Kek me portokall dhe kanellë

kek me portokall dhe kanelleSot po ju paraqesim nje recete teper te pershtatshme si per mengjes ashtu dhe per zemer, kekun me portokall dhe kanelle, nje kombinim fantastik midis agrumeve dhe erezave!

Perberesit

  • 300gr miell 00
  • 150ml vaj luledielli
  • 200gr sheqer
  • 3 veze
  • 1 gote leng portokalli
  • lekuren e nje portokalli
  • 1 pako pluhur pjekes
  • 1 luge te vogel plot me kanelle
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 5 minuta vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak kripe, kanellen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda. Shtojme edhe lengun e portokallit dhe lekuren e tij duke vazhduar rrahjen.

Ne nje tas te madh, sitim miellin bashke me pluhurin pjekes dhe ja shtrojme pak nga pak perberjes se mesiperme duke e alternuar edhe me vajin e lulediellit.

Lyejme me gjalp dhe miell nje forme per kek, hedhim ne te brumin e perftuar dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta (bejme gjithmone proven e pirunit). E leme te ftohet plotesisht dhe e sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe.

*Keshille: Per ti dhene kekut nje shije akoma me te veçante, pasi kemi shtuar lengun e portokallit, shtojme edhe 2 apo 3 amareta te copetuara apo 1 luge pije Grand Marnier.

Advertisements

9 Comments

  1. Era says:

    Ju lutem a mundet qe te sasia e perberesve te cdo recete te perdoret njesi tjeter matese, jo me grame, pasi nuk kam peshore ne shtepi dhe ngaterrohem. A mundet te perdoren njesi matese, si luge gjelle, gote uji apo filxhan. Faleminderit per mirekuptimin 🙂

    Pëlqejeni

    • Kamela Vasa says:

      @Anonym, varet se cilen marke perdor. Une zakonisht per embelsira ble “Lievito Pane degli Angeli-vanigliato” ku nje pako e vogel ka 16gr. Kjo eshte per 500gr miell/lend te thate (ku perfshihet mielli/sheqeri pluhur/niseshtja etj) ose per nje kek me madhesi mesatare.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: