Arkiva Etiketash: Receta me pana kuzhine

Makarona me kungulleshka dhe pana

Makaronat me pana dhe kungulleshka, jane nje pjate e pare teper e shijshme dhe e shpejt ne pregatitje e cila mund te serviret ne cdo lloj rasti.

Perberesit

  • 400gr makarona te shkurtra
  • 200ml pana kuzhine
  • 2 kungulleshka mesatare
  • 2 thelpinj hudher
  • djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kackavall)
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme kungulleshkat nen uje te rrjedhshem, i pastrojme dhe i presim ne kubik ose ne rrathe pa i qeruar (lekura e kungulleshkave, pervecse i jep nje shije akoma me te mire pjates, sherben edhe qe tuli te mos shperbehet gjate gatimit).

Ne nje tigan, kaverdisim ne pak vaj ulliri thelpinjt e hudhres te prera holle, shtojme kungulleshkat, i rregullojme me kripe dhe piper dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet me kapak; ne kete menyre ato do te gatuhen ne avullin e tyre dhe do te zbuten.

Nderkohe, ziejme makaronat ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.

Kur kungulleshkat te jene zbutur, shtojme panen dhe i perziejme akoma dhe per pak minuta derisa salca te trashet. I shtojme gjysmen e djathit parmixhano te grire, shtojme makaronat tashme te kulluara dhe i perziejme shume mire.

Ne momentin e servirjes i sperkasim me pak djath parmixhano te grire dhe i sherbejme te ngrohta.

*Keshille: Nje variant tjeter i kesaj pjate eshte qe gjysma e kungulleshkave te kalohet ne mikser me pak pana; keshtu do te perftohet nje salce akoma dhe me e shijshme. Sipas deshires, kesaj salce mund ti shtoni edhe ndonje thelpi arre apo stika pishe.
Gjithashtu, per ta bere pjaten me te lehte nga pikepamja kalorike, pana e kuzhines mund te zevendesohet me rikota (gjize pa kripe) qe ka me pak yndyre.

Reklama

Makarona spageti me pana

Makarona spageti me pana

Makaronat me pana dhe djath kackavall jane nje pjate e pare shume e thjeshte dhe shume e shpejte per tu pregatitur. Mund te perdorim cdo lloj forme makaronash, te shkurtra apo te gjata.

Perberesit per 4 persona

  • 320gr makarona spageti (80gr per person)
  • 200ml pana kuzhine
  • 100gr gjalp
  • 100gr djath kackavall te grire
  • pak arre moskate
  • kripe
  • piper

Si fillim, vendosim makaronat per t’u ziere ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.

Nderkohe pregatisim salcen me pana: hedhim panen e kuzhines ne nje tigan te madh (ne te cilin me pas do te shtojme makaronat), e rregullojme me pak kripe, pak arre moskate dhe e veme ne zjarr shume te ulet per 3-4 minuta derisa te avulloje uji i tepert dhe salca te trashet. Shtojme gjalpin te cilin e leme te shkrije plotesisht, dhe se fundi shtojme edhe makaronat e ziera e te kulluara duke i perziere shume mire me dy pirunj. Disa caste perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme edhe pak piper te zi dhe djathin kackavall te grire gjithmone duke i perziere, i leme edhe disa minuta ne zjarr te avashem dhe i sherbejme te ngrohta neper pjata.

Fileto viçi me piper jeshil

Fileto me piper jeshil eshte nje pjate e dyte shume e njohur dhe e perhapur edhe ne restorantet e vendit tone. E thjeshte dhe e shpejt per tu pregatitur, ne me pak se 1 ore mund te realizoni nje recete delikate, aromatike dhe teper te shijshme te servirur mbase ne nje darke mes miqsh.
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto vici (rreth 150gr secila)
  • 150ml pana kuzhine
  • 2 luge mustarde
  • 2 luge piper jeshil kokerr nen shellire (ose te thate)
  • 1 gote te vogel konjak
  • 50gr gjalp
  • pak miell
  • kripe

Lidhim si fillim nje spango kuzhine rreth filetove te vicit ne menyre qe te mos deformohen gjate gatimit (nese filetot jane te trasha). Shtypim me rrahes mishi nje luge piper jeshil kokerr te cilin e kemi shplare nga shellira dhe e ngjeshim me filetot e vicit ne menyre qe te marrin shijen e tyre pikante.

Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe i kaverdisim filetot e lyera me miell per 3 minuta nga secila ane ne zjarr te forte derisa te marrin ngjyre, i rregullojme me kripe dhe i heqim duke i ruajtur ne nje ene me kapak (duhet te jene akoma te ngrohta).

