Supa

Qofte në supë me vezë dhe limon (Youvarlakia Avgolemono)

Ne keto dite te ftohta dimri, cfare do te na ngrohte me shume se nje supe e ngrohte me veze, limon dhe mish te grire? Kjo recete eshte nje alternative e supes me veze dhe limon te zakonshme qe jemi mesuar te pregatisim ne shtepi, por i shtohen edhe keto qofteze te vogla te cila e bejne akoma edhe me te shijshme.
Perberesit per 4 persona

Per qoftet:

  • 500gr mish te grire
  • 150gr oriz
  • 1 qepe te thate te vogel
  • 2 veze
  • 3 luge majdanoz te grire holle
  • kripe
  • piper te zi

Per supen:

  • 700ml uje
  • 1 veze
  • 4 luge gjelle leng limoni
  • 2 luge majdanoz

Kalojme ne mikser qepen e lare dhe te pastruar dhe ia shtojme mishit te grire bashke me 2 vezet, orizin, majdanozin, kripen dhe pak piper duke i perziere mire te gjithe perberesit derisa te formohet nje mase homogjene. Formojme me dore qofte te vogla sa nje kokerr arre te cilat i hedhim nje nga nje ne ujin qe zien me pak kripe. I gatuajme ne kete menyre per rreth 15 apo 20 minuta derisa orizi te jete zbutur plotesisht dhe me ndihmen e nje luge i heqim nga lengu duke i lene ne nje ane.

Supë krem me kungull

Supa me kungull eshte nje pjate e pare antike, tipike e qytetit te Milanos ne Itali. E pregatitur me pak perberes, bashkon nen shijen e saj edhe makaronat e vogla te cilat gatuhen ne qumesht dhe ne puren e kungullit. E sperkasim me pak djath grana te grire, i shtojme pak gjalp dhe vakti yne do te jete delikat dhe i shendetshem.
Perberesit per 4 persona

  • 600gr tul kungulli
  • 600ml qumesht
  • 100gr makarona per supe
  • 100gr djath grana te grire
  • 40gr gjalp
  • kripe

Presim ne copa te vogla tulin e kungullit dhe e ziejme ne uje pak te kripur derisa te zbutet plotesisht, e kullojme dhe e grijme te gjithe perberjen ne mikser.

Ne nje tenxhere hedhim qumeshtin dhe e cojme ne zierje, shtojme puren e kungullit, i perziejme mire dhe e rregullojme me kripe. Shtojme ne kete moment edhe makaronat per supe te cilat do te ziejne ne zjarr te moderuar duke i perziere here pas here derisa te jene te buta. Ne momentin e fundit shtojme gjalpin, gjysmen e djathit grana te grire (me gjysmen tjeter sperkasim supen ne momentin e servirjes) i perziejme dhe e sherbejme akoma te ngrohte.

*Keshille: Per ta bere kete pjate akoma me te shijshme, provoni te shtoni edhe copeza buke te skuqura ne gjalp (si ne foto).

Supë krem me domate

Supa krem me domate eshte nje recete klasike e kuzhines nderkombetare edhe pse jo shume e njohur ne vendin tone. Teper e shijshme e e thjeshte ne pregatitje mund te shijohet mjaft mire ne keto dite te nxehta, sepse kombinon aciditetin e domateve me kremozitetin e panes.
Perberesit per 2-3 persona

  • 1kg domate te pjekura mire
  • 1 luge koncentrat domatesh
  • 1 qepe e vogel
  • 2 thelb hudher
  • 70gr pana e lengshme
  • 1 luge miell
  • 1 luge vaj ulliri
  • pak gjalp
  • 1/2 luge te vogel sheqer
  • 400ml leng i pregatitur nga koncentrate
  • pak karafil pluhur
  • kripe

Si fillim, shkrijme gjalpin bashke me vajin e ullirit ne nje tigan ne zjarr te avashet.

Qerojme dhe presim shume holle qepen te cilen e vendosim ne tiganin me siper per ta skuqur per rreth 10 minuta, ne fund shtojme edhe thelbin e hudhres te qeruar dhe te grire imet. E sperkasim perberjen me miell dhe e preziejme edhe per pak minuta.

Supë me bizele

Ne keto dite pranvere/vere, eshte mekat te mos gatuhen perimet e fresketa dhe te stines,  pjese e te cilave jane edhe bizelet. Kjo supe permban minimumin e veshtirsise dhe eshte ideale nqs nuk doni te hani rende ne darke, por pa hequr dore nga shija.
Perberesit per 4 persona

  • 300gr bizele (te fresketa apo te ngrira)
  • ½ qepe
  • 1 karrote
  • 1 dege selino
  • 1 domate e madhe
  • 3 luge vaj ulliri
  • 100gr makarona supe apo oriz
  • kripe
  • borzilok

Ne nje tenxhere te thelle hedhim vajin e ullirit, shtojme qepen, selinon dhe karroten, te gjitha keto te lara dhe te prera holle dhe domaten e prere ne kubik. I gatuajme per 5 minuta ne zjarr mesatar, duke shtuar se fundi bizelet, i leme qe te marrin shijen e njera tjetres dhe i mbulojme me uje, shtojme pak kripe dhe i leme te ziejne per rreth 10 minuta.

Pas kesaj kohe, shtojme makaronat e vogla per supe dhe borzilokun, i leme te ziejne akoma edhe per rreth 7-8 minuta. Kjo supe mund te serviret e nxehte apo e ngroht

Supë me vezë dhe limon

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Supe me veze dhe limon

Supa me oriz, veze dhe limon, aq e njohur nga te gjithe shqiptaret, ne te vertete ka origjine greke. Emri i saj origjinal eshte Avgolemono e cila do te thote pikerisht veze dhe limon. Kjo recete permban copeza te vogla mishi pule, sasia e te cilave mund te shtohet apo te pakesohet sipas deshires.

Perberesit

  • 2 gjokse pule me lekure (500-600gr)
  • 1 qepe, e ndare ne 4 pjese
  • 1 karrote, e ndare ne 2 pjese
  • 1 dege selino, e ndare ne 2 pjese
  • 1.5 liter uje te ftohte
  • 1 filxhan çaji oriz kokerrumbullaket (sasi e se cilit mund te pakesohet nese e doni supen me te holle)
  • 2 veze
  • gjalp
  • kripe
  • leng limoni sipas deshire
  • piper/majdanoz te fresket te grire holle

Si fillim pregatisim lengun e pules duke vendosur ne tenxhere gjokset e pules, ujin, qepen, karroten, selinon dhe kripen. Kur te kene marre vale, heqim shkumen qe formohet ne siperfaqe dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te avashem per 30-45 minuta. Heqim gjokset e pules nga zjarri dhe i leme ne nje ane qe te ftohen.

Eleminojme edhe perimet dhe ne lengun e pules shtojme orizin te cilin e ziejme per rreth 20 minuta, apo derisa te zbutet. E heqim nga zjarri duke i shtuar mishin e pules te prere ne copa te vogla.

Ne nje tas te madh rrahim vezet me pak kripe dhe i hollojme me 1 gote te madhe uje te ftohte duke i perziere shume mire. Ja shtojme kete perberje supes te cilen e kemi vendosur ne zjarr te avashem duke e perziere per 2-3 minuta.

Ne momentin e servirjes e sperkasim me pak gjalp te shkrire ne siperfaqe, dhe me majdanoz te fresket te grire holle (nese ja servirim femijeve) ose piper te zi te sapobluar (nese ja servirim te rriturve). Sipas deshires i shtojme edhe leng limoni te sapo shtrydhur.

