Petulla me maja birre

petulla me maja birre

(foto nga dulcisinfurno)
Perberesit

  • 500gr miell
  • 400gr uje te ngrohte
  • 1 luge te vogel maja birre
  • kripe

Ne nje tas te thelle hedhim ujin e vaket, kripen dhe majane e birres dhe i perziejme me dore ose me ndihmen e nje piruni. Shtojme miellin duke formuar nje brum  jo shume te forte. I hedhim siper nje shtrese shume te holle mielli, e mbulojme me nje pecete te lagur dhe e vendosim ne nje ambjent te ngrohte (ne temperaturen 25-30 grade). E leme ne kete menyre per rreth 1 ore-1 ore e gjysme, ose e kuptojme qe brumi eshte gati kur ai plasaritet ne siperfaqe, shkeputet nga anet e enes dhe  rrit vellimin e tij. E perziejme perseri brumin dhe e leme te fryhet serisht per 1 ore tjeter.

Advertisements

28 Comments

  1. Seri says:

    Pershendetje.
    me pelqen shume kjo faqja juaj,eshte tamam cfare na duhet,sidomos per ne qe jemi ne emigrim dhe jemi ‘eager’ si i thone ne anglisht per te ruajtur guzhinen tone.
    Per ‘bucin’,,,nese kupton anglisht maja birre eshte ‘yeast’qe perdoret ne gatimin e bukes dhe ndihmon ne ardhjen e brumit.
    Petullat me maja (yeast) une do ti provoj sot dhe do tju shkruaj perseri me rezultatin….
    Shpresoj se do dalin shume te mira.

    Pëlqejeni

  2. I paemër says:

    vetem 1 gje esht gabim as1her majiaja e birres te perziet me kripen shurdhohet,, kam 18 vjet qe bej prodhime brumi,,kte e vertetojn dhe kimistat

    Pëlqejeni

  3. Avni says:

    Tung, interesohesha te gatuaja PALLAQINKA ama nuk e di si quhen ne gjuhen shqipe, mirepo po ua pershkruaj jane tip petesh te cilat mbushen me cfardo si psh me mermelade me aerokrem etj etj dhe behen role, vetem emrin e tyre nuk e dij sakt ne shqip… ju falenderoj shume

    Pëlqejeni

  4. viola says:

    pershendetje, nese do mundet nje pergjigje se ca esht maja birre, sdi nese flitet per ate cka gatuajm buken esht dhe i ngurt dhe pluhur. po nuk e di nese esht i njejti? shum flm

    Pëlqejeni

  5. Mondi says:

    Kush e mban mend batuten:
    “PO KY QENKA MIELL MOREE, DO BEJME PETULLA SONTE!”,

    Edhe une tani qe mesova receten, “DO BEJME PETULLA SONTE”:))))

    Pëlqejeni

  6. ivani says:

    Jane receta te shkelqyera ….porse me vjen cudi kur disa amvise pyesin se cfare eshte maja birre…kur me sa mbaj mend une mamaja ime ketu e 40 vjet bente petulla qe ishin te shkelqyera dhe jo si keto qe gatuhen tani…..por une them se ka te beje dhe mielli….se kam gatu dhe vet ne shqipni me miell vendi behen te shkelqyera kurse me mjell te huaj jo e aq te mira si mielli grurit te vendit….sido qofte ju pergezoj per recetat tuaja te vlefshme dhe per ne gatusit ne guzhinat shtepijake

    Pëlqejeni

  7. Alketa says:

    Po pyesin se fatkeqsisht Shqiperia eshte ndare ne 100 copa, ndryshe i thone ne Shqiperi majase, ne Maqedoni ndryshe etj etj. Nuk eshte turp te pyesesh, turp eshte te hiqesh se din e kur nuk ke as te voglen ide 🙂 Urime per webpage, ka receta vertet interesante 🙂

    Pëlqejeni

  8. I paemër says:

    Kjo faqe me kujton shume nga recetat qe gatuante gjyshja gjate femijerise. Faleminderit.
    Nje sygjerim miqesor qe mund t’ju sherbente edhe te tjereve.
    Sot ne bote recetat jepen ne gota(matese) ose luge(matese)
    Eshte veshtire qe te gjesh ne kuzhinat e amvisave peshore per te matur 350gr uje.
    Psh.: Gjysem gote do ishte me e thjeshte per t’u matur se 100 apo 200 gr miell.

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Anonym, te falenderojme per sugjerimin. Per te pregatitur sa me mire nje recete, sipas stafit tone, te gjithe perberesit duhen matur me peshore. Gotat matese mund te kene vellim te ndryshem neper kuzhina te ndryshme, mgjth gjithesecili kur e shenon receten ne bllokun e tij, e konverton sipas menyres qe e ka me te thjeshte llogaritjen.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: