Patate

Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma

Sallate me patate dhe qepe te njoma

Perberesit

  • 800gr patate
  • 2 qepe te njoma
  • 150gr kos i trashe grek (me shume yndyre)
  • 2 luge majoneze
  • 2 luge bishta qepesh te thata
  • kripe
  • piper

Ziejme patatet me gjithe lekure ne uje pa kripe dhe me pas i kalojme ne uje te ftohte te rrjedhshem duke i lene te ftohen.

Pasi te jene ftohur i qerojme, i presim ne kubik dhe i vendosim ne nje tas ku shtojme majonezen e perziere me kosin grek, qepet e njoma te prera holle, kripen, piperin dhe qepen e njome te thate.

I perziejme te gjitha bashke dhe i vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore. E servirim te ftohte.

Foto nga: http://www.thecrazykitchen.co.uk/

Reklama

Patate me rigon

patate rigonPatatet, te preferuara nga pothuajse te gjithe individet, mund te gatuhen ne menyra te ndryshme; nga te skuqura, te pjekura, te ziera deri ne sallate, ne gjelle etj. Sot po iu propozojme nje menyre tjeter per te pregatitur nje garniture teper te shijshme per vetem 40 minuta. E keshillueshme per te shoqeruar cdo lloj mishi, megjithese preferohet ai i derrit per shkak te rigonit qe i shkon shume ketij te fundit.

Perberesit

  • 800gr patate
  • 2 domate mesatare
  • 1 qepe te vogel
  • pak rigon
  • 6 luge vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • kripe
  • piper te zi
  • djath kackavall te grire

Qerojme patatet, i lajme mire dhe i presim ne copa mesatare duke i vene ne nje tenxhere.

Shtojme domatet e prera ne copeza te vogla, hudhren dhe qepen te grira holle, vajin e ullirit, e rregullojme me kripe dhe piper te zi, shtojme pak rigon dhe e vendosim te gjithe masen ne zjarr te moderuar. I leme patatet te skuqen per disa minuta duke i perziere here pas here, me pas shtojme dy gota uje te nxehte, vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre te gatuhen derisa te zbuten, por jo te shperbehen.

Ne momentin e fundit,  i sperkasim me pak djath kackavall te grire, i mbulojme perseri me kapak dhe i leme te pushojne per disa caste perpara se t’i servirim ne tavoline.