Djathë

Byrek me djath

Sot po iu prezantojme nje gatim tradicional turk i cili pregatitet gjeresisht edhe ne vendin tone: byrekun me djath. Receta origjinale ndryshon pak nga ajo qe shumica e shqiptareve perdorin per te bere byrekun. Ne vend te piqet, byreku turk skuqet ne pak vaj dhe mbushja permban ereza te cilat i japin nje shije te vecante. Gjithashtu keto rolè te shijshme mund te sherbejne si antipaste te shoqeruara me salca te ndryshme.
Perberesit per 18 byrek

  • 1 pako peta byreku (6 cope)
  • 400gr djath kremoz
  • 2 luge majdanoz ose koper
  • kripe
  • piper
  • vaj per skuqje

Per mbushjen: Perziejme djathin kremoz me majdanozin ose kopren dhe e rregullojme me pak kripe e piper. Nderkohe pregatisim byreket: Marrim nje pete byreku, e sperkasim me pak uje dhe e ndajme ne tre pjese duke formuar tre drejtekendesha te njejte. Vendosim ne anen e secilit drejtkendesh pak nga mbushja e mesiperme, mbyllim fillimisht anet ne gjatesi dhe me pas e rrotullojme rreth vetes per te perftuar nje rolè.

Saganaqi

sakanaqiSaganaqi eshte nje antipaste tipike greke shume e shijshme, por edhe kalorike. Djathi qe perdoret per kete lloj pjate eshte djathi kackavall i deles (mund te perdoret edhe pecorino romano) i cili skuqet ne nje tigan te vogel derisa te formoje flluska ne siperfaqen e tij dhe shpesh sherbehet i sperkatur me limon dhe piper te zi.

Perberesit

  • 4 feta djath kackavall dele
  • 4 luge vaj ulliri
  • miell
  • leng limoni te fresket
  • piper te zi sipas deshires

Presim djathin kackavall ne feta me trashesi rreth 1/2 cm (nese nuk eshte i prere paraprakisht), i lagim fetat me uje te ftohte dhe i kalojme ne miell. Ne nje tigan te vogel nxehim fort vajin e ullirit ne zjarr mesatar dhe skuqim fetat e djathit nga te dyja anet derisa te marrin ngjyre te arte. I servirim te ngrohta sperkatur me leng limoni te fresket dhe piper te zi sipas deshires.

*Keshille: Nese deshironi, djathin mund ta kaloni ne veze te rrahur pasi e keni kaluar ne miell. Gjithashtu ne qofte se iu pelqen shija pikante, miellit mund ti shtoni edhe pak piper.

Foto nga: http://www.ronniewoo.com/

Sallatë Kapreze

Sallate kapreze

Kjo sallate italiane perdoret shpesh si antipaste, por ndonjehere mund te sherbeje edhe si pjate e dyte per ata qe duan te ruajne linjat. Eshte e perbere nga domate dhe djath mocarela, te prera keto ne feta apo ne kubik dhe te rregulluar me kripe, vaj ulliri dhe rigon apo borzilok. Emri i saj derivon nga ishulli Kapri dhe perberesit jane tipik te kuzhines napoletane.

Perberesit

  • 4 domate te forta dhe te pjekura
  • 500gr djath mocarela
  • 1 luge rigon apo borzilok te thate
  • vaj ulliri
  • kripe
  • disa gjethe borzilok te fresket

Ne fillim, vendosim vajin e ullirit me kripe dhe rigon (apo borzilok) ne nje ene te vogel duke i lene te marinohen.

Nderkohe presim ne feta me trashesi rreth 1/2cm domatet e lara e te pastruara dhe te njejten gje bejme edhe me djathin mocarela.

I vendosim ne nje pjate te ceket duke i alternuar keto dy perberes si ne figure. Siper i hedhim vajin e ullirit me kripe dhe rigon dhe sipas deshires edhe disa gjethe te fresketa borziloku per zbukurim.

*Shenim: Nese doni ta beni sallaten tuaj akoma me te shijshme, pregatisni nje salce borziloku duke grire ne mikser disa gjethe borzilok me vaj ulliri, pak kripe dhe stika pishe.

Foto nga: http://www.foodrepublic.com/

Sallatë me rukola (rradhiqe), dardhë, grana dhe arra

Sallate me rukola, grana, arraSallata me rukola, dardhe, grana dhe arra eshte nje sallate tipike festive, shijet e se ciles harmonizohen ne menyre te shkelqyer me njera tjetren; shija pikante e rukoles, ajo e embel dhe delikate e dardhes dhe se fundi shija e pakrahasueshme e granes dhe arrave. Gjithçka qe ju duhet per nje tavoline te rafinuar dhe elegante!

Perberesit

  • 150gr rukola
  • 2 dardha
  • 50gr thelpinj arra
  • 100gr djath grana
  • vaj ulliri
  • uthull balsamike
  • kripe

Lajme rukolen dhe i heqim ujin e tepert. Qerojme dardhen dhe e ndajme ne copa jo shume te medha ose ne feta te holla. Ndajme ne pjese te vogla thelpinjt e arrave duke lene disa te plota per zbukurim. Kjo sallate mund te pregatitet ne nje tas te madh apo te ndahet ne 4 pjata te vogla. Tani e vetmja gje qe duhet bere eshte t’i perziejme te gjithe perberesit se bashku, e rregullojme sallaten me djathin grana te prere ne kubik ose ne feta te holla, kripe, vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe e zbukurojme me arrat e plota.

*Shenim: Per nje shije me te forte, mund te zevendesojme djathin grana me copeza djathi gorgonzola.

Foto nga: recipesforserena.wordpress.com

Tost në furrë

Keto toste mund te sherbejne si antipaste apo si nje mini vakt ne cdo moment te dites.

Perberesit

  • 8 feta pankarrè (buke per tost)
  • 8 feta te holla proshute te pjekur
  • 1 djath mocarela mesatare
  • 1 domate mesatare
  • rigon
  • kripe
  • piper

Si fillim, ndajme buken e tostit ne dy pjese, horizontalisht ose diagonalisht.

Presim mocarelen ne 8 feta te barabarta dhe bejme te njejten gje me domaten pasi e kemi lare mire dhe i kemi hequr farat. Mbi fetat e bukes vendosim nje fete proshute, me pas domaten e ne fund mocarelen. E rregullojme te gjithen me kripe, piper dhe pak rigon.

I vendosim tostet ne tave dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta derisa buka te kete marr ngjyre te arte e te jete bere krokante dhe mocarela te kete shkrire.