Arkiva Etiketash: Tangerine recipes

Sallatë shumëngjyrëshe me mandarina

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sallate shumengjyreshe me mandarina

Nje sallate me ngjyra dhe shije fantastike; provoni ta servirni naten e Viti te Ri apo te Krishtlindjes.

Perberesit

  • 6 mandarina
  • 3 avokado 
  • 120gr salmon i tymosur
  • rukola ose lakerishte (mund te perdorni edhe sallate jeshile)
  • piper te zi te sapobluar
  • lengun e 1 limoni
  • vaj ulliri ekstra te virgjer

I qerojme mandarinat dhe i presim horizontalisht ne tre pjese.

Ndajme pergjysme avokadot, i heqim berthamen e brendshme, i qerojme dhe i presim ne feta.

Ne pjaten ku do te servirim sallaten, shtrojme fillimisht rukolen dhe vendosim ne menyre jo te rregullt mandarinat dhe avokadot. Ne mes te tyre vendosim salmonin e tymosur te prere ne shirita. E sperkasim te gjithe sallaten me leng limoni te saposhtrydhur, vaj ulliri ekstra te virgjer dhe piper te zi te sapobluar.

Foto dhe receta nga: http://inspiration.sainsburys-live-well-for-less.co.uk

Marmalatë mandarine

Mandarina eshte nje nga agrumet me te dashura nga te gjithe ne stinen e dimrit; te shuan etje, te jep energji dhe ngjyra e saj te kujton ditet e largeta te veres. Ato me te pershtatshmet per te bere kete marmalate, jane mandarinat me lekure te holle dhe me shume leng. Ndersa persa i perket sheqerit qe duhet te shtojme, kjo varet nga preferenca e gjithesecilit, por ne pergjithesi per 1kg frut sherbejne 400-450gr sheqer. Nese e doni me pak te embel, mund ta ulni dozen ne 350gr.
Perberesit

  • 1kg mandarina
  • 400-450gr sheqer

Lajme mire mandarinat, i qerojme lekuren dhe i ndajme ne thela. Heqim berthamat te cilat i vendosim ne nje garze te paster dhe e mbyllim me nje spango kuzhine; kjo do ti jape marmalates nje shije shume te vecante. Pastrojme lekuren dhe frutin nga pjesa e bardhe sa me shume te mundemi dhe lekuren e ziejme uje te bollshem per afer 5 minuta (ne menyre qe t’i dali hidhermi), e leme te ftohet dhe e presim ne fije shume te holla.

Nderkohe pregatisim shurupin: Shtojme ne nje tenxhere 1 gote uje per cdo kg mandarina dhe sheqerin. Sapo shurupi te filloj te zieje, shtojme lekuren e mandarines, thelat e saj dhe se fundi berthamat ne garze (te cilat ne perfundim te zierjes do ti eleminojme). I leme ne kete menyre te ziejne ne zjarr te aveshem per 40minuta derisa thelat e mandarines te jene bere transparente dhe lengu te jete trashur. E heqim nga zjarri duke e perziere edhe per disa minuta te tjera. Eleminojme  farat dhe e vendosim marmalaten ne kavanoza te sterilizuar duke i kthyer permbys derisa te ftohen plotesisht.

Per menyren e sterilizimit te kavanozave, keshillat i gjeni ketu.

*Keshille: Per te hequr plotesisht shijen e hidhur nga lekura, i ziejme keto te fundit 2 here nga 10 minuta ne uje te bollshem.