Bonet

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Receta e meposhtme eshte nje embelsire tipike Piemontese, por e perdorur gjeresisht edhe ne vende te tjera te Europes per shkak te shijes se veçante dhe perberjes se saj kremoze. Emri i saj derivon nga forma ne te cilen gatuhej e cila quhej “bonet ed cuisin”, ose ndryshe “kapelja e kuzhinierit”, kjo duke u bazuar ne fjalorin piemonetes-italian te vitit 1859. Egziston edhe nje tjeter version i prejardhjes se fjales, e cila shpjegon se kjo embelsire ka pikerisht kete emer per shkak se sherbehej ne fund te vaktit, ashtu si kapelja vendoset ne momentin e fundit kur dalim nga shtepia! Ju besoni cilen te doni, e rendesishme eshte qe shija dhe aroma e kesaj embelsire do ti lere gojehapur te gjithe!

Perberesit

  • 500ml qumesht
  • 50gr amareta
  • 40gr kakao pluhur
  • 1 gote te vogel kafe te ftohte
  • 1 gote te vogel amaretto ose rum
  • 4 veze
  • 120gr sheqer
  • disa amareta te plota per zbukurim

…per karamelin

  • 200gr sheqer
  • 4-5 luge uje

Pregatisim si fillim karamelin duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin me 4-5 luge uje derisa te shkrihet (pa e perziere asnjehere) dhe te kete marre ngjyren tipike te karamelit. E hedhim ne nje forme te rrumbullaket me diameter rreth 18cm duke e rrotulluar ne menyre qe e gjithe forma te vishet me karamel. E leme te ngurtesohet nderkohe qe pregatisim perberjen per Bonet.

Ne nje ene hedhim vezet, shtojme sheqerin dhe i rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne mikser, grijme amaretat derisa ti reduktojme ne pluhur, shtojme kakaon dhe i perziejme me luge. Ia shtojme kete perberje mases se mesiperme me veze dhe sheqer duke i perziere mire me mikser, shtojme amaretton, kafen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa momente te tjera.

Vendosim per tu ngrohur qumeshtin i cili nuk duhet te arrije piken e vlimit, por duhet te jete i vaket. Ia shtojme pak nga pak perberjes se mesiperme gjithmone duke e perziere derisa te formohet nje krem homogjen. E hedhim te gjithe masen ne formen qe lyem ne fillim me karamel.

Parangrohim furren ne 180°C, vendosim brenda nje tave pak me te madhe se forma jone te cilen e mbushim 1/3 me uje, vendosim formen siper dhe e pjekim per 45-50 minuta derisa perberja te mpikset. (ky eshte gatimi ne banjomari)

Pas pjekjes, e leme te ftohet per disa çaste dhe e nxjerrim nga forma mbi nje pjate te ceket.  E zbukurojme me amareta te plota dhe e sherbejme te prere ne feta.

Advertisements

12 Comments

  1. Eri says:

    Fotot e ketyre gatimeve i beni vete ju, dmth perpara se t’i postoni i gatuani vete, apo jo? Flm per recetat fantastike, vertete jane te mrekullueshme. Ju pergezoj. 🙂 🙂 ❤

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Eri,fotot e gatimeve disa jane te marra nga interneti, disa jane te fotografuara nga ne. Te gatuash cdo recete qe poston eshte kohe, kosto dhe mbi te gjitha duhet te kesh gjithmone aparatin fotografik gati (dhe “skenen”) pa marr parasysh faktin qe mund te vish i lodhur nga puna apo familja te jete e uritur! Por te jesh i sigurt qe recetat kane qene te pakten nje here te gatuara, nga une apo nga persona qe une njoh.
      Te falenderoj per fjalet e mira.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: