
(foto marre nga giallozafferano.it)
Specat ne furre me kaperi jane nje garniture me origjine siciliane te cilat shoqerojne shume mire pjatat e dyta te mishit dhe peshkut.
Perberesit per 4 persona
- 4 speca te medha
- 2 thelpinje hudher
- 2 luge te vogla kaperi
- pak galete (buke e thare e therrmuar)
- pak borzilok
- vaj ulliri
- kripe
Pastrojme specat duke i hequr si fillim bishtin dhe duke i ndare ne dy pjese nga ana gjatesore. Me majen e thikes eleminojme farat e brendeshme, fijet dhe i presim ne rripa te holle te cilat i vendosim ne nje tave qelqi. Shtojme thelpinjte e hudhrave te grira holle, kripen, vajin e ullirit, i perziejme te gjitha bashke dhe i gatuajme ne furre te parangrohur ne 180grade celcius per 30 minuta. Ne minutat e fundit shtojme edhe kaperit, galeten, pak kripe, disa gjethe te fresketa (ose te thata) borziloku, i perziejme serisht dhe i rivendosim ne furre derisa ne siperfaqe te formohet nje kore e arte.
flm per recetat e shijshme qe publikoni……….desha te di cfare eshte kaperi dhe ku gjehet……ju pershendes
PëlqejeniPëlqejeni
Kaperit jane disa kokrra te vogla jeshile, pak pikante te cilat i gjen ne cdo supermarkete nen uthull ose nen kripe. Per me shume po iu paraqes nje foto:

PëlqejeniPëlqejeni
shume faleminderit per shpjegimin…ju pershendes
PëlqejeniPëlqejeni
mua me pelqeu kjo dhe dua te di se qfar esht borzilok
PëlqejeniPëlqejeni
Erisa, borziloku eshte nje lloj ereze. Shiko kete link per me shume: http://casa.atuttonet.it/images/2010/05/basilico-ok.jpg
PëlqejeniPëlqejeni