
ANTIPASTA
Veze te ziera te mbushura me peshk salmon – nje antipaste e kompletuar e cila nuk mund te mungoje ne tryezen tuaj te fundvitit
Kanapè me karkaleca – mund t’ia servirni miqve tuaj bashke me nje gote vere te bardhe, nderkohe qe ata presin te ulen ne tavoline
Vol au vent (ose buke te thekura) me Shkume salmoni – nje shije e parezistueshme dhe teper e rafinuar
Shporteza domate me oriz – pervecse si antipaste, mund te sherbeje edhe si nje garniture per pjatat e dyta
PJATA TE PARA
Makarona spageti te gustatorit – nje shije fantastike per te filluar darken tuaj
Supe me karkaleca – nese pjata juaj e dyte do te jete pak me kalorike
Oriz i gjelber me salce karkalecash – mund ta pregatisni ne nje forme te madhe dhe ta vendosni ne mes te tavolines; ne kete menyre gjithesecili do te vetserviret.
Rizoto me fruta deti – nje pjate e pare klasike, e cila nuk mund te mungoje edhe ne tryezen tuaj te festave
PJATA TE DYTA
Peshk salmon ne zgare me salce mango dhe avokado – per nje darke te rafinuar e cila do ti lere me gojehapur miqte tuaj
Kotoleta merluci me koper – nje pjate e dyte shume e thjeshte per tu pregatitur, e cila i pelqen shume edhe femijeve
Merluc ne furre me patate, domate qershize dhe ullinj – nje recete e thjeshte e cila do t’iu lere edhe pak kohe per tu relaksuar
Sepie me bizele ose Sepie te mbushura me djath te forte dele – nese synoni me shume tek gatimi i frutave te detit
Oktapod ne vere te kuqe – per nje pjate teper te vecante, sidomos nese pjata juaj e pare ka qene paksa kalorike
SALLATA
Kallamar me hudhra dhe limon – nje sallate klasike, e cila ka nje shije vertete te vecante
Sallate me peshk ton dhe veze te ziera – nje sallate e shijshme per te shoqeruar sidomos pjatat tuaja te peshkut
Sallate me avokado dhe peshk ton – shoqerohet mjaft mire me receten nr 1 te pjatave te dyta, por jo vetem!
Sallate krokante – duke qene se perberesi kryesor eshte sallata jeshile, nuk mund te mungoje ne nje menù peshku
Sallate me rukola, dardhe, grana dhe arra – nje sallate qe rekomandohet si per menute e mishit ashtu dhe per ato te peshkut
EMBELSIRA (te njejta me ato te menùse se mishit)
Myfle – nje embelsire e lehte, rekomandohet kryesisht nese darka juaj ka qene teper kalorike
Tiramisù klasike ose Tiramisù me fruta pylli – nje shije e fresket dhe e dashur nga te gjithe
Torte profiteroles me cokollate – recete qe kerkon pak impenjim, por rezultati final eshte fantastik
Panetone e Krishtlindjes – per me te durueshmit, pasi koha e pregatitjes se kesaj embelsire eshte me te vertete e gjate
Trungu i Krishtlindjes – nje embelsire e thjeshte dhe shume simbolike per te krishteret
une per kete recet mendoj sepse jan shum te mira sepse ne ne angli ngrem dolli
PëlqejeniPëlqejeni