Arkiva Etiketash: Receta me patëllxhan

Makarona furre siçiliane (me patëllxhan)

Kjo pjate tipike siciliane eshte vertete shume e shijshme, por gjithashu edhe e rende nga pikepamja kalorike. Prandaj nese mendoni ta servirni per ndonje vakt, ose reduktoni sasine per cdo person, ose sherbeheni si pjate te vetme pa u ndjekur nga nje pjate e dyte. Megjithate… shija eshte sublime!

Perberesit

  • 400gr makarona te shkurtra
  • 300gr djath mocarela
  • 150gr djath parmixhano (ose djath kackavall)
  • 200gr bizele
  • 8 patellxhane te vegjel
  • 1 qepe te vogel
  • 4 veze te ziera
  • 1l salce domatesh
  • 1 thelpi hudher
  • 1 tufe borzilok
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pregatisim fillimisht salcen e makaronave duke kaverdisur per pak minuta ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme bizelet, salcen e domateve, pak uje dhe e ziejme te gjithe perberjen per rreth 15 minuta ne menyre qe bizelet te zbuten (do te gatuhen edhe ne furre). Ne fund e rregullojme me borzilokun e grire holle.

Nderkohe presim ne kubik patellxhanet dhe i skuqim ne vaj te nxehte duke i vendosur me pas ne leter kuzhine per t’i thithur vajin e tepert.

Ziejme makaronat ne uje me kripe per trecerekun e kohes qe tregohet ne konfeksion, i shplajme dhe i bashkojme me salcen me bizele qe tashme duhet te jete gati.

Ne taven qe do te pregatisim makaronat siciliane formojme fillimisht nje shtrese makarona, me pas shtojme patellxhanet e skuqur, djathin mocarela ne feta, vezet e ziera ne feta, djathin parmixhano te grire dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene mbaruar (duhet te formohen 2-3 shtresa) duke e perfunduar me djathin parmixhano ne siperfaqe.

E vendosim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte dhe e sherbejme te ngrohte

Reklama

Musaka me patëllxhan (Mousakas)

Musakaja me patellxhan eshte nje nga pjatat me te njohura te kuzhines Greke e pregatitur me perberesit me tipik te ketij vendi: mish i grire, patellxhan dhe djath. Persa i perket origjines, mendohet se prejardhja e saj eshte nga ishulli i Qipros ose Kretes te cilet ne te shkuaren kane pasur influence te madhe nga Arabie dhe Turqia, sidomos nga pikepamja gastronomike.
Perberesit per 4 persona:

  • 1kg patellxhan
  • 400gr mish te grire vici
  • 4 domate mesatare
  • 3 qepe mesatare
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1/2 gote vere te kuqe
  • 500ml salce beshamele
  • djath kackavall i grire
  • koper e grire
  • kanelle
  • kripe
  • piper i zi
  • pak gjalp
  • vaj ulliri
  • vaj per te skuqur patellxhanet

Si fillim, heqim bishtin dhe majen e patellxhaneve, i lajme nen uje te rrjedhshem dhe i presim ne feta te rrumbullakta nese jane te medhenj apo ne feta gjatesore nese jane te holle me trashesi rreth 1/2cm. I vendosim ne nje ene duke i sperkatur me kripe te trashe dhe i leme ne kete menyre t’i dali hidherimi per rreth 1 ore.

Nderkohe pregatisim kimen: kaverdisim me pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme mishin e grire duke e perziere here pas here dhe duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Kur e gjithe masa te kete marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe, shtojme domatet e grira, kripe, piperin dhe shume pak kanelle. E gatuajme ne kete menyre kimen per rreth 15 minuta duke i shtuar uje nese eshte e nevojshme. Ne fund, e sperkasim me koper te grire dhe e leme ne nje ane.