Torta

Tortë djathi (cheesecake) me luleshtrydhe

  • Racione: 10-12 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

111

Kete torte e pregatita per te festuar 3 mujorin e djalit tim, te cilit çdo muaj po i pregatis nga nje torte te ndryshme! Eshte fantastike, teper e thjeshte dhe mbi te gjitha mund te pregatitet nje dite perpara. Eshte e kot te theksoje qe mbaroj brenda 24 oreve 😀

Perberesit
…per bazen

  • 180gr biskota Digestive
  • 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale

…per kremin

  • 500gr krem djathi (te tipit Filadelfia Klasike)
  • 200ml krem pana per embelsira te sheqerosur
  • 100gr sheqer pluhur
  • 10gr xhelatine pjeshke (=5 fleta)
  • 1 pako te vogel vanilje

…per salcen me luleshtrydhe

  • 200gr luleshtrydhe
  • 1 luge sheqer pluhur

Pregatisim bazen e tortes me krem djathi duke kaluar ne mikser biskotat Digestive derisa te reduktohen ne pluhur, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe i perziejme mire.
Lyejme me gjalp nje tave te rrumbullaket, anet e se ciles mund te hapen, e veshim me leter furre dhe hedhim ne te perberjen mesiper duke e ngjeshur me pellemben e dores. Ne kete menyre kemi formuar bazen e tortes. E vendosim ne akull qe masa te forcohet dhe vazhdojme me pregatitjen e kremit.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik kremin e djathit bashke me 50gr sheqer pluhur dhe vaniljen derisa kremi te zbutet dhe e leme menjane.
Vendosim xhelatinen e pjeshkes te zbutet ne nje ene te vogel me uje te ftohte per te pakten 10 minuta.
Ne nje tenxhere te vogel, ngrohim 4 luge pana (te parrahur) dhe shkrijme ne te xhelatinen e pjeshkes te cilen e kemi shtrydhur mire nga uji i tepert. Ja shtojme kete perberje kremit te djathit.
Se fundi, rrahim shume mire edhe panen per embelsira me 50gr sheqer pluhur derisa kremi te rezultoje i qendrueshem, dhe ja shtojme kremit te djathit mesiper duke i perziere me kujdes.

E hedhim kremin e perftuar mbi bazen e tortes te cilen e kemi nxjerre nga akulli dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule. E vendosim torten ne frigorifer per gjithe naten.

Pregatisim salcen me luleshtrydhe duke vendosur ne nje tenxhere ne zjarr te ulet luleshtrydhet e prera ne copa bashke me sheqerin derisa te shperbehen plotesisht. E kalojme kete perberje ne nje site (qe te eleminojme farat), e leme te ftohet plotesisht dhe ja hedhim tortes me krem djathi ne siperfaqe.

E zbukurojme sipas deshires me disa luleshtrydhe dhe e sherbejme te prere ne copa.

Tortë mimoza

Torta mimozaTorta mimoza eshte nje nga embelsirat me te pregatitura per 8 marsin, festen e nenes. E merr kete emer pikerisht sepse eshte e zbukuruar me copeza pandispanje te cilat te kujtojne lulen simbol te kesaj feste, mimozen. Doni ti beni nje surprize te veçante nenes suaj? Receten e gjeni me poshte:Perberesit

…per 2 pandispanja me diameter 22-24cm

  • 200gr miell 00
  • 220gr sheqer
  • 4 veze te plota + 8 te verdha vezesh
  • 40gr niseshte

…per kremin e pastiçerise

  • 300ml qumesht me yndyre 3,5%
  • 300ml pana te lengshme
  • 200gr sheqer
  • 8 te verdha vezesh
  • 50gr miell
  • 1 pako te vogel vanilje

…per shurupin per lagien e pandispanjes

  • 100ml uje
  • 50gr sheqer
  • pije alkoolike (psh Alchermes, Cointreau, Maraschino) apo leng frutash (psh leng ananasi)

…tjeter

  • 200ml pana per embelsira e sheqerosur

Pregatisim pandispanjat: rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik me shpejtesine e tij maksimale vezet e plota me sheqerin per rreth 15 minuta derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme te verdhat e vezeve dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera. I shtojme kesaj perberje miellin dhe niseshten e situr dhe i bashkojme me ndihmen e nje spatule kuzhine ne menyre shume delikate nga poshte lart. E hedhim masen e perftuar ne dy tava te rrumbullakta te lyera me gjalp dhe miell me diameter 22-24cm dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta. I heqim nga furra, i permbysim ne tavolinen e punes te shtruar me leter furre dhe i leme te ftohen plotesisht.

