Udhëzimet
Kemi hyre zyrtarisht ne sezonin veror, atehere kur buka me vete ne plazh te shijon me shume se çdo gje tjeter. Eshte koha te shlodhemi nen hijen e pishave te gjithe bashke duke organizuar nje piknik ne ajer te paster me ato qe pergatisim me duart tona. Receta qe do tju prezantoj me poshte, i pershtatet mrekullisht kesaj kohe: kungulli i njome eshte ne kulmin e shijes se tij ndersa borziloku i jep freski. Jeni gati te perveshni menget?
Perberesit per nje tave me diameter 26cm
- 1 pete sfoljate e gatshme (ose pergatiteni sipas recetes tone ketu)
- 1kg kunguj te njome, ne feta te rrumbullakta
- 1 qepe e vogel, e grire holle
- 3 feta proshute, ne copeza te vogla
- 4 veze
- 200ml pana kuzhine
- 100gr djathe guda, ne kubik
- disa gjethe borzilok
- vaj ulliri ekstra i virgjer
- kripe
- piper te zi te sapobluar
Pergatisim fillimisht mbushjen duke kaverdisur ne vaj ulliri ekstra te virgjer qepen derisa te rezultoje transparente. Shtojme kungujt e njome, proshuten dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta ne zjarr mesatar. Shtojme pak uje (rreth 1 filxhan kafe) dhe i gatuajme kungujt me kapak te mbyllur derisa te zbuten duke i rregulluar ne fund me kripe, piper te zi te sapobluar dhe borzilok te fresket. E leme masen te ftohet.
Ne nje tas, rrahim vezet, shtojme panen e kuzhines dhe vazhdojme rrahjen.
Shtrojme ne tave peten sfoljate dhe e çpojme lehtesisht me dhembet e nje piruni ne fundin e saj. Shtojme perberjen me kunguj, qepe dhe proshute dhe siper hedhim kremin me veze dhe pana. Shperndajme ne siperfaqe kubiket e djathit dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth gjysme ore. Presim te ftohet plotesisht perpara se ta presim dhe ta sherbejme.
Ruajtja: Byreku i hapur me kunguj te njome mund te ruhet ne frigorifer per maksimumi 2 dite mbuluar me qese transparente ose mund te ruhet ne ngrirje i ndare ne feta.