Arkiva Etiketash: Condensed milk recipes

Pandoro e mbushur

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Pandoro e mbushur

Receta e pandoros se mbushur qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire teper e shijshme per tu servirur diten e Krishtlindjeve, duke e shnderruar ne kete menyre kete embelsire te thjeshte (te cilen mund ta blini te gatshme), ne nje embelsire te sofistikuar.

Perberesit

  • 1 pandoro e gatshme
  • 250gr krem maskarpone
  • 150ml pana per embelsira
  • 100gr qumesht i kondesuar (qumesht Panda)

…per zbukurim

  • copeza çokollate te zeze ose
  • fruta te fresketa (psh kokerra shege)

Rrahim si fillim kremin maskarpone me qumeshtin e kondesuar derisa te dy te bashkohen shume mire me njeri tjetrin.

Ne nje tjeter ene rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira derisa te formohet nje perberje qe nuk bie nga ena.

I bashkojme te dy kremerat me ndihmen e nje spatule duke patur kujdes qe te mos bjere volumi.

Ndajme pandoron ne pese ose gjashte feta duke e prere horizontalisht. Lyejme secilen fete me kremin e perftuar me siper duke vendosur feten tjeter ne menyre paksa te çrregullt qe te formohet nje “peme Krishtlindjesh”.

Me kremin e mbetur lyejme pandoron ne siperfaqe dhe e zbukurojme sipas deshires me copeza cokollate te zeze, apo me fruta si psh kokrra shege.

Advertisements

Puding me hurma dhe karamel

Nentori eshte muaji kur mund te gjeni hurmat me te shijshme dhe me te pjekura, pse te mos pregatisim nje puding me perberje kete frute te veçante? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte mjaft e thjeshte ne pregatitje, perbehet vetem nga 4 perberes  dhe ka nje shije fantastike.
Perberesit

  • 1 kuti qumesht te kondesuar, rreth 400g
  • 2 hurma te pjekura+1 per zbukurim
  • 5 veze
  • 60 gr sheqer

Pregatisim karamelin duke hedhur sheqerin ne nje tenxhere çeliku, e mbulojme me pak uje dhe e vendosim ne zjarr shume te ulet pa e perziere asnjehere derisa te marre ngjyren karakteristike te qelibarte. E heqim nga zjarrin, e hedhim karamelin ne formen ku do te pregatisim torten dhe e rrotullojme nga te gjitha anet ne menyre qe forma te vishet me karamel.

Qerojme hurmat, i eleminojme farat dhe e kalojme tulin e tyre ne mikser duke e reduktuar ne purè. Ne nje ene, rrahim vezet, shtojme qumeshtin e kondesuar dhe se fundi purène e hurmave. E hedhim masen ne formen e mesiperme dhe e pjekim ne banjomari ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 50 minuta derisa perberja te mpikset. E heqim nga forma, e kthejme torten ne nje pjate duke e lene te ftohet plotesisht. E sherbejme torten ne temperature ambjenti ose te ftohte te zbukuruar me feta hurmash.

Kafe Bonbon

Receten qe po ju paraqesim me poshte, provoni ta servirni edhe ne vend te embelsires, pervecse si pije me baze kafen.
Perberesit

  • 2 kafe ekspres nga 40ml secilen
  • 40ml qumesht te kondesuar nga 20ml per person

Hedhim ne fillim qumeshtin e kondesuar ne gota te vogla qelqi dhe shtojme dalengadale kafen ekspres te nxehte, duke e perziere ose jo (sipas preferencave).

Feta me krem qumështi (Kinder fetta al latte)

Feta me krem qumeshti

Cilit prej nesh nuk i ka ndodhur te gjendet perpara nje banaku frigoriferi ne supermarket dhe te mos ti kete vajtur syri tek te gjitha produktet e markes Kinder te cilat jane njera me e mire se tjetra? Epo, harrojini! Provoni te pregatisni receten e meposhtme dhe do ti thoni lamtumire njehere e pergjithmone ketyre produkteve te gatshme 😉

Perberesit per 10 feta me krem qumeshti
…per pjesen e jashtme (pandispanjen)

  • 60gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 60gr sheqer pluhur
  • 60gr miell
  • 60gr te bardha vezesh
  • 3 luge te vogla kakao

…per kremin

  • 170gr qumesht te kondesuar (te tipit panda)
  • 110gr gjalp te nje cilesie shume te mire ne temperature ambjenti

ose

  • 250gr pana per embelsira
  • 2 luge mjalte

Pregatisim si fillim kremin duke rrahur me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin ne temperature ambjenti per rreth 5 minuta derisa te perftojme nje perberje shume kremoze. Shtojme qumeshtin e kondesuar dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak minuta derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E vendosim kremin ne frigorifer per rreth gjysme ore dhe vazhdojme me pregatitjen e pjeses se jashtme. Nese duam te pregatisim kremin e dyte me pana dhe mjalte, kete do ta bejme pasi te jete pjekur pjesa e jashtme (pandipanja). Per kete, thjesht rrahim ne nje tas te cilin e kemi vendosur ne akull panen nga frigoriferi derisa te perftojme nje krem kompakt dhe qe nuk bie nga ena, i shtojme mjaltin dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak minuta te tjera.

Ne nje ene te madhe, perziejme shume mire me ndihmen e nje luge gjalpin me sheqerin. Shtojme te bardhen e vezes dhe e perziejme derisa perberja ta kete thithur plotesisht. Shtojme pak nga pak miellin dhe kakaon te situra dhe e perziejme me ndihmen e nje teli vezesh derisa masa te rezultoje homogjene dhe pa kokerriza.

Ne nje tave drejtkendore shtrojme nje leter furre mbi te cilen vizatojme nje drejtkendesh me permasa rreth 15 me 25cm. Kjo do te na ndihmoje qe te dyja pjeset e pandispanjes te jene te barabarta. Hedhim ne qendren e drejtkendeshit gjysmen e brumit te perftuar me siper, dhe e shperndajme ne menyre sa me uniforme me ndihmen e nje spatule kuzhine ose luge. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 4-5 minuta, e heqim nga furra dhe e kthejme menjehere mbi nje leter tjeter kuzhine te paster. Ne te njejten menyre veprojme edhe me pjesen tjeter te brumit.

Nxjerrim kremin nga frigoriferi dhe e hapim mbi njeren pjese te pandispanjes duke lene disa cm nga anet e saj. Siper vendosim pandispanjen tjeter dhe ushtrojme pak presion me gishta derisa kremi te dale nga anet e pandispanjes (kete procedure mund ta bejme edhe me ndihmen e nje okllaie me shume delikatese). Pastrojme anet, dhe e vendosim embelsiren ne frigorifer per te pakten 1 ore. Me pas, e nxjerrim nga frigoriferi dhe presim me ndihmen e nje thike shume te mprehte anet e embelsires duke formuar nje drejtkendesh perfekt. E ndajme ne 10 pjese te barabarta te cilat i ruajme ne frigorifer deri ne momentin e konsumit