0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për bazën:
240 gr biskota Digestive lloj biskote, si alternativë mund të përdorni cdo lloj tjetër biskote që ju pëlqen
120 gr gjalp i shkrirë
...për shtresën e kremit:
300 gr krem djathi
200 gr kos frutash me luleshtrydhe
150 gr krem pana për ëmbëlsira
4 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë gjelle mjaltë
1 limon jeshil (lëkura)
1/2 limon jeshil (lëngu)
6 fleta xhelatinë 12 gr
...për shtresën e tretë:
300 gr luleshtrydhe
2 lugë gjelle sheqer pluhur
1/2 limon jeshil (lëngu)
4 fleta xhelatinë 8 gr

Nutritional information

7 gr
Proteina
36 gr
Yndyrna
37 gr
Karbohidrate
490
Kalori për racion
Tortë krem djathi me luleshtrydhe dhe limon jeshil

Tortë krem djathi me luleshtrydhe dhe limon jeshil

Cuisine:

Torta me krem djathi (ajo që shumë shpesh njihet si cheesecake, por që është një fjalë e huazuar nga anglishtja) është një ëmbëlsirë e cila nuk ka nevojë për pjekie, por vetëm për pak durim në formimin e shtresave. Nuk është tepër e ëmbël, pra perfekte për ata që ashtu si mua, duan një ëmbëlsirë "joëmbëlsirë".

  • 40 min
  • Serves 8
  • Medium

Ingredients

  • ...për bazën:

  • ...për shtresën e kremit:

  • ...për shtresën e tretë:

Directions

Share

Baza është e përbërë nga biskota dhe gjalp (klasike), shtresa e dytë nga krem djathi, pana për ëmbëlsira dhe kos frutash, ndërsa shtresa e tretë vetëm nga luleshtrydhe dhe lëng limoni jeshil. Le të shohim më poshtë sesi ta pregatisim:

(Visited 69 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Baza:

Formojmë bazën e tortës duke thërrmuar biskotat dhe duke i bashkuar me gjalpin e shkrirë.
Marrim një tavë rrumbullake me anët që hapen (23cm) dhe shtrojmë letër furre në fundin e saj, gjithashtu edhe tek anët. Hedhim në të biskotat të cilat tashmë e kanë thithur gjalpin dhe e ngjeshim shume mirë me dorë. E vendosim në frigorifer ndërkohë që pregatisim kremin.

2
Done

Kremi:

Vendosim në ujë të ftohtë fletët e xhelatinës që të zbuten.
Bashkojmë në një tas të madh kremin e djathit me kosin e frutave dhe sheqerin pluhur. Shtojmë mjaltin, lëkurën e limonit jeshil dhe lëngun e tij duke vazhduar përzierjen.
Tashmë që fletët e xhelatinës janë zbutur, i shtrydhim mirë me dorë dhe i vendosim të shkrijnë në zjarr të ngadaltë me pak pana për embëlsira.
Rrahim panën e mbetur për 2-3 minuta (jo plotësisht) dhe ja shtojmë kremit mësipër. Shtojmë edhe xhelatinën e shkrirë dhe e përziejmë mirë. E hedhim sipër bazës me biskota dhe e fusim në frigorifer për të paktën dy orë.

3
Done

Shtresa e sipërme:

Formojmë shtresën e tretë duke vendosur sërisht fletët e xhelatinës në pak ujë të ftohtë që të zbuten. Në një tigan të vogël hedhim luleshtrydhet në copa bashkë me lëngun e 1/2 limoni jeshil dhe sheqerin pluhur (nuk shtojmë fare ujë). I vendosim në zjarr të ngadaltë derisa luleshtrydhet të zbuten duke i përzierë herë pas here. Shtojmë xhelatinën e shtrydhur mirë me dorë dhe të gjithë salcën me luleshtrydhe e kalojmë në blender duke e reduktuar në purè. E hedhim sipër tortës duke formuar kështu shtrësën e fundit. E rivendosim në frigorifer per 2-3 orë përpara se ta konsumojmë.

4
Done

E heqim me shumë kujdes nga forma e saj, e zbukurojmë sipas dëshirës me luleshtrydhe dhe limon jeshil dhe e shërbejmë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Supë krem me shparguj të bardhë
next
Makarona me fruta deti
previous
Supë krem me shparguj të bardhë
next
Makarona me fruta deti

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here