Ne te njejtin tigan, shtojme nje gote te vogel konjak duke i vene flaken me ndihmen e nje shkrepse. Kur flaka te shuhet plotesisht shtojme panen, mustarden, nje luge tjeter piper jeshil kokerr, pak kripe dhe e leme salcen me pana te trashet ne zjarr mesatar.

Bërxollë derri me pana dhe mustardë

Sot po iu propozojme nje recete te thjeshte dhe te shijshme per te gatuar berxollen e derrit; embelsia e panes dhe shija e tharte e mustardes i japin ketij lloj mishi nje shije te perkryer.
Perberesit per 4 persona

  • 4 berxolla derri
  • 1 kuti te vogel pana kuzhine
  • 2 luge mustarde
  • 1 dege rozmarine
  • kripe
  • vaj

Rrahim lehtesisht berxollat dhe i sperkasim me pak kripe dhe rozmarine nga te dyja anet, nderkohe qe vetem nga njera ane i lyejme me mustarde. Ne nje tigan me pak vaj, kaverdisim berxollat ne zjarr te forte derisa te marrin ngjyre dhe kur te jene gati i vendosim ne nje pjate te cilen e leme menjane. Ne te njejtin tigan shtojme panen e kuzhines me 1 luge mustarde duke i perziere me kujdes derisa te formohet nje salce e lidhur. Rivendosim berxollat per rreth 1 minute ne tigan ne menyre qe shijet te bashkohen njera me tjetren dhe e servirim receten ne nje pjate te cilen e kemi shtruar me patate te ziera te prera ne rrathe apo spinaq te zier.

Patate me pana në furrë

Per dreken/darken e Krishtlindjeve provoni te pregatisni keto patate me pana ne furre si garniture, nje pjate e rafinuar e cila shoqeron mjaft mire mishin apo peshkun e skuqur apo te pjekur.
Perberesit per 8 persona

  • 4 patate te medha
  • 500ml pana per kuzhine te lengshme
  • 100gr djath parmixhano te grire
  • gjalp
  • kripe
  • piper

Qerojme dhe lajme nen uje te rrjedhshem patatet duke i prere ne feta shume te holla me ndihmen e nje thike apo te nje qeruese patatesh. I vendosim ne nje ene te thelle duke i shtuar edhe panen e kuzhines te lengshme dhe i perziejme mire derisa te gjitha fetat e patateve “te jene veshur” ne pana.

Lyejme me gjalp nje tave te rrumbullaket qelqi (ose katrore) dhe formojme me patatet 4 shtresa, i sperkasim me kripe, piper dhe djath parmixhano, shtojme kater shtresa te tjera patatesh dhe keshtu me rradhe derisa te gjithe perberesit te kene perfunduar. Se fundi, e sperkasim siperfaqen me djathin parmixhano te mbetur.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 175 grade celcius per rreth 1 ore e gjysme derisa patatet te jene zbutur dhe te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe.

Krem me hudhra të freskëta

Sot kam zgjedhur nje recete sa te vecante, aq edhe ndjellese, megjithesi perberesi kryesor eshte hudhra dhe dikush mund te mendoj: Hudhra??? Pikerisht keshtu… Eshte e pamundur t’i rezistosh cdo gjeje te fresket qe sheh cdo dite ne merkate. Ju siguroje qe nuk do te keni pasoja te padeshiruara, por vetem nje krem i cili mund te shijohet ne menyre perfekte me copeza buke te thekura.
Perberesit per 4 persona

  • 12 koka hudhrash te fresketa
  • 300gr kos grek (kos i trashe)
  • 300ml pana kuzhine
  • bishtat e nje qepe te njome
  • leng limoni
  • 0.5l leng i pregatitur me nje kub koncentrate
  • kripe
  • piper

Ziejme per disa minuta hudhrat ne uje te valuar derisa te zbutet (ose ne avull). I presim shume holle dhe i perziejme me kosin grek, me panen, me disa pika leng limoni dhe me bishtat e qepes se njome te prera gjithashtu shume holle. E vendosim perberjen perseri ne zjarr ne temperature shume te ulet duke e perziere here pas here dhe duke i hedhur pak nga pak lengun e perftuar nga shkrirja e nje kubi koncentrat ne gjysme litri uje, per rreth gjysme ore. I shtojme kripe dhe piper dhe e sherbejme shume te nxehte bashke me buken e thekur.