Arkiva Etiketash: Red cabbage recipes

Rizoto me lakër të kuqe

Sot po iu propozojme nje pjate tipike dimerore: rizoto me laker te kuqe, e cila pervecse ka nje shije teper te vecante, eshte edhe shume terheqese per tu pare.
Perberesit

  • 400gr oriz per rizoto (tipi Carnaroli)
  • 2liter leng perimesh (ose leng te pregatitur me koncentrate perimesh)
  • 1 laker e kuqe e vogel
  • 200gr pançete te tymosur ose te embel
  • 100gr djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • 1 gote vere te kuqe
  • 2-3 luge gjalp
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pregatisim si fillim lengun e perimeve sipas recetes qe e gjeni ketu, ose me koncentrate te cilen e shkrijme ne uje te nxehte (1 koncentrate perimesh per 500ml uje) dhe e mbajme gjithmone ne vlim.

Ne nje tigan te madh, kaverdisim ne 1 luge gjalp qepen e grire ne mikser dhe lakren e kuqe te prere ne fije te holla derisa kjo e fundit te zbutet (qepa nuk duhet te marre ngjyre). Shtojme orizin dhe vazhdojme perzierjen edhe per 2-3 minuta te tjera duke e shuar te gjithe perberjen me vere te kuqe ne zjarr te fort. Kur vera te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh, e perziejme dhe kur lengu te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde te tjera duke vazhduar ne kete menyre derisa orizi te jete zbutur (rreth 20 minuta).

Ne nje tigan tjeter, kaverdisim ne pak vaj ulliri pançeten e prere ne kubik te vegjel derisa te marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe dhe e leme menjane per t’ia shtuar rizotos ne fund.

Kur rizoto te jete gati, e heqim nga zjarri, shtojme pjesen e mbetur te gjalpit, djathin parmixhano te grire, pançeten dhe i perziejme shume mire. E mbulojme me kapak dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta perpara se ta servirim.

Advertisements

Sallatë me lakër të kuqe

Pregatitja e sallates me laker te kuqe eshte elementare, por kjo nuk do te thote qe nuk eshte e shijshme dhe ideale per te shoqeruar sidomos pjatat e peshkut.

Perberesit

  • 1 laker te kuqe mesatare (500-600gr)
  • uthull molle
  • vaj ulliri
  • kripe

Fillimisht, pastrojme lakren e kuqe duke i hequr gjethet e jashtme te cilat mund te jene te demtuara, e ndajme ne  dy pjese, eleminojme kocanin kryesor dhe e presim ne fije sa me te holla te jete e mundur.

E vendosim lakren e prere ne nje tas te thelle, e sperkasim me pak kripe dhe e shtypim me dore derisa te zbutet dhe te leshoje lengun e saj.

Ne nje ene te vogel perziejme uthullen e molles me vajin e ullirit dhe me kete perberje sperkasim sallaten.

*Keshille: Kesaj sallate mund ti shtohen edhe thelpinje arre te ndare ne copa te vogla apo molle te prere ne kubik