Mish i kuq

Copëza mish viçi në verë të kuqe

Kjo pjate, e cila pershtatet shume mire me ditet e ftohta qe po kalojme dhe ato qe na presin, nuk mund te mos shijohet nga adhuruesit e mishit te kuq. Keto copeza vici te kaurdisura me perime dhe te shuara me vere te kuqe, mund te shoqerohen fare mire nga nje sallate e fresket apo nga nje garniture jo shume kalorike. Mund t’a gatuani sipas menyres klasike, pra duke e ziere per rreth 1 ore e gjysme, ose ne tenxhere me presion e cila do t’iu kurseje trecerekun e kohes.
Perberesit per 4 persona

  • 800gr mish vici pa dhjam
  • 1 qepe mesatare
  • 1 karrote te madhe
  • 2 dege selino
  • 1 domate te madhe ose 3 luge salce domatesh
  • 1 liter leng te pregatitur me koncentrate vici
  • 1 gote vere te kuqe
  • 4 luge vaj ulliri
  • pak gjalp
  • miell
  • kripe
  • piper

Lajme dhe presim shume holle qepen, karroten dhe deget e selinose duke i kaurdisur ne nje tenxhere ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj ulliri. I leme ne kete menyre ne zjarr mesatar derisa qepa te behet transparente dhe vazhdojme me pregatitjen e mishit.

Reklama

Bërxolla derri me pançetë

Nese doni te gatuani berxollat e derrit jo ne menyren tradicionale (te skuqura apo te pjekura ne furre), mund te provoni kete pjate e cila fale pancetes dhe veres se bardhe merr nje shije te perkryer. Perberesit qe iu nevojiten jane te paket dhe gjenden ne pothuajse cdo familje… prandaj e vetmja gje qe vertete ju nevojitet eshte deshira dhe pak kohe ne dispozicion!
Perberesit per 4 persona

  • 4 berxolla derri
  • 100gr pancete te tymosur
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • rozmarine ose sherebele
  • 1 gote vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ne nje tigan te madh skuqim me pak vaj ulliri ne zjarr te avashet thelpinjt e hudhres te shtypur derisa te leshojne aromen e tyre. I heqim nga vaji dhe shtojme panceten e prere ne rripa te holle ose ne kubik, sherebelen ose deget e rozmarines dhe berxollat e derrit. I rregullojme me pak kripe, me pak piper dhe i leme te skuqen nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe, shtojme nje gote vere te bardhe dhe vendosim kapakun duke i lene te gatuhen derisa vera te kete avulluar plotesisht. E servirim kete pjate te nxehte zbukuruar me ndonje dege rozmarine ose pak sherebel.

Eskallop viçi me djath parmixhano

Kjo recete eshte mjaft e shijshme per t’u pregatitur ne nje dreke apo darke mes miqsh, shija e saj eshte shume delikate: mish vici, parmixhano dhe domate. Te gjitha keto te pjekura ne furre lejojne nje perzierje shijesh qe miksohen mjaft mire me njera tjetren.
Perberesit per 4 persona

  • 8 eskallop vici
  • 2 domate te buta
  • 50gr djath parmixhano rexhano
  • 4 fileto açuge
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Lajme me kujdes domatet, i presim ne kubik te vegjel dhe presim holle edhe majdanozin. I vendosim te dy perberesit ne nje tas duke i shtuar filetot e açuges te prera ne copa te vogla dhe e rregullojme te gjithen me kripe, piper dhe vaj ulliri.

Tasqebap në tenxhere me presion

Perberesit per 4 persona

  • 600gr mish vici (tul)
  • 3 domate mesatare
  • 2 qepe mesatare
  • 4 karrota
  • 2 patate
  • 50gr gjalp ose margarine
  • 1 thelb hudher
  • disa gjethe dafine
  • majdanoz
  • kripe
  • piper
  • miell

Per kete recete presim mishin e vicit ne kubik te medhenj dhe i kalojme ne miell duke i skuqur per pak minuta ne gjalp ose margarine.