Supë me karkaleca

Sot duam t’iu rekomandojme nje supe me karkaleca, nje recete mjaft e thjeshte dhe nje sukses i garantuar. Shija eshte shume delikate, por edhe shume e pasur ne te njejten kohe.
Perberesit per 2 persona

  • 250gr karkaleca
  • 1 karrote
  • 1 domate te vogel
  • 1 qepe te vogel
  • 20gr gjalp
  • 1 dege selino
  • 1 thelb hudher
  • 1 gote vere te bardhe
  • 1 gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • pak miell
  • piper te zi
  • pak pluhur xhinxheri

Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhren, qepen, karroten, selinon dhe domaten te gjitha keto te prera ne kubik ndersa hudhren e grire holle. Shtojme levoret dhe kokat e karkalecave te cilat i kemi qeruar paraprakisht dhe i shuajme me 1 gote vere te bardhe. E leme derisa vera te avulloje dhe shtojme 250ml uje, nje gjethe dafine dhe i gatuajm ne zjarr te moderuar per rreth gjysme ore. E filtrojme te gjithe perberjen dhe e leme ne nje ane.

Supë krem me lulelakër dhe pana

Supa krem me lulelaker dhe pana eshte nje pjate teper e shijshme dhe perfekte per t’u konsumuar sidomos ne darke.
Perberesit per 2 persona

  • 1 lulelaker e vogel
  • ½ qepe
  • 1 thelb hudher
  • 1 kub koncentrate perimesh
  • 1 te verdhe veze
  • 50ml pana kuzhine
  • 3 feta buke tosti
  • tulin e nje fete buke
  • vaj ulliri
  • kripe
  • pak djath kackavall te grire

Si fillim pregatisim lengun e perimeve me nje kub koncentrate perimesh dhe 750ml uje. Nderkohe lajme lulelakren duke i hequr pjeset e demtuara dhe e presim ne copa te vogla. Presim holle edhe qepen dhe hudhren te cilat i kaurdisim ne nje tigan me pak vaj ulliri. Se fundi shtojme copat e lulelakres dhe i preziejme me nje luge druri.

I shtojme perberjes tulin e bukes te therrmuar, i lagim te gjithe perberesit me lengun e perimeve dhe i ziejme per 20 minuta ne zjarr te avashem. Me pas i heqim nga zjarri dhe e grijme te gjithe perberjen me ndihmen e nje mikseri, shtojme te verdhen e vezes, panen dhe djathin kackavall te grire dhe i perziejme akoma dhe per pak minuta.

E vendosim kremin me lulelaker ne dy tasa dhe i hedhim pak vaj ulliri siper. Gjithashtu per ta shoqeruar perdorim edhe disa kubik buke per tost te cilat i kemi thekur fillimisht ne thekese apo ne furre per 1-2 minuta.

Supë krem me brokoli

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me brokoliKjo pjate me shume pak kalori (vetem 200 kalori!) eshte e lehte, kremoze dhe e shijshme. Mund te serviret fare mire ne nje darke pas festave duke synuar reduktimin e kalorive te teperta ne total… Provojeni dhe rezultati do te jete mbreselenes!

Perberesit

  • 400gr lule brokoli
  • 2 patate mesatare, te prera ne copa
  • 1 thelpi hudher te qeruar dhe te shtypur
  • mente e fresket
  • borzilok i fresket
  • 1 liter leng perimesh ose uje
  • 4 luge vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Si te pergatisim supen me brokoli

Supe krem me brokoli 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer hudhren, patatet dhe brokolit per disa minuta (1). Shtojme borzilokun dhe menten e fresket dhe i leme derisa te marrin shije (2). Shtojme uje te nxehte ose leng perimesh dhe e ziejme supen per rreth 20 minuta, apo derisa brokoli te zbutet (3).

Supe krem me brokoli 2

Kur perimet te jene zbutur plotesisht (4) e kalojme te gjithe masen ne nje perzieres me zhytje derisa te perftojme nje krem homogjen. Shtojme edhe pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe e perziejme mire (5). E rregulloje supen krem me kripe, piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te zbukuruar me ndonje gjethe mente (6) .