Supa me bishtajore, eshte nje pjate e pare shume e thjesht per tu pregatitur dhe me vlera te larta ushqyese. Mund te konsumohet e nxehte ne ditet e ftohta te dimrit, apo ne temperature ambjenti ne ditet e nxehta.
Perberesit
- 350gr bishtajore te thata (nder te cilat lloje te ndryshme: fasulesh, thjerrzash dhe bizelesh)
- 200gr domate te fresketa (ose salce domatesh)
- 1 qepe
- 2 karrota
- 2 dege selinoje
- 2 thelpi hudhre
- 1 dege rozmarine
- 1 gjethe dafine
- 1 luge sode buke
- vaj ulliri
- kripe
- piper te zi te sapobluar
Vendosim per nje nate ne uje te ftohte me nje luge sode buke bishtajoret e thata ne menyre qe diten e neserme (kur ti gatuajme) te lehtesojme proçesin e zierjes.
Diten tjeter, presim holle qepen, hudhrat, karrotat dhe selinone duke i kaverdisur ne zjarr te ulet me disa luge vaj ulliri. Shtojme bishtajoret e shplara mire, i perziejme per disa minuta mbi zjarr mesatar, shtojme rreth 1 liter uje (ose leng perimesh), domaten e prere ne kubik (ose salcen e domateve), erezat, dhe e ziejme supen ne zjarr te ulet per te pakten 2 ore duke shtuar uje nese eshte e nevojshme. Per te kursyer kohe, supen mund ta ziejme ne tenxhere ne presion per 35-40 minuta.
Kripen ja shtojme rreth 10 minuta perpara se ta heqim nga zjarri; kjo per shkak se kripa e shtuar qe ne fillim, forcon lekuren e fasuleve, thjerrzave etj duke vonuar akoma me shume zierjen.
E sherbejme supen ne tasa te sperkatur me pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe me piper te zi te sapobluar.