Sallatë makaronash mesdhetare

Ne keto dite te nxehta vere, deshira per te ndenjur prane sobes e per te gatuar nje pjate te shijshme reduktohet se tepermi. Per kete arsye, ne po iu propozojme nje recete tipike verore e cila nuk te shpenzon shume kohe dhe per me teper mund te shijohet e ftohte.

Perberesit

  • 320gr makarona te shkurtra
  • 250gr domate qershize
  • 200gr djath mocarela (ose djath tjeter te bute)
  • 200gr proshute e pjekur
  • 10-15 kokrra ullinj pa berthame
  • gjethe borziloku
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Per pregatitjen e kesaj recete, ziejme fillimisht makaronat ne uje te kripur per egzaktesisht kohen qe tregohet ne konfeksion. Kur te jene akoma “al-dente”, i kullojme dhe i kalojme menjehere nen uje te ftohte ne menyre qe te bllokohet gatimi.

Ne nje tas te thelle, hedhim pak vaj ulliri, shtojme domatet qershize te ndara ne 2 apo 4 pjese te cilat i rregullojme me pak kripe e piper dhe shtojme edhe makaronat e kulluara. I perziejme mire keta perberes dhe shtojme tani edhe ata te mbeturit, dmth proshuten e pjekur te ndare ne kubik, djathin mocarela, ullinjte e plote ose te prere ne rrathe duke i perziere te gjitha shume mire.

E leme sallaten me makarona te pushoje per te pakten gjysme ore derisa shijet te perzihen dhe ne momentin e servirjes e sperkasim me pak vaj ulliri ne siperfaqe.

*Keshille: Nese deshironi t’a konsumoni sallaten me makarona per me shume se nje dite, ruheni pjesen tjeter ne frigorifer ne nje ene te mbyllur me kapak dhe shtoni domatet vetem ne momentin e fundit. Aciditeti qe ato permbajne mund t’i jape nje shije te tharte recetes suaj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: