Kjo eshte nje pjate e pare (ose e dyte nese doni te shtoni sasine) shume e veçante dhe e shijshme, e cila pergjithsisht i pelqen si te rriturve ashtu dhe femijeve per shkak te shijes delikate qe ka. Per pregatitjen dhe pjekjen duhen rreth 1 ore, por ja vlen nese keni miq per darke dhe doni ti habisni me gatimet tuaja.
Perberesit
- 12 krepa te vegjel te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
- 500ml salce beshamele te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
- 500gr gjize pa kripe (rikota)
- 150gr proshute te pjekur
- 100gr djath parmixhano rexhano te grire (ose djath tjeter kackavall)
- 2 veze
- gjalp
- pak arre moskate
- kripe
- piper te bardhe
Pregatisim si fillim krepat sipas recetes qe e gjeni ketu, dhe i leme ne nje ane.
Per mbushjen, bashkojme ne nje ene rikoten te cilen e punojme me nje pirun, vezet, proshuten e prere shume holle, gjysmen e djathit parmixhano, pak kripe, pak piper dhe pak arre moskate.
Pregatisim edhe salcen beshamele sipas recetes qe e gjeni ketu, e cila ne fund duhet te rezultoje pak e holle.
Mbushim krepat me nje luge plote nga salca e formuar me siper, i palosim dhe i vendosim njeri pas tjetrit duke i mbivendosur pak ne nje tave te shtruar me leter furre. Siper i hedhim salcen beshamele dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete krijuar nje kore e arte.
I leme te ftohen rreth 15 minuta jashte furres (ne menyre qe mbushja te mpikset) dhe i sherbejme te ngrohta.
Shume e shijshme!
PëlqejeniPëlqejeni