Recetat sipas përbërësve

Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype
Ravioli me rikota dhe spinaq1
Makaronat e fresketa te pergatitura ne shtepi, jane nje nga ato gatime qe veshtire mos ti pelqejne te gjitheve. Dhe nese jane te mbushura, akoma me mire! Heren e kaluar i pergatita me kungull dimerak (receten e se cilave e gjeni ketu). Kesaj here vendosa te provoje nje kombinim me klasik dhe me shije me delikate, siç eshte ai i gjizes pa kripe (rikota) dhe spinaqit. Me pas i kalove ne tigan me gjalp te aromatizuar me sherebele te fresket, i sperkata me pak djathe parmixhano te grire, dhe nuk di tju them sesa komplimente mora!

Perberesit

…per makaronat

  • 200gr miell 00
  • 100gr miell me krunde (miell i trashe)
  • 3 veze, ne temperature ambjenti

…per mbushjen

  • 300gr gjize pa kripe
  • 400gr spinaq te fresket, te grire shume holle
  • 6 luge djathe kaçkavall te grire (receta origjinale kerkon perdorimin e djathit parmixhano)
  • 1 veze
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per ti dhene shije

  • 2 luge gjelle gjalp
  • 5-6 gjethe sherebele te fresket
  • djathe parmixhano, te grire

Ravioli me rikota dhe spinaq

Per te pergatitur raviolit me gjize dhe spinaq, fillimisht pergatisim brumin me veze: ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim 2 llojet e miellit te situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell. E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.

Nderkohe pergatisim mbushjen: kaverdisim ne pak vaj ulliri spinaqin e pastruar dhe te grire holle, i vendosim kapakun dhe e leme derisa te avulloje i gjithe uji. E transferojme ne nje tas ne te cilin shtojme edhe rikoten, djathin kaçkavall te grire, vezen, pak kripe e piper te zi duke i perziere mire. E hedhim mbushjen ne nje qese pastiçerie dhe e leme menjane.

Kur brumi te jete gati, e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me miell krundesh dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise.

Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me gjize dhe spinaq ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I japim forme raviolit duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjesen tjeter te brumit

Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles.

Pasi te kemi pergatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djathe kackavall te grire. I sherbejme menjehere zbukuruar me ndonje gjethe sherebele.

Ruajtja: ne akull per 1 muaj.

Reklama

Tavë me patëllxhanë dhe bamje

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype

Tave me bamje dhe patellxhan

Bamjet dhe patellxhanet, jane nje nga kombinimet me te shijshme dhe me te dashura te stines se veres. Plot me vlera ushqyese, sot po ja u sjellim te gatuara ne tave. Idealja do te ishte te gatuheshin ne tave balte, e cila i jep nje shije te jashtezakonshme.

Perberesit

  • 500gr bamje, te pastruara
  • 500gr patellxhan, te prere ne feta gjatesore
  • 1 qepe te madhe, te grire trashe
  • 4 domate mesatare, te grira ne mikser
  • mish viçi i ziere paraprakisht (mund edhe ta pergatisni taven pa mish)
  • 100gr djathe te bardhe, te therrmuar
  • disa feta domate
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • rigon te thate
  • majdanoz te fresket, te grire holle
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 4 luge gjelle uthull

Tave me bamje dhe patellxhan

Bamjet e pastruara i vendosim ne nje ene me uje te ftohte ku shtojme 2 luge gjelle uthull dhe i leme per 10-15 minuta. Te njejten gje bejme edhe me patellxhanet e prere ne feta per se gjati.

Pasi ka kaluar kjo kohe, i shplajme bamjet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i kaverdisim lehtesisht me dy luge gjelle vaj ulliri ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. I heqim dhe i leme menjane.

Shplajme patellxhanet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre nga te dyja anet. Si alternative mund edhe ti pjekim ne furre ose ti skuqim. I heqim dhe i leme menjane.

Kaverdisim qepen ne vaj ulliri derisa te zbutet duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme domatet e reduktuara ne purè, e rregullojme salcen me kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz te fresket dhe e leme derisa te trashet pak. Ne fund, shtojme edhe mishin e ziere.

