
Nese thua kungulleshka, menjehere te vijne ne mendje me dhjetra receta te thjeshta te pregatitura me kete perim delikat ne shije. Shtojini edhe kete me poshte:
Perberesit
- 3 kungulleshka te vogla (nese jane te medha i ndajme ne dy pjese)
- 6 feta te holla proshute e pjekur
- 6 feta te holla djath qe shkrin te tipit gouda, provola etj
- galete
- djath kackavall i forte te grire holle
- 2 luge borzilok te grire holle
- kripe
- vaj ulliri
Ndajme ne menyre gjatesore kungulleshkat ne dy pjese te barabarta dhe cdo gjysme te saj ne dy gjysma te tjera. Pjeseve konkave i heqim pak tul duke krijuar ne kete menyre nje hapsire te vogel boshe. I sperkasim me kripe dhe i leme menjane.
Ne nje ene bashkojme galeten me borzilokun dhe djathin kackavall te grire.
Mbushim hapesiren bosh te pjeseve konkave te kungulleshkave me proshute dhe djath duke e mbyllur me gjysmen tjeter gjatesore. I kalojme ne kete menyre ne vaj ulliri te bollshem, me pas ne galete dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180C per rreth 30 minuta. I servirim te ngrohta.
Foto nga: http://blog.cookaround.com/incucinaconpagnott
Shume e mire
PëlqejeniPëlqejeni