Pregatisim kremin e pastiçerise sipas recetes qe e gjeni ketu: i vetmi ndryshim qe duhet te bejme eshte ti shtojme qumeshtit panen e lengshme. E leme kremin e pastiçerise te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe me pas e fusim ne frigorifer.

Pregatisim shurupin per lagien e pandispanjes: vendosim ne zjarr te avashem ujin me sheqerin dhe pijen alkoolike apo lengun e frutave derisa sheqeri te jete shkrire plotesisht dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Rrahim me ndihmen e mikserit elektrik panen per embelsira derisa kremi te mos bjere nga ena dhe e vendosim edhe kete ne frigorifer.

Ne momentin qe kremi i pastiçerise eshte ftohur, i shtojme panen e rrahur (heqim 2-3 luge) duke e perziere me kujdes nga poshte lart.
Duke perdorur nje thike te gjate dhe te mprehte, ndajme njeren nga pandispanjat ne tre pjese te barabarta horizontalisht. Pandispanjen tjeter e presim ne kubik pak a shume te te njejtes madhesie te cilat do te na nevojiten per zbukurim.

Pregatisim torten: Lagim njeren shtrese te pandispanjes me gjysmen e shurupit, dhe e lyejme me nje luge pana per embelsira. Siper saj shtrojme nje pjese te kremit te pastiçerise qe bashkuam me panen dhe vendosim siper shtresen e dyte te pandispanjes. E perserisim proçeduren si me pare dhe ne fund e lyejme te gjithe torten me kremin e mbetur dhe e zbukurojme me kubiket e pandispanjes. E vendosim torten ne frigorifer deri ne momentin e servirjes dhe e sherbejme te prere ne feta.

*Keshille: Ne menyre qe torta te mos thahet dhe te mos marre eren e ushqimeve te tjera ne frigorifer, e vendosim ne nje mbajtese embelsirash ne forme zile. Mund ta ruani ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

Tortë me nutela dhe çokollatë të bardhë

Torte me nutela dhe çokollate ta bardhePer te gjithe adhuruesit e nuteles, po ju paraqesim receten e nje torte me te vertete te shijshme e cila sapo te pregatitet, nuk do rezistoje gjate ne kuzhinen tuaj!Perberesit

…per kekun me nutela

  • 200gr miell
  • 120gr sheqer
  • 3 veze mesatare
  • 3 luge plot nutela
  • 150ml qumesht
  • 20gr gjalp i shkrire ne mikrovale
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe

…per kremin e pastiçerise me çokollate te bardhe

  • 250ml qumesht
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 luge plot miell
  • 2 luge plot sheqer
  • 250gr çokollate te bardhe

…per shtresen e jashtme (sipas deshires)

  • sheqer pluhur ose
  • çokollate te bardhe te shkrire ose
  • krem nutela

Pregatisim kremin e pastiçerise sipas recetes qe e gjeni ketu, dhe ne momentin e fundit, kur eshte akoma i nxehte, shtojme çokollaten e bardhe te prere shume holle. E perziejme mire ne menyre qe te çokollata te shkrihet plotesisht, e hedhim ne nje tas, e mbulojme me leter transparente dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Pregatisim bazen e tortes duke rrahur me ndihmen e nje mikseri elektrik te verdhat e vezes me sheqerin derisa perberja te rezultoje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme nutelen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda. Shtojme qumeshtin, gjalpin dhe pak nga pak miellin e situr bashke me pluhurin pjekes.
Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase qe nuk bie nga ena dhe ja shtojme kremit te mesiperm me te verdha vezesh. Ne menyre qe perberja te jete e njetrajtshme, e perziejme me kujdes nga poshte lart me spatul kuzhine.
E hedhim brumin ne nje tave me diameter 22-24cm te cilen e kemi lyer me pak gjalp dhe miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta.
Bejme proven e pirunit per te pare nese baza e tortes eshte pjekur edhe nga brenda dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.

