Perime

Brokoli dhe patate në furrë

Kjo pjate mund te konsumohet si pjate e vecante, apo si garniture per recetat me baze mishi te kuq.
Perberesit per 4 persona

  • 300gr brokoli
  • 250gr patate
  • 50gr panceta
  • 60gr gjalp
  • 40gr djath emental (ose djath tjeter qe shkrin)

Lajme, pastrojme dhe ziejme brokolit te cilat i leme ne nje ane. Presim ne disqe te medhenje patatet dhe i ziejme derisa te rezultojne te buta.

Lyejme me gjalp nje tave qelqi dhe alternojme brokolit dhe patatet, i shtojme siper panceten e prere ne kubik te vegjel dhe i sperkasim me djathin emental. I vendosim ne furre te parangrohur ne 200grade celcius per rreth 20 minuta duke i sherbyer shume te nxehta.

Supë me bizele

Ne keto dite pranvere/vere, eshte mekat te mos gatuhen perimet e fresketa dhe te stines,  pjese e te cilave jane edhe bizelet. Kjo supe permban minimumin e veshtirsise dhe eshte ideale nqs nuk doni te hani rende ne darke, por pa hequr dore nga shija.
Perberesit per 4 persona

  • 300gr bizele (te fresketa apo te ngrira)
  • ½ qepe
  • 1 karrote
  • 1 dege selino
  • 1 domate e madhe
  • 3 luge vaj ulliri
  • 100gr makarona supe apo oriz
  • kripe
  • borzilok

Ne nje tenxhere te thelle hedhim vajin e ullirit, shtojme qepen, selinon dhe karroten, te gjitha keto te lara dhe te prera holle dhe domaten e prere ne kubik. I gatuajme per 5 minuta ne zjarr mesatar, duke shtuar se fundi bizelet, i leme qe te marrin shijen e njera tjetres dhe i mbulojme me uje, shtojme pak kripe dhe i leme te ziejne per rreth 10 minuta.

Pas kesaj kohe, shtojme makaronat e vogla per supe dhe borzilokun, i leme te ziejne akoma edhe per rreth 7-8 minuta. Kjo supe mund te serviret e nxehte apo e ngroht

Lulelakër me vezë të zierë

Sot po ju propozojme nje garniture shume te shijshme dhe te shendetshme. Duke qene qe disa personave nuk i pelqen shija e lulelakres, ja nje sugjerim per ta gatuar ndryshe.
Perberesit per 4 persona

  • 1kg lulelaker
  • 3 veze
  • 80gr gjalp
  • 2 luge galete
  • majdanoz
  • kripe

Lajme dhe pastrojme mire lulelakren te cilen e ndajme ne dege mesatare (jo shume te vogla) dhe e ziejme ne uje me pak kripe.

Nderkohe ziejme vezet, i qerojme dhe ndajme te bardhat nga te verdhat. Therrmojme te verdhat e vezeve dhe i shtojme majdanozin e grire dhe galeten.

Kur lulelakrat te jene ziere, i kullojme nga uji i tepert dhe i vendosim ne nje pjate te ceket duke i hedhur siper gjalp te shkrire dhe perberjen me veze, majdanoz dhe galete.

Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

Sallate me lulelaker, ullinj dhe kaperiKjo pjate sherben si shoqeruese mjaft e mire e recetave me baze mishi apo peshku. Eshte e thjeshte per tu pregatitur, e shendetshme, e shijshme dhe mund te konsumohet edhe si pjate kryesore per ata qe duan te ruajne linjat, por nuk heqin dore nga ushqimi i mire (reduktoni sasine e vajit te ullirit!). Duhet kujtuar gjithashtu se lulelakra ka veti  te forta kunder tumorit.

Perberesit

  • 1 lulelaker mesatare
  • 2 luge te vogla kaperi
  • 2 thelpinj hudher
  • 12 ullinj te zinj
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge uthull te bardhe rrushi
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Fillimisht, pastrojme lulelakren duke e ndare ne pjese te vogla dhe duke menjanuar koçanin kryesor. E lajme nen uje te rrjedhshem dhe e veme te zieje ne uje me kripe per 15 minuta (apo ne avull 30 minuta). Per te evituar eren e keqe qe mund te shkaktoj ky perim gjate zierjes, shtojme edhe nje kore buke te zhytur ne uthull.

Ne nje tas qelqi hedhim lulelakren e ziere, shtojme majdanozin dhe hudhrat te grira holle, kaperit te shplare nga kripa, ullinjt e plote, vajin e ullirit, uthullen, e rregullojme me pak kripe dhe piper dhe i perziejme te gjithe perberesit mire me njeri tjetrin. E leme ne kete menyre sallaten te marinohet per te pakten 30 minuta perpara se ta sherbejme ne tavoline. Mund te konsumohet e ngrohte, e ftohte apo ne temperature ambjenti.

*Keshille: Kete sallate mund ta ruani ne frigorifer edhe per 5 dite me rradhe. Vetem kujtohuni te shtoni majdanozin ne momentin e konsumimit.

Bizele me pançetë në tigan

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Bizele te stufuara me pancete

Bizelet ne tigan me pançeta jane nje garniture shume te shijshme per te shoqeruar pjatat e dyta te mishit apo peshkut, te skuqurat, per te aromatizuar makaronat apo orizin etj. Gjithashtu per shkak te shijes se veçante te pançetes se tymosur jane mjaft te pelqyera edhe nga femijet.

Perberesit

  • 450gr bizele te ngrira
  • 50gr pançete e tymosur, e prere ne shirita ose kubik
  • 1 qepe e njome, e prere holle
  • 3 luge vaj ulliri
  • 200ml leng perimesh te nxehte
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Ne nje tigan te thelle, ngrohim vajin e ullirit ne zjarr mesatar, shtojme qepen e njome dhe pançeten dhe i gatuajme derisa pançeta te rezultoje krokante dhe qepa te zbutet. Shtojme bizelet dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet edhe per disa minuta.

Shtojme 200ml leng perimesh dhe i gatuajme bizelet derisa te zbuten plotesisht, duke shtuar pak uje te nxehte nese eshte e nevojshme. E rregullojme te gjithe perberjen me kripe dhe piper dhe e sherbejme te ngrohte.

*Keshille: Bizelet me pançete mund te sherbehen edhe ne temperature ambjenti apo te ftohta nqs vendosen ne nje sallate me makarona apo oriz.

Sipas deshires, mund ta zevendesojme pançeten e tymosur me proshute te pjekur dhe ne vend te piperit shtojme pak arre moskate.

Foto nga: http://whatsgabycooking.com/