Fileto viçi me oriz

Per te gjithe ata qe preferojne mishin e kuq dhe mbi te gjitha ate te vicit, ja nje pjate e dyte teper e thjeshte ne dukje dhe shume e shijshme ne ngrenie.
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto vici te rrahura (rreth 2cm)
  • 100gr tul domate (ose salce)
  • 250gr oriz
  • 50gr gjap ose margarine
  • ½ liter leng te pregatitur me koncentrate
  • 1 qepe te vogel
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1 gote te vogel vere te kuqe
  • lekuren e gjysme limoni dhe gjysme portokalli
  • miell
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Pastrojme me kujdes perimet (karroten, qepen, selinon dhe majdanozin) dhe i presim ne copeza te vogla duke mos i bashkuar me njera tjetren. Lyejme me miell filetot e vicit te rrahura dhe i leme ne nje ane.

Mish qengji me argjinar dhe bizele

Qengji i gatuar me argjinar dhe bizele, perben nje pjate te dyte tipike Kalabreze e cila gatuhet vecanerisht me rastin e Pashkeve.
Perberesit per 6 persona

  • 1kg mish qengji
  • 400gr zemer argjinari
  • 450gr bizele te fresketa (ose te ngrira)
  • 60gr galete
  • 2 qepe mesatare
  • 1 thelb hudher
  • 2 feta buke
  • 2 luge djath Parmixhano te grire
  • 1 luge djath Pekorino te grire
  • 2 luge majdanoz te grire
  • 2 kuba koncentrate vici
  • 8 luge vaj ulliri
  • 1 gote vere te kuqe
  • kripe
  • piper

Ne fillim pregatisim lengun e mishit te vicit duke shkrire 2 kubat e koncentrates ne 1 liter uje te valuar. Nderkohe presim ne thela mesatare mishin e qengjit (duke i hequr te gjithe dhjamin qe mundemi), e lajme dhe e thajme me letra kuzhine. Grijme holle me ndihmen e nje mikseri nje qepe te cilen e veme per t’u skuqur ne nje tigan me 4 luge vaj ulliri, shtojme me pas bizelet dhe zemrat e argjinareve te ndare ne 4 pjese dhe i leme te gatuhen te gjitha bashke per disa minuta ne zjarr te moderuar. E rregullojme me kripe dhe piper dhe i shtojme here pas here pak leng mishi (nje garuzhde) derisa gatimi te kete perfunduar (mund te nevojiten rreth 10-15 minuta).

Shpatull qengji në furrë

Shpatull qengjiNje recete tipike e Pashkeve, ne te cilen qengji “sakrifikohet” per te rikujtuar mundimet e Krishtit. Dhe eshte pikerisht ky rasti per te shijuar nje pjate te shijshme te shoqeruar shpesh nga patate te vogla apo bizele te fresketa… por mbi te gjithe mjaft te thjeshte per t’u pregatitur!

Perberesit

  • 2kg shpatull qengji
  • 2 limona te prere ne feta
  • 2 qepe te kuqe te qeruara dhe te prera ne feta
  • 2 luge vaj ulliri
  • 5 thelpinje hudhre te shtypura
  • 3 dege rozmarine te ndara pergjysme
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per salcen

  • 300ml leng perimesh
  • 1 gote vere te kuqe
  • 2 luge miell

Parangrohim furren ne 170C.

Eleminojme nga shpatulla e qengjit sa me shume dhjam me ndihmen e nje thike te mprehte dhe e hedhim pasi nuk do te na nevojitet per kete recete. E ferkojme mishin e qengjit me vaj ulliri dhe e sperkasim me kripe dhe piper te zi te sapobluar.

Me majen e thikes, bejme gjashte çarje te thella por te vogla ne shpatullen e qengjit dhe fusim ne secilen prej tyre nga gjysme dege rozmarine.