Kur baza te jete ftohur, e ndajme ne dy pjese te barabarta horizontalisht dhe e mbushim me kremin me çokollate te bardhe dhe pak nutela duke e shperndare kete te fundit ne menyre te çrregullt mbi kremin. E vendosim torten ne frigorifer dhe ne momentin e servirjes e sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe, me çokollate te bardhe te shkrire apo me krem nutela.

Kek me arra kokosi dhe krem nutela

Kek me arra kokosi dhe nutelaKeku me arra kokosi dhe nutela, eshte nje menyre e shijshme per te filluar diten bashke me nje filxhan qumesht e kafe.

Perberesit per nje torte me diameter 24cm

  • 300gr miell 00
  • 100gr arra kokosi pluhur
  • 200gr sheqer
  • 200ml qumesht arra kokosi (mund te perdorni edhe qumesht te zakonshem nese nuk e gjeni)
  • 100ml vaj luledielli
  • 4 veze
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes (12gr)
  • 200gr krem nutela

Rrahim fillimisht vezet me sheqerin derisa e gjithe masa ta dyfishoj vellimin e saj. Shtojme pak nga pak vajin e lulediellit duke vazhduar rrahjen, shtojme miellin 00, arren e kokosit pluhur, qumeshtit e kokosit, pluhurin pjekes dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa te kemi perftuar nje brum homogjen.
E hedhim brumin ne taven e rrumbullaket te lyer paraprakisht me pak gjalp e miell.

Shkrijme ne mikrovale kremin nutela dhe ja hedhim siper ne menyre te çrregullt brumit.

E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 180°C per 35-40 minuta, gjithmone duke bere proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe ne brendesi. E leme te pushoje per disa çaste perpara se ta heqim nga forma.

Pasta flora

Pasta floraPasta flora eshte nje embelsire greke shume e shijshme dhe shume e njohur ne Greqi te cilen mund ta pregatisni me çfaredo lloj reçeli qe ju ka tepruar apo qe ju pelqen. Reçelerat qe i pershtaten me shume jane ai i kumbulles, luleshtrydhes, fikut dhe kajsise.
Per embelsiren ne foto eshte perdorur reçel fiku dhe arra.
Perberesit per nje tave me diameter 28cm

  • 350gr miell 00
  • 250gr gjalp te ftohte
  • 1 veze te plote + 1 te verdhe veze
  • 2 luge sheqer
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • 3 luge brandy
  • pak kripe
  • reçel dhe fruta te thata sipas deshires per mbushje

Bashkojme ne nje tas te madh miellin, pluhurin pjekes, sheqerin dhe pak kripe duke i perziere mire. Presim gjalpin e ftohte ne kubik te vegjel dhe i shtojme gjysmen e tij mases se mesiperme bashke me brandin duke e perziere mire me dore; brumi ne kete moment duhet te rezultoje si therrime. Shtojme edhe gjysmen tjeter te gjalpit dhe vezen e plote duke vazhduar perzierjen. Nese shohim qe brumi nuk lidhet mire, shtojme 2-3 luge uje te ftohte.

E ndajme brumin 1/3 me 2/3, i mbeshtjellim te dyja pjeset me leter celofoni dhe i vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, ne tavolinen e punes hapim me okllai 2/3 e brumit dhe e shtrojme ne taven e rrumbullaket duke eleminuar brumin e tepert nga anet. Shtojme reçelin (nevojiten 5-6 luge plot) dhe frutat e thata. Hapim ne forme drejtkendore edhe pjesen e mbetur te brumit (pra 1/3 e tij), e presim ne shirita dhe i alternojme keto shirita mbi reçelin.
I lyejme shiritat e brumit me nje te verdhe veze holluar me pak uje. E pjekim pasta floren ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.

