Është e pamundur të shkosh në Greqi dhe të mos shijosh këtë salcë fantastike e cila përveçse është një antipastë tipike e këtij vendi, shërben edhe si shoqëruese e Sufllaqes greke. Por ajo mund të shoqërojë çdo pjatë; duke filluar nga mishi, peshku e duke përfunduar tek Sallata Greke apo orizi....
Sallata Kapreze është e përbërë nga domate dhe djathë mocarela, të prera këto në feta apo në kubik dhe të rregulluar me kripë, vaj ulliri dhe rigon apo borzilok.
Sallatë greke, përbëhet nga speca jeshil, domate, kastraveca, ullinj, qepë dhe djath Feta apo djath tjetër me origjinë greke. Ajo mund të shoqerojë shumë mirë një pjatë të dytë apo mund të shërbejë edhe si pjatë e veçantë nqs doni të shijoni një vakt të lehtë dhe të freskët.
Rosto derri e mbushur me kërpudha: kjo recetë mund të pregatitet edhe me mish viçi, por preferohet ai i derrit pasi piqet shpejt dhe i shkon më tepër mbushjes me kërpudha. Në këtë rast pjesa më e mirë është ajo e kofshës të cilën nëse e keni të paprerë, mund...