Sot po iu japim nje ide me shume per te pregatitur nje mengjes te embel, te bute dhe aromatik per te gjithe familjen tuaj; simitet e embla me rrush te thate. Ne vend te ketij te fundit, mund te perdorni edhe copeza çokollate, apo disa minuta perpara servirjes ti mbushni me krem pasticerie, pana te rrahur apo nutella.
Perberesit per 24 simite
…per brumin
- 500gr miell 00
- 300ml qumesht
- 50gr gjalp
- 50gr sheqer
- 25gr maja birre
- lekuren e grire te 1 limoni
- pak kripe
…per mbushjen
- 200gr rrush i thate
- sheqer pluhur me vanilje
Pregatisim brumin e simiteve duke shkrire majane e birres ne gjysme filxhani qumesht te ngrohte dhe 2 luge te vogla sheqer, i perziejme mire dhe e leme te pushoje per disa minuta derisa ne siperfaqe te jete formuar shkume.
Nderkohe, ngrohim qumeshtin e mbetur ne nje tenxhere, shkrijme ne te sheqerin, gjalpin, pak kripe dhe lekuren e limonit.
Ne tavolinen e punes, ose ne nje ene te madhe, hedhim miellin duke i hapur nje grope ne mes ne te cilen shtojme perberjen me maja birre dhe qumeshtin derisa te jete formuar nje mase pa kokerriza dhe homogjene (e punojme me dore per rreth 10 minuta). E leme te pushoje brumin larg korrenteve te ajrit (per shembull brenda ne furren e fikur) dhe te mbuluar me nje pecete te paster derisa te dyfishoje vellimin e tij, pra per te pakten 2 ore.
Nderkohe, vendosim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ngrohte ne menyre qe te bymehet.
Ne momentin qe brumi ka dyfishuar vellimin e tij, shtojme rrushin e thate te shtrydhur mire me dore nga uji i tepert, e perziejme shume mire dhe e ndajme ne 24 sfera te vogla te cilat i leme te pushojne akoma edhe per 1 ore, apo derisa te dyfishojne vellimin e tyre.
I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, i lyejme me pak qumesht ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta.
Kur te jene ftohur, i sperkasim me pak sheqer pluhur me vanilje ne siperfaqe dhe i sherbejme.
*Keshille: Ne vend te rrushit te thate, mund te perdorni edhe copeza çokollate te zeze, me qumesht, apo si te deshironi. Gjithashtu, ne momentin e servirjes, paninet mund ti ndajme ne dy pjese dhe ti mbushim me krem pastiçerie,receten e se cilit e gjeni ketu.
Per ti ruajtur, mjafton ti vendosni ne nje qese plastike posaçerisht per ushqimet.-:
me pelqen shume keku me molle eshte i mrekullueshem
PëlqejeniPëlqejeni
mfalni qka osht kjo maja birre
PëlqejeniPëlqejeni
receten qe e keni shkruar me pelqen shum ah sikur ta kisha pas nje cope ne pjate me kish knaqur
PëlqejeniPëlqejeni
A mundet edhe pa bire sepse ne nuk e konsumojme a mundet ne vend te bires me i hedh dicka tjeter,
PëlqejeniPëlqejeni
@Jehona, maja birre eshte tharmi, ajo perberje qe ndihmon ne fryrjen e brumit. Nuk ka lidhje me birren si pije, prandaj nuk permban as alkool!
PëlqejeniPëlqejeni
A mund te perdoret nje lloj tjeter mielli, pervec miellit 00?
PëlqejeniPëlqejeni
@Marsela, une kete recete e kam provuar vetem me miell 00, mgjth edhe mielli 0 duhet te funksionoj, vetem se ndryshon grada e perthithjes se tij.
PëlqejeniPëlqejeni