Vendosim fetat e qepeve, limoneve dhe hudhrat ne fundin e nje tave te thelle, vendosim mbi to qengjin dhe e mbulojme mire taven me leter alumini. E gatuajme per 4 ore ne furre, duke e sperkatur çdo nje ore me lengun qe leshon qengji. Pas dy oresh, heqim letren e aluminit dhe vazhdojme pjekien derisa mishi te rezultoje shume i bute.

E heqim shpatullen nga furra, e vendosim ne tavolinen e punes, e mbeshtjellim mire me leter alumini, me pas me nje pecete te paster dhe e leme te pushoje nderkohe qe pregatisim salcen.

Eleminojme dhjamin qe ka leshuar qengji dhe gerryejme me nje luge druri copezat e mishit qe mund te jene ngjitur ne tave, te cilat i hedhim bashke me lengun e qengjit ne nje tenxhere te vogel te paster. Shtojme veren e kuqe dhe e gatuajme mbi zjarr mesatar derisa lengu te kete pergjysmuar vellimin e tij. Shtojme miellin dhe vazhdojme gatimin edhe per 2 minuta. Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme salcen edhe per 2 minuta te tjera.

E kullojme salcen ne nje kulluese ose site dhe e vendosim ne nje tenxhere tjeter te vogel e te paster. E rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar.

E presim shpatullen e qengjit ne copa te medha dhe e sherbejme te sperkatur me salcen e pregatitur.

Foto nga: http://thefoodpot.word

Tave me pistil

Perberesit per 4 persona

  • 500gr mish qengji
  • 4 kokrra qepe mesatare
  • 2 domate mesatare
  • 100gr oriz
  • 100gr pistil
  • kripe
  • piper

Fillimisht presim mishin e qengjit ne thela mesatare dhe e vendosim te zieje per rreth 20 minuta.

Ne nje tigan kaverdisim qepet e grira holle derisa te marrin nje ngjyre te arte, shtojme domatet e prera ne kubik te vegjel, orizin, lengun e mishit, kripe, piper dhe i leme ne kete menyre te ziejne per rreth 15 minuta. Pas perfundimit te zierjes shtojme edhe pistilin te cilin fillimisht e kemi regjur per 10 minuta ne uje te ngrohte dhe e kemi  grire ne copa shume te vogla.

Gjyveç me oriz (ose makarona)

Gjyveci me oriz, ashtu si gjyveci me patate, eshte nje pjate tipike elbasanase e cila gjen perdorim shume te gjere edhe ne ditet e sotme, sidomos ne krahinat e jugut.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr mish vici
  • 1 qepe e vogel
  • 1 domate mesatare
  • 150gr oriz
  • 2-3 luge vaj ulliri
  • 2 luge gjalp
  • kripe
  • piper
  • disa gjethe dafine

Ne nje tigan te thelle apo ne nje tenxhere hedhim 2-3  luge vaj ulliri, shtojme qepen dhe domaten te grira holle, shtojme mishin e prere ne thela mesatare dhe i kaverdisim lehte derisa qepa te marre nje ngjyre te arte. I kriposim dhe i piperosim, shtojme disa gjethe dafine dhe i hedhim uje sa te mbulohet mishi. Ne kete menyre e leme mishin te zieje per rreth 20 minuta ne zjarr te avashem.

Ne nje tigan tjeter kaverdisim orizin me 2 luge gjalp per rreth 1 minute dhe shtojme 3 gota leng mishi te holluara me uje (raporti duhet te jete 1 me 3, pra per 1 gote oriz (150gr) shtohen 3 gota leng mishi).

Ne taven qe do te fusim ne furre, vendosim  fillimisht orizin me lengun e mishit, me pas vendosim thelat e mishit, i hedhim kripe dhe piper dhe i fusim ne furre te parangrohur ne 180 grade derisa orizi ta kete thithur te gjithe lengun.

*Shenim: Ne raste se gjyveci pregatitet me makarona, preferohen te perdoren makaronat e vogla per supe ose ne mungese te tyre makarona spageti te thyera ne copa te vogla. Raporti i makaronave me lengun e mishit eshte 1 me 4.</stron