Shtrojme ne tave gjysmen e harxhes, hedhim bamje, shtojme gjysmen e mbetur te salces dhe siper vendosim fetat e patellxhaneve te pjekur. I sperkasim me kripe, pak rigon, copeza djathi te bardhe dhe pak vaj ulliri. Sipas deshires mund te vendosim edhe disa feta te holla domate per ti dhene me shume shije. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.

Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Hikerr me spinaq

Hikerra ose gruri hikerror, ka nje shije neutrale e cila kombinohet ne menyre perfekte me perimet, mishin, peshkun apo kerpudhat. Receta qe po ju paraqes me poshte, eshte ideale per ata qe duan te hane lehte, shendetshem dhe me shije. Sot do ta kombinojme me kerpudha, spinaq bebe dhe domate qershize. Ja sesi:

Perberesit

  • 150gr hikerr (1 gote)
  • 1 qepe e kuqe e vogel, e prere holle
  • 150gr kerpudha, te prera ne feta
  • 100gr spinaq bebe, i pastruar dhe i lare
  • nje dore domate qershize (6-7 kokerra)
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • pak hudher hungareze te thate
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 1 luge gjelle uthull molle

Hikerr me spinaq1

Si fillim, shplajme shume mire grurin hikerror nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht i paster. Pas kesaj, e vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme te zbutet gjithe naten. Per te lehtesuar kete proçes, shtojme edhe nje luge gjelle uthull molle.

Ne kete moment, hikerra eshte zbutur dhe eshte gati per tu gatuar. E shplajme shume mire dhe e ziejme ne nje tenxhere me uje te vluar per 3-5 minuta. E kullojme dhe e kalojme menjehere nen uje te ftohte.

Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe2

Ne nje tigan, kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri qepen e kuqe derisa te zbutet (1). Shtojme kerpudhat e prera ne feta (2), kripe, piper te zi te sapobluar, hudher hungareze dhe vazhdojme gatimin per disa minuta derisa kerpudhat te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme) (3).

Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe3

Shtojme spinaqin bebe (4), domatet qershize te plota (5) dhe i leme derisa spinaqi te ule volumin. Shtojme ne fund edhe hikerren e shtrydhur mire me dore, e perziejme mire derisa te marre shije dhe e sherbejme neper pjata zbukuruar me ndonje gjethe spinaq bebe (6).

Kofsha pule me perime në furrë

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kofsha pule me perime ne furre

Pula me patate ka qene prej kohesh nje tradite e vendit tone e gatuar kryesisht diten e diele. Per te ndryshuar pak shijen, ne kete recete kam perdorur kofshat e pules te cilat i kam marinuara me ereza te ndryshme dhe i kam shoqeruar me perime te stines. Ndiqni receten hap pas hapi dhe ne fund do te keni kofsha pule te buta ne brendesi dhe krokante ne siperfaqe.

Kofsha pule me perime ne furre1

Perberesit

  • 4 kofsha pule
  • 1 luge te vogel hudher pluhur
  • 1 luge te vogel majdanoz pluhur
  • 1 luge te vogel rigon pluhur
  • 1 luge te vogel spec te kuq jodjeges (paprika)
  • lengun e 1 limoni
  • perime te stines sipas deshires: patate, patellxhan, speca te kuq, qepe
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri ekstra te virgjer

Lajme kofshat e pules dhe i thajme shume mire me leter kuzhine. I vendosim te marinohen ne nje tigan/tave (te cilin mund ta fusim edhe ne furre) me vaj ulliri ekstra te virgjer, leng limoni, kripe, piper dhe te gjitha erezat e tjera te thata. I leme per minimumi 30 minuta, akoma me mire gjithe naten ne frigorifer mbuluar me nje leter celofoni.

Ne te njejtin tigan/tave kaverdisim lehtesisht kofshat e pules ne marinaturen e vet nga te dyja anet derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.

Perimet e stines i presim ne formen qe deshirojme dhe ja shtojme taves me kofsha pule. I rregullojme me pak kripe, piper dhe vaj ulliri, shtojme 1 filxhan kafe uje dhe e pjekim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-40 minuta.

