Puding me hurma dhe karamel

Nentori eshte muaji kur mund te gjeni hurmat me te shijshme dhe me te pjekura, pse te mos pregatisim nje puding me perberje kete frute te veçante? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte mjaft e thjeshte ne pregatitje, perbehet vetem nga 4 perberes  dhe ka nje shije fantastike.
Perberesit

  • 1 kuti qumesht te kondesuar, rreth 400g
  • 2 hurma te pjekura+1 per zbukurim
  • 5 veze
  • 60 gr sheqer

Pregatisim karamelin duke hedhur sheqerin ne nje tenxhere çeliku, e mbulojme me pak uje dhe e vendosim ne zjarr shume te ulet pa e perziere asnjehere derisa te marre ngjyren karakteristike te qelibarte. E heqim nga zjarrin, e hedhim karamelin ne formen ku do te pregatisim torten dhe e rrotullojme nga te gjitha anet ne menyre qe forma te vishet me karamel.

Qerojme hurmat, i eleminojme farat dhe e kalojme tulin e tyre ne mikser duke e reduktuar ne purè. Ne nje ene, rrahim vezet, shtojme qumeshtin e kondesuar dhe se fundi purène e hurmave. E hedhim masen ne formen e mesiperme dhe e pjekim ne banjomari ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 50 minuta derisa perberja te mpikset. E heqim nga forma, e kthejme torten ne nje pjate duke e lene te ftohet plotesisht. E sherbejme torten ne temperature ambjenti ose te ftohte te zbukuruar me feta hurmash.

Reklama

3 Comments

  1. blerina says:

    E provova sot kete recete dhe doli fantastike. pergezime per faqen! jeni nder te vetmet faqe shqiptare qe cdo recete nuk deshton asnjehere. kam provuar biskotat me arre kokosi, kekun me cokollate, kekun me rrush te thate, pudingun me banane dhe biskota, krem karamelin me portokall etj etj dhe secila ka dale e mrekullueshme. Suksese ne punen tuaj!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te blerina Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: