Arkiva Etiketash: Omelette recipes

Omletë suflè e mbushur

Omelete-sufle-e-mbushur.jpg

Omeleta suflè eshte nje alternative shume e shijshme e omeletes klasike, pasi nese ne kete te fundit vezet rrihen te plota, ne omeleten suflè te bardhat rrihen veç dhe te verdhat veç, duke i bashkuar ne fund. Kjo ben qe ne perberje te hyje me shume ajer dhe rrjedhimisht omeleta te rezultoje me e bute dhe te marre nje shije te veçante.

Perberesit

  • 8 veze
  • 40gr gjalp
  • pak hudher gjarpri te fresket ose te thate
  • kripe
  • piper

… per mbushjen

  • 8 feta proshute te pjekur
  • 150gr djath kaçkavall i grire dele (ne pamundesi mund te perdorni edhe lope)

Rrahim ne nje ene te verdhat e vezeve bashke me pak kripe, piper dhe hudher gjarpri derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne nje tjeter ene, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase qe nuk bie nga tasi. E shtojme kete perberje ne tasin me te verdha vezesh dhe e perziejme me kujdes nga poshte lart ne menyre qe te mos bjere vellimi.

Ne nje tigan te ceket, shkrijme pak gjalp dhe hedhim ne te 1/4 e perberjes me veze. Sapo omeleta te filloj te mpikset, e kthejme nga ana tjeter, vendosim ne mes te saj 2 feta proshute, pak djath te grire dhe e palosim ne forme libri duke e gatuar edhe per 1 minute tjeter. Veprojme ne te njejten menyre edhe me 3 omeletat e tjera.

I sherbejme te ngrohta shoqeruar me sallate te stines.

Advertisements

Omëletë me kungulleshka në furrë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Omelete me kungulleshka ne furre

Ne keto dite te nxehta vere, si thoni sikur te pregatisim nje omelete ne furre dhe ta shijojme ne temperature ambjenti bashke me nje sallate te fresket?

Perberesit

  • 6 veze mesatare
  • 4-5 kungulleshka (varet nga madhesia e tyre, afersisht 400gr)
  • 1 qepe e njome e vogel
  • 4 luge qumesht
  • 3 luge plot djath kaçkavall te grire
  • 2 luge galete
  • 150gr djath te bardhe
  • 1 tufe majdanoz
  • vaj ulliri
  • gjalp
  • kripe
  • piper
  • 4 feta buke te thekur per ta shoqeruar

Lajme dhe pastrojme kungulleshkat (pa i qeruar), i ndajme ne 4 pjese ne menyre gjatesore dhe i presim ne kubik.

Ne nje tigan kaverdisim lehte ne vaj ulliri qepen e grire holle derisa te behet transparente, shtojme kungulleshkat dhe vazhdojme gatimin duke i perziere shpesh. I rregulloje me kripe, piper dhe i gatuajme per rreth 10 minuta derisa te zbuten. Shtojme majdanozin e gire dhe fikim zjarrin.

Ne nje ene, rrahim vezet me qumeshtin, djathin kaçkavall, kripe, piper duke shtuar se fundi edhe kungulleshkat.

Lyejme me pak gjalp dhe galete nje tave te rrumbullaket (me diameter 24-26cm) dhe hedhim ne te perberjen me veze dhe kungulleshka.  Siper shtojme edhe djathin e bardhe te therrmuar dhe e pjekim te gjithen ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta.

E heqim nga furra, e leme disa minuta ne menyre qe masa te mpikset dhe e kthejme nga ana tjeter mbi nje pjate te ceket. E presim ne feta, e sperkasim me pak piper te zi dhe e dekorojme me disa gjethe majdanozi. E shoqerojme me feta buke te thekura.