Pica dhe torta të kripura

Tortë e kripur me kungulleshka dhe proshutë

Nese per nje arsye ose tjetren nuk keni kohe te gatuani neser, por gjithashtu nuk doni te hiqni dore nga kuzhina e mire, ne ju rekomandojme kete torte te kripur te cilen mund ta pregatisni nje nate me pare dhe ta vendosni ne frigorifer. Diten tjeter do te jete po aq e shijshme, per te mos thene me shume!

Perberesit per 1 torte mesatare

  • 1 pako pete sfoljat te gatshme (ose mund ta pregatisni vete sipas recetes ketu)
  • 300gr kungulleshka (2 mesatare)
  • 100gr proshute te pjekur
  • 150gr djath guda (ose djath tjeter qe shkrin)
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • 1 thelpi hudher
  • borzilok
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Kaverdisim ne zjarr te ulet me pak vaj ulliri kungulleshkat e prera ne copa jo shume te vogla bashke me hudhren e grire holle dhe pak kripe. I leme ne kete menyre me kapak mbyllur per rreth 15 minuta derisa te zbuten.

Ne nje tas perziejme shume mire proshuten dhe djathin guda te prere ne kubik te vegjel, kungulleshkat, djathin kackavall, pak kripe, piper, borzilok dhe 1 luge vaj ulliri.

Ne taven qe do te pregatisim torten e kripur, shtrojme nje leter furre dhe mbi te peten sfoljat duke çpuar me pirun disa here fundin e saj. Palosim anet nga brenda dhe hedhim perberjen qe pregatitem me siper duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra, e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e servirim te prere ne feta.

Brumi bazë i picës

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

pica anash

Te pregatitesh vete nje pice ne shtepi, nuk eshte shume e veshtire, perkundrazi!  Duhet pak kohe dhe mbi te gjitha pak perberes nga te cilet miell, uje, maja birre, vaj dhe kripe. Gjeja me e rendesishme eshte te fillohet pregatitja e brumit te pakten disa ore perpara se pica te futet ne furre. Ne kete menyre do te realizojme nje pice te holle si ne piceri, apo pak me te trashe si picat “al taglio”. Le te shohim se bashku se cilat jane hapat qe ndiqen.

Perberesit

  • 1kg miell
  • 600ml uje
  • 6 luge vaj ulliri
  • 50gr maja birre
  • 20gr kripe
  • 2 luge te vogla sheqer

Fillimisht, pregatisim brumin e pices duke situr miellin ne tavolinen ku do te punojme brumin dhe i hapim nje vrime ne mes ku do te hedhim te gjithe perberesit e tjere. Marrim dy ene te vogla qelqi; ne njeren hedhim nje gote uje te ngrohte, shtojme sheqerin, 2 kuba maja birre (ose maja te thate) dhe i perziejme me gishta derisa te shkrihen plotesisht, tek tjetra hedhim nje gote tjeter uje te vaket dhe shtojme kripen derisa edhe ajo te shkrije komplet. Ne fillim hedhim permbajtjen e enes se pare tek gropa qe hapem ne miell, shtojme vajin e ullirit, shtojme permbajtjen e enes se dyte dhe ne kete moment fillojme te punojme brumin ne menyre energjike me te dyja duart.

Mbajme gjithmone prane vetes pak miell dhe ujin e ngrohte te mbetur te cilet do ti shtojme here pas here derisa brumi te kete arritur trashesine e duhur; duhet te jete i bute dhe elastik. Vazhdojme ta punojme brumin me dore derisa te perftojme nje perberje te bute, por te qendrueshme (qe te mos ngjisi ne duar) me te cilen formojme nje sfere te madhe qe e vendosim ne nje tas te sperkatur me miell (duhet te kemi parasysh qe brumi do te dyfishoje vellimin e tij).

E mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte larg rrymave te ajrit, psh brenda ne furren e fikur. Duhen te pakten 1 ore e gjysme, apo edhe 2 ore qe brumi te dyfishoje vellimin e tij. Kur te kaloj kjo kohe, mund te vazhdojme me hapjen e brumit dhe pregatitjen e pices. Eshte me mire qe brumi te hapet me dore ne nje tavoline te lyer me miell, por nese kjo eshte e veshtire, atehere mund te perdorni fare mire okllaine.

Ne kete moment, mund ti veme cfare emri te deshirojme pices tone: Margerita (me domate, mocarela dhe borzilok), Romana (me domate, mocarela, acuge dhe rigon), Napoletana (me domate, mocarela, acuge, kaperi dhe rigon) etj. Ka nje shumellojshmeri te pafundme variantesh, mund te “hedhim” mbi pice cfare te duam dhe ne sasine qe duam! Zgjedhja eshte e jona!

pica lart

*Keshille: Preferohet qe brumi per pica te punohet ne nje tavoline te paster dhe te pudrosur me miell, dhe jo ne nje tas te madh, pasi perberesit nuk lidhen edhe aq mire me njeri tjetrin. Por nese kjo eshte vertete e pamundur, mundohuni ta punoni sa me mire dhe sa me shume brumin me dore. Gjithashtu ne vend te formoni nje sfere te madhe, mund ta ndani brumin ne 4 sfera te vogla (varet se sa pica doni te pregatisni) te cilat i vendosni ne tasa te ndryshem, ku edhe do ti lini te fryhen.

