Copëza mish viçi me erëza

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje pjate e dyte me baze mishin e viçit shume e pershtatshme per stinen e vjeshte-dimer, atehere kur edhe deshira per te gatuar shtohet me shume. E veçanta e kesaj pjate jane padyshim erezat e ndryshme qe perdoren, te cilat i japin nje shije sublime.
Perberesit

  • 800gr mish viçi tul
  • 1 lulelaker e madhe (400-500gr)
  • 2 karrota
  • 3 qepe te thata
  • 5 qepe te njoma
  • 1 thelpi hudher
  • 1 dege selino
  • 1 luge fara finoku
  • 1 luge te vogel shafran i Indise pluhur (curcuma ne IT)
  • 2 luge kerri (miks erezash)
  • 50gr miell
  • 3 luge vaj ulliri
  • 100ml vere te bardhe
  • 200gr oriz (akoma me mire nese eshte i tipit Basmati)
  • kripe
  • piper

Lajme mire dhe qerojme te gjitha perimet duke i prere ne kete menyre: lulelakren e ndajme ne dege te vogla, karroten ne feta pak te trasha, qepen e njome e presim holle duke eleminuar bishtat dhe hudhren, qepet, selinone dhe farat e finokut i kalojme ne mikser se bashku, ose i presim shume holle.

Presim mishin ne kubik me madhesine e nje arre dhe e kalojme ne miellin e aromatizuar me nje luge kerri.

Vendosim hudhren, qepen, selinone dhe farat e finokut ne nje tigan me vaj ulliri dhe i leme derisa te marrin ngjyre te arte. Shtojme mishin dhe e leme te marre nje faqe nga te gjitha anet. Shtojme lulelakren, karroten dhe qepet e njoma duke i kaverdisur te gjitha bashke per disa minuta, dhe shtojme se fundi edhe shafranin e Indise, kerrin e mbetur, kripe, piper duke i perziere mire.

E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte. Shtojme nje garuzhde uje te nxehte, e mbulojme tiganin dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet duke shtuar uje here pas here nese eshte e nevojshme derisa mishi te jete zbutur (rreth 30 minuta).

Nderkohe ziejme orizin ne uje me kripe dhe e kullojme. I sherbejme copezat e mishit me perime me orizin e ziere.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: