Biskota me kakao dhe çokollatë të bardhë

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Biskota me kakao dhe çokollate te bardheReceta qe po ju paraqesim me poshte, bashkon shijen e forte te kakaos me ate delikate te çokollates se bardhe, te cilat i bejne keto biskota perfekte per tu shijuar ne mengjes bashke me nje gote qumesht.

Perberesit per rreth 35 biskota

  • 240gr miell 00
  • 240gr gjalp te ftohte
  • 100gr sheqer pluhur
  • 60gr kakao pluhur pa sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • çokollate te bardhe per zbukurim

Ne nje mikser elektrik vendosim miellin, sheqerin pluhur, gjalpin e ftohte te prere ne copa te vogla, pak kripe dhe kakaon. I perziejme te gjitha derisa masa te homogjenizohet dhe gjalpi te jete reduktuar ne grimca shume te imta. Shtojme edhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda.

E hedhim perberjen e perftuar ne nje tas te madh ose ne tavolinen e punes dhe punojme me dore derisa te formojme nje brum te njetrajteshem. Hapim me ndihmen e nje okllaie ne tavolinen e lyer me miell nje pete me trashesi rreth 2cm nga e cila nxjerrim biskota me ane te formave te posacme apo me ndihmen e nje maje thike (si ne figure).

I pjekim biskotat te renditura ne tave te shtruar me leter furre ne furre te parangrohur ne 150°C per 20-25 minuta, apo derisa te mos rezultojne te buta ne siperfaqe.

Nderkohe, shkrijme çokollaten e bardhe ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh.

Ne momentin qe biskotat jane te ftohta, i zbukurojme me çokollaten e bardhe te shkrire te vendosur ne nje xhep pastiçerie ose me ndihmen e nje luge. I leme per rreth 2 ore derisa çokollata te ngrije serisht dhe i ruajme ne nje ene hermetike per me shume se 3 dite.

(foto dhe receta marre nga: marthastewart.com)

Advertisements

5 Comments

  1. ola says:

    e kam provuar kete recete eshte me te vertet shume shume e mbrekullueshme vetem se une nuk i hodha cokollate te bardhe por mua dhe familjes time na pelqyen me te vertet……

    Pëlqejeni

  2. georgia says:

    Nga pamja e jashtme shume te mira duken por them se dhe nga brenda jane shume te shijshme. Shume faleminderit per recetat tuaja na ndihmoni shume se cfare te pergatisim per festat ose per cdo dite ne shtepi. Jeni shume te mire, faleminderit!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: