Simite me susam

Simitet me susam jane buke te vogla te pregatitura shume thjesht duke e punuar brumin me makinen e bukes ose me dore. Kane nje shije mjaft te veçante fale farave te susamit te pjekura te cilat shume mire mund ti zevendesoni me fara luledielli, kungulli, lulekuqe, liri etj. Mund ti beni me madhesi me te vogel dhe ti sherbeni ne nje ditelindje apo koktejl te mbushura me proshute dhe djathe.

Perberesit per 6 simite te vogla

  • 600gr miell 00
  • 100ml qumesht te ngrohte
  • 200ml uje
  • 20gr gjalp
  • 20gr maja birre
  • 1 luge te vogel kripe
  • 1 maje luge sheqer
  • fara susami per zbukurim (ose fara luledielli, kungulli, lulekuqe etj)
  • 1 te bardhe veze

Ne nje tas te thelle vendosim miellin, shtojme ujin e ngrohte dhe qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majane e birres. Me duar e punojme brumin disa here derisa te homogjenizohet dhe pas kesaj shtojme kripen, sheqerin dhe gjalpin. E punojme serisht per rreth 2 minuta dhe formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme ne ambjent te ngrohte te dyfishoje vellimin e saj (nevojiten rreth 2 ore).

E punojme serisht brumin me dore per pak sekonda dhe shkepusim copa te vogla me peshe 40-50gr te cilave i japim forme sferike. I vendosim njera pas tjetres ne nje tave te veshur me leter furre, i lyejme siper me te bardhen e vezes dhe i sperkasim me fara. I leme ne kete menyre te vijne edhe per 30 minuta te tjera, apo derisa ta kene dyfishuar vellimin.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 15-20 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. I leme te ftohen plotesisht perpara se ti konsumojme.

Foto nga: https://www.chowhound.com

Advertisements

3 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: