte nje lloj kremi qe perdoret ne embelsira te ndryshme, nga te cilat edhe ne tiramisu. Mund ta gjesh ne supermarket ne banakun frigoriferik.
te ne ne kosov i thon shllag esht krem i bardh me qumesht mos eshte kjo perzihet me mikser ….
Jo, pana eshte ndryshe nga maskarpone. Kjo e fundit eshte shume me e trashe. Normalisht nese pyet ne nje supermarket disi te madh mund ta gjesh.
po deshet me figur futu tek gujgina italjane
pershendetje e pelqej kete embelsir.kjo eshte emelsira me e preferuar.
pershendetje kjo recet eshte shum e shijshme.
sa e shijshme!!!!!E bera une
shum e shishme
qdo de thot maskarpone dhe ku mund te gjindet ?
kjo ombelsin osht perfekte
une di nje recete tradicionale italiane dhe me video, po te doni ua jap
Pershendetje!
Si pergatitet kremi maskarpone???
@Romina, kremin maskarpone nuk ke nevoje ta pregatitesh ti, e gjen ne cdo supermarket.
pershendetje me intereson per kremin maskarpone ndoshta osht shum e leht po ja qe un nuk po e di mund te me tregoni ju lutem se si pregaditet apo ku mund ta blej ose ka diqka qe ngjan me ket krem flm per mirkuptim pres nje pergjigje nga ju
@Dona, kremi maskarpone zakonisht blihet i gatshem, e gjen ne cdo supermarket ne banakun e frigoriferit (jo akullit), aty ku gjendet kosi, qumeshti etj.
pergezime per recetat dhe shpjegimin e qarte te tyre. nqs me lejohet do te shtoja 1 perberes qe me siguri i jep shije recetes se postuar nga ju: kur shtresat sperkaten me kakao pluhur, mbi te hidhet dhe kanelle e bluar, (une te pakten e perdor dhe ju siguroj qe rezultati eshte i kendeshem 🙂
a thu a asht e mire kjo embelsir
o fation po provoje:).Po une po te them qe eshte shume e mire,vetem duhet ta besh mire:)
embelsiren teramisu e kam pergadit sikur receta dhe ka dale shume embelsir e mir dhe me pelqen shume flm per receten.
shume komplimente
ESHTE SHUME E MIRE PER DIKE QE E PREFERON
une do te keshilloja qe ne vend te biskotave savojardi te perdoren biscotat pavesini,behen shume here me i lehte dhe me i shijshem
Cfare eshte maskarpone??????
@Majlinda, lexo komentet e mepareshme qe i jane bere kesaj recete, aty e ke te shpjeguar mjaft qarte se cfare eshte maskarpone.
Me falni une jam nga tetova ketu kam kerkuar krem mascarpone por nuk kam gjetur askund as biskota savoiardi nuk ka dicka tjeter qe mund ti zavendesoje keto??
si p.sh ne vend biskotave savoiardi ta bej me biskota plazma, dhe ne vend te mascarpone ta bej me hopla per torte
ju lutem pres nje pergjigje…
@Lirie, kremin maskarpone dhe biskotat savoiardi nuk mund ti zevendesosh me ato qe ke permendur me siper, nuk do te quhej Tiramisu’.
Lirie, me vjen keq ta them por ne Tetove nuk gjen dot mascarpone. Nuk shitet ne asnje nga supermarket qe keni atje. Un kam bashkeshortin nga Tetova edhe vij shpesh aty, kam kerkuar ne disa markete qe jane ne Tetove por nuk gjendet …porositi ndonje qe vjen nga italia apo nga shqiperia qe ta sjelle.
Ne vend te biskotave SAVOIARDI a mund te perdoren lloje te tjera te biskotave si p.sh Petit Burre, Plazma…etj
@Era, biskotat Savoiardi mund te zevendesohen vetem me biskota Pavesini qe jane pak me te holla.
Tiramisuja e pregatitur nga stafi unegatuaj eshte fantastike…
Ju pershendes shume dhe me te vertet tiramisu eshte nje torte e vecante per mua, dmth me pelqen me shume, eshte e lezetshme. Une di ta gatuaj, kam ditur ta gatuaj kur isha 12 vjece se me te vertete eshte e lehte per tu pregatitur. Ju uroj per te gjitha recetat se jane vertete te mahnitshme, jeni shume te vecante. Ju pershendes Valentina nga KS.
Mund te perdorim ndonje krem tjeter per tiramisu ne vend te mascarpone si p.sh pana per embelsira apo ndonje krem tjeter sepse sa here kam bere tiramisu e kam bere gjithmone me mascarpone.Pres nje pergjigje ju lutem.
@Anisa, sigurisht! Mund te bashkosh ne te njejten mase pana per embelsira me maskarpone, apo te shtosh edhe pak qumesht te kondesuar (panda)
ne fakt ne ks un e kam gjetur mascarpone ne viva market ose ne interex.perndryshe mund te zevendesohet me hopla qe eshte e njejte me ate qe ne shqiperi korrespondon me pana.