Përbërësit
-
150 gr rukola
-
2 dardhë
-
50 gr arra
-
100 gr djathë Grana
-
vaj ulliri
-
uthull balsamike
-
kripë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë rukolën dhe i heqim ujin e tepërt. Qërojmë dardhën dhe e ndajmë në copa jo shumë të mëdha ose në feta të holla. Ndajmë në pjesë të vogla thelpinjt e arrave duke lënë disa të plota për zbukurim. Kjo sallatë mund të pregatitet në një tas të madh apo të ndahet në 4 pjata të vogla. Tani e vetmja gjë që duhet bërë është t'i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku, e rregullojmë sallatën me djathin grana të prerë në kubik ose në feta të holla, kripë, vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe e zbukurojmë me arrat e plota. |
2
Kryer
|
*Shënim:Për një shije më të fortë, mund të zëvendësojmë djathin grana me copëza djathi gorgonzola. |
6 komente Fsheh komentet
ca eshte grana edhe rukola,,se di,.
Grana eshte nje lloj djathi italian te cilin mund ta gjesh ne supermarketet qe tregtojne produkte italiane. Ndersa rukola eshte nje lloj bime me shije pak pikante, e cila perdoret shume si sallate edhe ne vendin tone.
Me pelqen shume shija e sallates rukolla. Ju lutem me informoni se ku mund te gjej fara per te prodhuar sallaten rukolla sepse ne Kosove nuk po mund te gjej sallate te tille.
Unegatuaj rukola nuk eshte thjesht nje lloj bime, sikur mos ta njihnim se c’eshte,edhe tek ne ka plot,pavarsisht sa e njohen njerezit. Radhiqe quhet, eshte lloj lakre, sic jane psh lepietat, etj etj.qe jo shume kush i njeh:).
Dhe grana eshte djath kackavall i forte:). Sa rreth e perqark i bini, duhet ta beni recetn me interesante, psh ne vend te granas, qe jo shume kush e njeh apo e gjen, mund te perdori djth kackavall te forte, dhe ja u zgjidh ceshtja:).
@Mobi, nese e lexon titullin e recetes, rradhiqe e ke te vendosur ne kllapa. Nqs jeton ne Shqiperi, me siguri do kesh vene re qe ASNJE supermarket apo dyqan nuk e quan rradhiqe, por rukola. Ideja jone nuk eshte berja interesante e recetes, perkundrazi, te jete sa me e realizueshme nga amvisat dhe ti gjejne perberesit sa me lehtesisht ne treg me emrin me te cilin ato tregtohen.
Ndersa djathi grana, nese duam ti qendrojme besnik recetes, nuk mundet te zevendesohet me djath kackavall te forte, pasi ndryshon si shija, ashtu dhe perberja e tij. Pastaj gjithesecili ben zgjedhjet e tij sipas asaj qe ka ne frigorifer, buxhetit dhe deshires.
Ne supermarket normalisht do quhet rukola,sepse ne kemi shume qejf te c’shqiptarizohemi,keshtu qe nuk eshte fare cudi:). Nejse, sa per djathin grana qe thoni nuk mund te zevendesohet per ti qendruar besnik recetes, kush tha qe me nje djath kackavall tjeter te forte do te dali receta po aq e mire ose edhe me e mire, keshtu qe skeni pse thoni duhet ai djath patjeter. Ka plot djath kackavall qe eshte edhe me i mire se grana ne shije:).Gjithsesi faleminderit per recetat:).