Patëllxhan të mbushur me djathë të bardhë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Patellxhan te mbushur me djathe te bardhe

Patellxhanet e mbushur me djathe te bardhe, jane nje pjate tipike verore, e fresket dhe shume e lehte. Mund te konsumohen te sapodala nga furra ashtu dhe te ftohta. Provoni ti shoqeroni me pak Salce xaxiqe per nje shije akoma me te plote.

Patellxhan te mbushur me djathe te bardhe1

 

Perberesit

  • 4 patellxhane te gjate, te ndare ne dy pjese
  • 200gr djathe te bardhe, te therrmuar
  • 200ml pana kuzhine
  • 2 thelpinje hudhra, te grira holle
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri ekstra te virgjer

I heqim tulin patellxhaneve, e presim ne kubik te vegjel dhe e kaverdisim ne vaj ulliri ektra te virgjer bashke me hudhren e grire holle derisa te zbuten. E perziejme me djathin e therrmuar, panen e kuzhines, majdanozin, e rregullojme me kripe e piper dhe mbushim me to patellxhanet.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-40 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te bukur ne siperfaqe.

Makarona me fileto pule, patëllxhan dhe domate qershizë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Makarona me fileto pule, patellxhan dhe domate qershize

Makaronat me fileto pule, patellxhan dhe domate qershize, jane nje pjate e pare e shkelqyer, me nje shije fantastike dhe mbi te gjitha shume te thjeshta per tu pergatitur. Mund ti gatuani ne vetem 20 minuta… jeni gati?

Makarona me fileto pule, patellxhan dhe domate qershize1

Perberesit

  • 320gr makarona te gjata
  • 1 patellxhan te madh, te prere ne kubik
  • 1 fileto pule (rreth 200gr), te prere ne kubik
  • 20 domate qershize, te ndara pergjysme
  • 1 dore gjethe borziloku te fresketa, te prera holle
  • pak hudher te thare pluhur
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • disa feta djathe mocarela (sipas deshires)

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion nderkohe qe pergatisim salcen.

Ne nje tigan te vogel, kaverdisim kubiket e patellxhaneve ne vaj ulliri ekstra te virgjer derisa te marrin ngjyre nga te gjitha anet. I rregullojme me kripe dhe pak hudher te thare pluhur dhe i leme menjane.

Ne nje tjeter tigan, kaverdisim fileton e pules ne vaj ulliri derisa te kete marre ngjyre te arte. Shtojme domatet qershize, borzilokun, kripe, piper te zi te sapobluar, pak hudher te thate dhe ne fund patellxhanet e skuqur. Hedhim ne te makaronat e ziera dhe te kulluara dhe i perziejme per disa minuta derisa te marrin shije.

I sherbejme ne pjate te zbukuruar me ndonje gjethe borziloku dhe feta djathe mocarela.

 

 

Oriz basmati me perime

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Oriz basmati me perime2Per kete recete, jam frymezuar nga kuzhina orientale e cila e perdor shume orizin basmati. Ky lloj orizi ka nje kokerr te gjate dhe me arome shume te kendshme te cilen e ndjen sapo e gatuan. Kete here e kam pregatitur me perime te stines (qe dmth ato qe me ndodheshin ne frigorifer), por ndjehuni te lire te çlironi imagjinaten tuaj duke shtuar apo hequr perberesit qe deshironi. Per nje vakt te kompletuar, provoni te shtoni edhe disa copeza fileto pule apo viçi.

Oriz basmati me perime3

Perberesit

  • 300gr oriz basmati, te cilin e kemi lene gjithe naten ne uje te ftohte
  • 1 qepe mesatare, te grire holle
  • 3 karrota, te prera ne feta
  • 200gr bizele te ngrira (afersisht dy duar)
  • 200gr miser te ngrire (afersisht dy duar)
  • 6 kerpudha te fresketa, te prera ne feta
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 1 maje luge kerri pluhur
  • 1 maje luge kumin pluhur
  • pak majdanoz te fresket, te prere holle
  • kripe

Oriz basmati me perime 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer te gjitha perimet: qepen, karrotat, bizelet, misrin dhe kerpudhat per rreth 5 minuta derisa te marrin shije (1). Shtojme orizin basmati te kulluar nga uji dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa çaste (2). Shtojme erezat pluhur, kerrin dhe kuminin, pak kripe dhe i perziejme mire (3).

