Arkiva Etiketash: Duck recipes

Rosë e pjekur

Rose e pjekurRosa e pjekur eshte nje nga ato pjata per te cilat ja vlen te shpenzosh kohe duke e gatuar: mishi i saj eshte teper i shijshem (sidomos pjesa e gjoksit) dhe i ushqyeshem. Por, ka nje problem te vogel: eshte teper e dhjamur! Menyra e gatimit qe po ju paraqesim me poshte, do bej te mundur qe te servirim ne tavoline nje rose me pak yndyre dhe te pjekur ne menyre perfekte! Me lengun (yndyren) qe ajo do te leshoje, mund te pregatisim patate furre te cilat do te kene nje arome fantastike.
Per pjekjen e roses duhet te marrim parasysh qe koha baze e gatimit eshte 1 ore, dhe shtojme 30 minuta per cdo kg mish rose.
Perberesit per 1 rose te plote (2-3kg)

  • kripe e trashe
  • piper i zi

Shplajme shume mire rosen nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe e thajme me letra kuzhine ose nje pecete te paster. Me ndihmen e nje thike shume te mprehte, eleminojme dhjamin qe duket me sy te lire dhe lekuren perreth qafes dhe kavitetit te brendshem (e cila eshte teper e dhjamur). Me majen e thikes, çpojme ceket lekuren e roses nga te gjitha anet, dhe pjesen e gjoksit (lekuren) e presim ne rombe si ne figure duke patur kujdes te mos depertojme ne mish. Kjo gje do te lehtesoje daljen e yndyres gjate pjekjes.

E sperkasim rosen me kripe dhe piper si brenda ashtu edhe jashte, dhe e vendosim per tu pjekur ne nje tave te madhe te shtruar me leter furre ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 50 minuta me pjesen e gjoksit lart. Pjekja duhet te kryhet ne pozicionin e dyte me te ulet te furres.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e nxjerrim taven nga furra, e kthejme rosen vertikalisht (ne menyre qe te dale yndyra dhe lengu qe ajo ka leshuar brenda kavitetit) dhe e mbledhim lengun ne nje tas te vogel.

E kthejme nga ana tjeter dhe e pjekim edhe per 50 minuta te tjera, duke mbledhur ne fund lengun.

Ulim gradacionin e furres ne 100°C dhe e pjekim rosen me gjoksin e kthyer siper per 50 minutat e fundit. E leme te pushoje rreth 15 minuta brenda ne furren e fikur perpara se ta sherbejme.

E ndajme ne copa dhe e sherbejme me lengun e saj (nese preferoni) ose me perime te cilat i kemi pjekur me lengun e roses.

Reklama

Rosë me salcë portokalli

Rose-me-portokall

Rosa me salce portokalli eshte nje recete tipike e kuzhines franceze, teper e sofistikuar dhe qe kerkon kohe ne pregatitje. Per kete arsye, rekomandohet te gatuhet kryesisht ne raste festash apo okazionesh ne te cilat i kushtohet nje vemendje e veçante ushqimit.

Perberesit

  • 1 rose e pastruar rreth 2kg
  • 5 portokalle
  • 2 shkopa kanelle
  • 5-7 gjethe mente
    100gr sheqer kane (ngjyre kafe)
  • 125ml uthull cedri (mund te perdorni edhe uthull balsamike ne mungese te tij)
  • 80ml Grand Marnier
  • 30gr gjalp

Marrim si fillim dy nga portokallet, i ndajme ne dy pjese dhe me to ferkojme rosen nga te gjitha anet, me pas te katerta gjysmat i fusim ne zgavren e roses se bashku me kanellen dhe gjethet e mentes. Lidhim bashke kembet e roses me spango kuzhine dhe krahet. E çpojme rosen nga te gjitha anet me dhembet e nje piruni ne menyre qe te dali yndyra e tepert gjate gatimit, e vendosim ne nje tave te ceket me pjesen e gjoksit poshte dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 150 °C per 45 minuta duke e kthyer nga ana tjeter pas rreth 22 minutash.

Nderkohe qe rosa piqet, presim ne fije lekuren e 3 portokalleve te mbetur (duke patur kujdes te eleminojme pjesen e bardhe te lekures e cila eshte e hidhur) dhe shtrydhim lengun e tyre. Ne nje tenxhere te vogel vendosim sheqerin ne zjarr te ulet derisa te filloje te karamelizohet (mos e perzjeni asnjehere!). Kur karameli te kete marre ngjyre, shtojme uthullen dhe e ziejme per rreth 3 minuta. Shtojme lengun e portokallit dhe Grand Marnier dhe e ziejme edhe per 2 minuta te tjera.

Zhysim lekurat e portokallit per 1 minute 3 here ne nje ene me uje qe zjen, duke nderruar ujin pas cdo here. I shplajme nen uje te ftohte, i thajme me letra kuzhine dhe i leme menjane.

Pasi ka kaluar koha e pjekjes se roses, e nxjerrim nga furra dhe i kullojme lengun qe ka leshuar (qe eshte kryesisht yndyre). E lyejme me pak salce portokalli ne siperfaqe dhe e pjekim serisht per 45 minuta te tjera ne temperature 180°C, duke e nxjerre nga furra cdo 10 minuta dhe duke e lyer me leng portokalli nga te gjitha anet.

E nxjerrim rosen nga furra, e mbulojme taven me leter alumini dhe e kullojme lengun qe ajo ka leshuar ne nje tenxhere te vogel ne te cilen shtojme lekuren e portokallit dhe gjalpin, duke e perziere derisa gjalpi te kete shkrire. E sherbejme rosen te prere ne copa shoqeruar me salcen e portokallit ne siperfaqe.