
…per 2 pandispanja me diameter 22-24cm
- 200gr miell 00
- 220gr sheqer
- 4 veze te plota + 8 te verdha vezesh
- 40gr niseshte
…per kremin e pastiçerise
- 300ml qumesht me yndyre 3,5%
- 300ml pana te lengshme
- 200gr sheqer
- 8 te verdha vezesh
- 50gr miell
- 1 pako te vogel vanilje
…per shurupin per lagien e pandispanjes
- 100ml uje
- 50gr sheqer
- pije alkoolike (psh Alchermes, Cointreau, Maraschino) apo leng frutash (psh leng ananasi)
…tjeter
- 200ml pana per embelsira e sheqerosur
Pregatisim pandispanjat: rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik me shpejtesine e tij maksimale vezet e plota me sheqerin per rreth 15 minuta derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme te verdhat e vezeve dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera. I shtojme kesaj perberje miellin dhe niseshten e situr dhe i bashkojme me ndihmen e nje spatule kuzhine ne menyre shume delikate nga poshte lart. E hedhim masen e perftuar ne dy tava te rrumbullakta te lyera me gjalp dhe miell me diameter 22-24cm dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta. I heqim nga furra, i permbysim ne tavolinen e punes te shtruar me leter furre dhe i leme te ftohen plotesisht.
Pregatisim kremin e pastiçerise sipas recetes qe e gjeni ketu: i vetmi ndryshim qe duhet te bejme eshte ti shtojme qumeshtit panen e lengshme. E leme kremin e pastiçerise te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe me pas e fusim ne frigorifer.
Pregatisim shurupin per lagien e pandispanjes: vendosim ne zjarr te avashem ujin me sheqerin dhe pijen alkoolike apo lengun e frutave derisa sheqeri te jete shkrire plotesisht dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.
Rrahim me ndihmen e mikserit elektrik panen per embelsira derisa kremi te mos bjere nga ena dhe e vendosim edhe kete ne frigorifer.
Ne momentin qe kremi i pastiçerise eshte ftohur, i shtojme panen e rrahur (heqim 2-3 luge) duke e perziere me kujdes nga poshte lart.
Duke perdorur nje thike te gjate dhe te mprehte, ndajme njeren nga pandispanjat ne tre pjese te barabarta horizontalisht. Pandispanjen tjeter e presim ne kubik pak a shume te te njejtes madhesie te cilat do te na nevojiten per zbukurim.
Pregatisim torten: Lagim njeren shtrese te pandispanjes me gjysmen e shurupit, dhe e lyejme me nje luge pana per embelsira. Siper saj shtrojme nje pjese te kremit te pastiçerise qe bashkuam me panen dhe vendosim siper shtresen e dyte te pandispanjes. E perserisim proçeduren si me pare dhe ne fund e lyejme te gjithe torten me kremin e mbetur dhe e zbukurojme me kubiket e pandispanjes. E vendosim torten ne frigorifer deri ne momentin e servirjes dhe e sherbejme te prere ne feta.
*Keshille: Ne menyre qe torta te mos thahet dhe te mos marre eren e ushqimeve te tjera ne frigorifer, e vendosim ne nje mbajtese embelsirash ne forme zile. Mund ta ruani ne frigorifer per maksimumi 3 dite.
a jeni te sigurt qe duhen kaq shum veze
PëlqejeniPëlqejeni