*Keshille: Nese pasten e mbushim me reçel portokalli apo limoni, i shtojme brumit edhe lekuren e 1 portokalli te grire.

Tortë djathi (cheesecake) klasik

Cheesecake-klasik.jpgCheesecake Njujorkez (lexohet: çiz’keik) , ose shqip Torta me djath Njujorkeze, eshte nje embelsire tipike amerikane e cila pregatitet me djath te fresket, edhe pse origjina shume e larget mendohet te jete nga ishulli Delos ne Greqi.

Ne momentin qe kjo embelsire kaloi nepermjet romakeve ne Amerike, amerikani James Kraft u mundua te krijonte nje lloj djathi nga qumeshti i pasterizuar i cili do ti pershtatej mrekullisht kesaj embelsire. Keshtu ne vitin 1928, ai krijoi djathin Philadelphia i cili eshte deri me sot me i perdoruri per kete embelsire.

Perberesit

…per bazen

  • 200gr biskota Digestive
  • 120gr gjalp
  • 2 luge sheqer

…per kremin

  • 600gr djath Philadelphia original ne temperature ambjenti
  • 100ml pana per embelsira e sheqerosur
  • 3 veze ne temperature ambjenti
  • 50 gr sheqer
  • 2 luge niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1/2 limoni

…per siperfaqen

  • 5 luge reçel nga ai qe preferoni me shume

Lyejme fillimisht me pak gjalp (ose e veshim me leter furre) nje tave me diameter 22-24cm qe hapet anash dhe parangrohim furren ne 160-170°C.

Per bazen: Grijme ne mikser biskotat Digestive, i hedhim ne nje tas dhe shtojme gjalpin qe kemi shkrire ne mikrovale dhe sheqerin. I bashkojme mire derisa therrimet e biskotave ta kene thithur gjalpin dhe e hapim ne fundin e taves dhe anet e saj duke e ngjeshur me luge. E fusim taven ne frigorifer nderkohe qe pregatisim mbushjen.

Per mbushjen: Rrahim me mikser elektrik kremin e djathit, sheqerin dhe niseshten per rreth 2 minuta. Shtojme vezet nje nga nje, duke patur kujdes te mos shtojme vezen e dyte nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga perberja.

Ne nje tjeter tas rrahim panen per embelsira me lekuren e limonit dhe vaniljen dhe ja shtojme me kujdes kremit te mesiperm derisa te bashkohen plotesisht.

Nxjerrim bazen e cheesecake nga frigoriferi, hedhim ne te kremin e pregatitur dhe e pjekim ne furre 170°C per rreth 15 minuta, me pas e ulim temperaturen ne 120°C dhe e pjekim akoma dhe per 1-1.5 ore apo derisa masa te mpikset.

E mbulojme embelsiren me nje leter transparente dhe e leme te ftohte gjithe naten.

Ne momentin e servirjes, e sherbejme me pak reçel ne siperfaqe.

Tortë me çokollatë dhe krem me qershi

Torte me çokollate dhe qershiMuajt maj-qershor jane ato kur qershite arrijne kulmin e pjekies se tyre, prandaj po ju servirim nje recete teper te veçante perpara se mos ta gjejme me ne treg kete frute. Kjo torte ngjan paksa me cheesecake, torten me djath tipike amerikane, por vetem se baza pregatitet me buke te ndenjur bashkuar me qumesht, çokollate te zeze etj. Perberesit

…per bazen me çokollate te tortes

  • 400ml qumesht
  • 100gr çokollate te zeze
  • 150gr buke te ndenjur per 1 nate
  • 50gr sheqer
  • lekuren e 1 limoni

…per kremin me qershi

  • 250gr qershi te qeruara nga berthama
  • 250gr kos frutash me qershi
  • 3 flete xhelatine
  • 250ml pana per embelsira te sheqerosur