Mafins (muffins) me djath dhe erëza

Mafins me djath dhe ereza mund te sherbejne si nje antipaste shume e shijshme apo edhe per darka mes miqsh pasi jane teper te thjeshta per t’u pregatitur dhe per me teper pelqehen mjaft edhe nga femijet.
Perberesit per 18 mafins

  • 400gr miell
  • ½ qepe te njome
  • 150gr djath te bardhe
  • 70gr djath kackavall
  • 120gr gjalp
  • 300ml qumesht
  • 1 luge pluhur pjekes
  • 3 veze
  • majdanoz
  • kripe
  • piper te bardhe

Grijme shume holle qepen e njome dhe majdanozin dhe i vendosim ne nje ane. Sipas stines ne te cilen ndodhemi mund te ndryshojme edhe erezat duke perdorur rozmarine, borzilok etj apo ato qe i pelqejne me shume femijeve.

Tortë e kripur me kungulleshka

Kjo torte kaq e shijishme dhe e thjeshte ne pregatitje, i pershtatet fare mire festave me shume njerez duke e prere ne kubik te vegjel apo nje dreke/darke te zakonshme ne familje. Gjithashtu perberesit mund t’i hiqni apo t’i shtoni sipas preferences suaj. Nje gje eshte e sigurt: shija do te jete e perkryer!
Perberesit per nje torte mesatare

  • 1 pete sfoljate ose brume te shkrifet
  • 4-5 kungulleshka (ne feta te rrumbullakta)
  • 1/2 qepe (te prere holle)
  • 3 veze
  • 2 karrota (ne kubik te vegjel)
  • 1 pako filadelfia ose 100gr rikota (gjize pa kripe)
  • 100gr proshute e pjekur (ne kubik te vegjel)
  • 125 ml pana kuzhine (fakultative)
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Si fillim, presim qepen shume holle (ose perdorim mikserin) dhe e kaurdisim ne pak vaj ulliri. Shtojme karrotat e prera ne kubik dhe pas 2-3 minutash shtojme proshuten ne kubik dhe fetat e kungulleshkave. I leme te gjithe perberesit te gatuhen sebashku per disa minuta, por duke mbajtur gjithmone parasysh qe kungulleshkat dhe karrotat te jene pak krokant (gjysme te gatuar). Ne kete moment i rregullojme me kripe dhe piper. Heqim menjane disa feta kungulleshkash te cilat do t’i perdorim per zbukurim.

Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate

Keto petulla te mbushura, italiane per nga origjina (panceroti ose kalcone), jane faktikisht nje lloj pice e mbyllur ne vetvete ne formen e gjysme henes. Te perhapura me shume ne Italine qendrore dhe jugore dhe me origjine Puljeze, emri i tyre derivon nga fjala panza (bark), formen e se ciles marrin pasi jane skuqur. Pregatiten me brumin e zakonshem te pices dhe mbushja mund te jete e kripur (djathe mocarela dhe domate, proshute e pjekur dhe djathe, gjize dhe proshute e tymosur, sallam dhe djathe etj) apo e embel (reçel, krem pastiçerie, nutela etj).

Perberesit per 12 petulla te mbushura

…per brumin

  • 300gr miell oo
  • 20gr maja birre e fresket
  • rreth gjysme gote uje i ngrohte
  • 2 luge vaj luledielli
  • pak kripe

…per mbushjen

  • 200gr djathe mocarela (apo çdo lloj djathi qe pelqeni, mjafton mos te jete shume i ujeshem)
  • 300gr domate te pjekura mire
  • 2 luge vaj ulliri
  • disa gjethe borzilok
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Pregatitja e brumit: Hedhim miellin ne nje tas duke hapur nje grope ne mes. Shtojme pak kripe, vajin e lulediellit dhe majane e birres te tretur ne ujin e ngrohte. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje mase homogjene dhe mund te shkeputet nga duart. Me te formojme nje sfere te madhe te cilen do ta leme te vije per rreth dy ore.

Pregatitja e mbushjes: I vendosim domatet per pak minuta ne uje te valuar ne menyre qe t’i hiqet lehte lekura. I qerojme, i heqim farat e brendshme, i presim ne copa te vogla dhe i gatuajme per pak minuta ne zjarr te forte ne nje tigan pa vaj sa te avulloj uji i tepert. I vendosim ne nje ene dhe i leme te ftohen. Pasi jane ftohur shtojme djathin mocarela te prere ne kubik te vegjel, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripe, pak piper dhe i perziejme te gjitha bashke.

Kur brumi te jete fryre e vendosim ne tavolinen e punes dhe hapim nje pete 4-5 mm te trashe nga e cila nxjerrim shume disqe me diameter rreth 10 cm (me ndihmen e nje gote). Vendosim siper cdo disku nje luge te vogel nga mbushja e pregatitur dhe e palosim brumin duke formuar nje gjysme hene. Shtypim anet me dhembet e nje piruni apo me gishta ne menyre qe mbushja te mos dal jashte.

I leme petullat perseri te fryhen per rreth 1 ore e gjysme dhe me pas i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim siper nje pjate ne te cilen kemi shtruar letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert dhe i servirim te ngrohta.