Oriz basmati me perime 2

E mbulojme masen me uje (4) dhe e leme te zieje me kapak hapur per rreth 10 minuta (5). Fikim zjarrin, i vendosim kapakun (6) dhe e leme te pushoje edhe per 10 apo 15 minuta te tjera: ne kete menyre orizi do zbutet akoma me shume nga avulli i tij dhe do shkriftohet. E sherbejme te sperkatur me pak majdanoz te fresket te grire ne siperfaqe.

 

Supë me patate dhe lakër jeshile (kale)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe me patate dhe laker jeshile

“Kjo supa jeshile qenka shume e mire!” Ishin keto tekstualisht fjalet e djalit tim 4-vjeçar sapo hengri lugen e pare. Dhe me besoni, nese e ka thene nje femije, duhet te jete vertete e mire!
Prej kohesh kam kerkuar nje recete ku mund te perfshija lakren jeshile (kale) neper supera, ne menyre qe ta konsumonte e gjithe familja dhe kjo eshte ajo qe i pelqen te gjitheve. Lakra jeshile ben pjese ne listen e super ushqimeve, nga e cila i marrim perfitimet maksimale kur e konsumojme te gjalle. Por edhe e gatuar pak eshte gjithesesi e pasur me fibra, vitamine B dhe C.

Perberesit

  • 1 qepe mesatare, te prere holle
  • 1 presh (vetem pjesa e bardhe), te prere holle
  • 2 patate te medha, ne kubik te vegjel
  • 150gr laker jeshile (kale), vetem gjethet
  • spec i kuq i embel pluhur (paprika)
  • leng perimesh ose uje
  • kripe
  • gjalp
  • vaj ulliri

Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri dhe pak gjalp qepen dhe preshin derisa te zbuten. Shtojme patatet dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta derisa perimet te marrin shije. Shtojme kripe, leng perimesh (ose uje) dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 20 minuta derisa patatet te zbuten plotesisht. E reduktojme supen ne purè me ndihmen e nje mikseri me zhytje dhe ne kete moment shtojme edhe gjethet e lakres jeshile te copetuara. Vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera.
E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak gjalp te shkrire dhe spec te kuq pluhur.

Supë me osso buco viçi

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Supe me osso buco viçi

Osso buco eshte pjese nga kofsha e pasme e viçit e cila permban mish shume te bute dhe ne mes ka nje kocke te mbushur me palce. Eshte pikerisht palca e cila duke u shkrire, e ben supen perveçse shume te shijshme, edhe tejet te pasur me vlera ushqyese, sidomos per femijet.

Perberesit

  • 1 qepe te kuqe, te grire holle
  • 2 karrota, te grira holle
  • 1 kungull i njome, i grire holle
  • 1 domate e madhe, e bere purè
  • 1 osso buco rreth 200gr
  • 1 dore makarona per supe ose makarona te gjata te coptuara
  • 1 liter uje
  • 1 tufe majdanoz te fresket te grire holle
  • kripe
  • vaj ulliri ekstra i virgjer

Si te pergatisim supe me osso buco viçi

Supe me osso buco viçi 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer qepen, karroten, kungullin dhe domaten per rreth 5 minuta (1). Shtojme osso buco-n dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa çaste (2). Shtojme ujin, pak kripe dhe e gatuajme supen ne zjarr mesatar per rreth 30 minuta, apo derisa palca e kockes te kete shkrire (3).

Supe me osso buco viçi 2

Me ndihmen e nje luge te vogel, nxjerrim palcen nga kocka dhe e hedhim brenda ne supe, nderkohe qe mishin e ndajme ne copa te vogla dhe ja shtojme supes (4). Vazhdojme gatimin edhe per rreth 10 minuta te tjera. Shtojme makaronat per supe te cilat i leme te zbuten plotesisht (5). I japim shije supes me majdanoz te fresket te grire holle (6).