…per zbukurim

Ngrohim qumeshtin, shtojme çokollaten e ndare ne copeza, sheqerin, buken e thare dhe lekuren e limonit te grire holle duke i perziere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Kete mase e leme te pushoje ne temperature ambjenti per rreth 4 ore. Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 22cm, hedhim perberjen e mesiperme dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 175°C per rreth 50 minuta. Nderkohe bashkojme kosin me qershi me qershite pa berthame dhe xhelatinen e shkrire ne pak uje te nxehte. Ne nje ene, rrahim panen per embelsira derisa te formohet nje mase e qendrueshme. Bashkojme panen me kosin me qershi dhe kremin e formuar e hedhim siper kekut qe tashme eshte pjekur, e nivelojme mire dhe e fusim ne frigorifer per rreth 3 ore ne menyre qe te mpikset. Ngrohim ne zjarr shume te ulet reçelin e qershise dhe lyejme me te siperfaqen e tortes. E zbukurojme torten me kokrra te plota qershie ose me pak krem pana te rrahur.

Kek me luleshtrydhe (La puffragola)

Kek me luleshtrydheCili nga ne nuk e mban mend filmin vizatimor i Puffi qe i shihnim ne vitet ’95 e me tej? Dhe kush prej nesh nuk eshte ulur qofte edhe nje here te vetme ta rishohe sebashku me femijet? Torta qe po ju paraqesim me poshte eshte pikerisht ajo qe gatuan Puffi kuzhinier, torta me luleshtrydhe, ose e quajtur ndryshe La puffragola. Receta eshte marre nga forumi i cookaround, por me disa modifikime te vogla.
<Perberesit per nje tave me diameter 26cm

  • 250gr miell
  • 120gr miell patatesh ose niseshte
  • 150gr sheqer
  • 160gr gjalp
  • 80ml qumesht
  • 3 veze
  • 400gr luleshtrydhe
  • 40gr bajame
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes

Punojme shume mire gjalpin me sheqerin derisa ky i fundit te shkrije plotesisht dhe te jete formuar nje perberje kremoze. Shtojme vezet nje nga nje duke patur kujdes te mos shtojme vezen e dyte, nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga perberja. Shtojme me pas qumeshtin, miellin e situr dhe pluhurin pjekes.

E hedhim brumin e perftuar ne nje tave me diameter 26cm te lyer fillimisht me pak gjalp e miell dhe ne siperfaqe vendosim luleshtrydhet e ndara pergjysem duke i zhytur lehtesisht ne brume. E sperkasim siperfaqen me copat e bajames dhe e pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 190°C per rreth 40 minuta.

Tortë me lajthi dhe krem pana

Torte me lajthi dhe krem panaProvoni t’ja servirni miqeve tuaj kete torte si pjate te fundit pas nje menù-je me baze mishi.
Perberesit

  • 300gr lajthi te qeruara
  • 500ml pana per embelsira
  • 120gr sheqer
  • 4 veze
  • 1 luge sheqer pluhur
  • pak gjalp
  • pak miell
  • nje maje luge kripe

Ne nje tigan qe nuk ngjit, pjekim ne zjarr mesatar lajthite e qeruara  per rreth 2 minuta duke i perziere shpesh. I leme te ftohen plotesisht dhe kalojme 250gr prej tyre ne mikser duke i reduktuar ne miell lajthish. 50gr e mbetur i presim me thike ne copeza te vogla.

Ne nje ene, rrahim shume mire te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme miellin e lajthive dhe i perziejme me kujdes.

Ne nje tjeter ene, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje perberje e qendrueshme qe nuk bie nga tasi. I bashkojme keto dy masa (te bardhat e vezeve me te verdhat dhe miellin e lajthive) me kujdes nga poshte lart me ndihmen e nje spatule, ne menyre qe te mos bjere vellimi.

E hedhim brumin e tortes ne nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 20cm te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta.
E nxjerrim torten nga furra, e leme te pushoje per rreth 15 minuta dhe e kthejme ne tavolinen e punes ku e leme te ftohet plotesisht.

Disa çaste perpara se ta servirim, e ndajme ne dy pjese te barabarta, e mbushim me krem pana te rrahur ne te cilin kemi perziere lajthite e mbetura, vendosim shtresen tjeter te tortes dhe siperfaqen e zbukurojme me pana dhe pak sheqer pluhur.