Peshk

Kotoleta merluci me kopër

Kjo pjate e dyte e pregatitur me filetot e merlucit eshte nje alternative e shkelqyer per te shijuar kete lloj peshku te pasur me vlera ushqimore, sidomos nga femijet tane.
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto merluci te fresketa apo te ngrira (rreth 150gr secila)
  • 3 veze
  • 100gr galete
  • 1 tufe koper
  • kripe
  • piper i zi
  • vaj ulliri

Lajme mire kopren, e thajme me leter kuzhine dhe e presim shume holle duke e perziere ne nje pjate te thelle bashke me galeten.

Ne nje pjate tjeter rrahim vezet me pak kripe.

Pastrojme filetot e merlucit nga lekura dhe halat nese jane te fresketa dhe i leme te shkrihen nese jane te ngrira. I sperkasim me pak piper te zi dhe i kalojme fillimisht ne vezen e rrahur e me pas ne galeten me koper duke i skuqur nga te dyja anet ne vaj ulliri per pak minuta. I vendosim ne nje pjate te ceket ku kemi shtruar letra kuzhine ne menyre qe t’i thithim vajin e tepert, dhe i servirim te ngrohta shoqeruar me nje sallate jeshile apo rukola.

*Keshille: Filetot e merlucit mund ti ndani gjithashtu ne 3 apo 4 pjese duke formuar ne kete menyre mini kotoleta.

Merluc në furrë me patate, domate qershizë dhe ullinj

Fileto-merluci-me-patateMerluci eshte nje peshk shume i shijshem dhe teper i ushqyeshem sidomos per femijet pasi permban shume proteina dhe omega 3. Ndryshe nga menyra sesi gatuhet tradicionalisht si psh skuqja ne tigan me miell, provoni kete recete e cila ruan te gjitha vlerat ushqimore te tij dhe e ben me te lehte nga pikpamja dietike.

Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto merluci ose 4 merluc te pastruar nga 200gr secili
  • 4 patate mesatare
  • 10 domate qershize
  • ullinj te zinj pa berthame
  • lengun e 1 limoni
  • 4 luge vaj ulliri
  • borzilok
  • kripe
  • piper te zi

Vendosim per tu marinuar filetot e merlucit ne nje ene ne te cilen kemi shtuar lengun e limonit, pak kripe, pak piper te zi dhe 2 luge vaj ulliri. I rrotullojme here pas here ne menyre qe te marrin shije dhe i leme ne kete menyre per rreth 30 minuta.

Nderkohe lajme mire patatet dhe i veme per tu ziere ne uje te ftohte me kripe per rreth 20 minuta nga fillimi i zierjes se ujit. I shplajme, i qerojme lekuren dhe i presim ne feta (mundesisht te rrumbullakta).

Lajme dhe thajme mire edhe domatet qershize.

Vendosim ne tave qelqi filetot e merlucit duke lene pak hapesire nga nje fileto tek tjetra, shperndajme ne menyre uniforme patatet, domatet e vogla dhe ullinjt, i rregullojme me kripe, piper dhe i sperkasim me 2 luge te tjera vaj ulliri. E pjekim taven ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20-25 minuta, apo derisa patatet te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e sperkasim me pak borzilok te grire dhe e sherbejme te ngrohte.
Vera e keshilluar: Menfi chardonnay

Sallatë me avokado dhe peshk ton

Avokado eshte nje nga frutat me te pershtatshme per te shoqeruar pjata te sofistikuara peshku, apo edhe thjesht per te realizuar nje sallate me peshk ton, karkaleca, salmon te tymosur etj. Pervec kesaj, ne ju keshillojme ta perdorni si nje nga perberesit kryesore per darken e Shen Valentinit, per shkak te vetive te tij te forta afrodiziake.
Perberesit per 4 persona

  • 2 avokado te pjekur
  • 2 kuti peshk ton nen vaj (ose 300gr fileto peshku ton)
  • 10 domate qershize
  • lengun e 1 limoni
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ndajme avokadot ne dy pjese ne menyre gjatesore duke i hequr berthamen e brendshme, ndersa tulin e presim ne copeza kubike dhe e vendosim ne nje tas qelqi.

Shtojme ne enen mesiper edhe domatet e prera ne kater pjese dhe peshkun ton te cilit i kemi hequr vajin e tepert dhe e kemi copetuar me dhembet e nje piruni.

E rregullojme sallaten me kripe, piper, vaj ulliri dhe lengun e limonit, e perziejme shume mire dhe e vendosim ne frigorifer per rreth gjysme ore perpara se ta servirim.

*Keshille: Ne vend te peshkut ton nen vaj mund te perdorim edhe peshk ton te fresket, karkaleca te te ziere 3-4 minuta apo fileto salmoni te tymosur.

Shkumë salmoni

Kjo salce kaq e shijshme mund te sherbeje mjaft mire per te mbushur binjè te kripura te cilat ne kete periudhe festash perbejne nje alternative shume te mire antipaste. Gjithashtu mund te mbushni vol au vent apo thjesht ti lyeni ne feta buke te thekura ne furre.
Perberesit per 4 persona

  • 180gr salmon i konservuar (natyral)
  • 200gr gjize pa kripe (rikota)
  • 1/2 thelb hudher
  • 1 luge leng limoni
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

I heqim lengun ose vajin qe permban salmonit nen konserve dhe e coptojme me dhembet e nje piruni. Shtojme gjizen pa kripe dhe e punojme te gjithe perberjen me pirun derisa te formojme nje krem pothuajse homogjen. Shtojme majdanozin dhe hudhren e prere shume holle, e rregullojme me kripe, piper dhe leng limoni dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta servirim.

Kungulleshka te mbushura me ton

Sot po iu propozojme kungulleshkat e mbushura me ton, nje recete shume verore e cila bashkon ne nje pjate te vetme peshkun dhe perimet.
Perberesit per 4 persona

  • 6 kungulleshka mesatare
  • 400gr domate te qeruara nga lekura
  • 150gr ton nen vaj ulliri te virgjer
  • 2 luge majdanoz te grire
  • 1 thelb hudher
  • 1 veze
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • 1 luge galete
  • disa gjethe borzilok
  • vaj ulliri

Se pari, eleminojme dy skajet e kungulleshkave, i lajme dhe i ndajme ne dy pjese sipas gjatesise se tyre. Me ndihmen e nje luge te vogel, heqim zemren e brendeshme dhe e bashkojme me tonin dhe me thelbin e hudhres te prere holle.

Ne nje tas te vogel rrahim vezen dhe ia shtojme perberjes se mesiperme me ton, shtojme galeten, djathin e grire, majdanozin dhe pak kripe. I perziejme mire derisa te gjithe perberesit te jene lidhur me njeri tjetrin. Kjo mase do te na sherbeje per te mbushur kungulleshkat.

Hedhim pak vaj ulliri ne nje tave qelqi dhe vendosim kungulleshkat e mbushura, i lagim ne siperfaqe me pak vaj ulliri, shtojme pak uje ne fund te taves dhe i leme te piqen ne kete menyre per rreth 20 minuta ne 180 grade celcius. Ne fund te gatimit e sperkasim pjaten me borzilok te grire dhe e servirim.

Oktapod në verë të kuqe

Oktapodi ne vere te kuqe nuk eshte thjesht nje pjate e dyte peshku, gjithashtu mund te konsumohet i ftohte si sallate apo per te pregatitur brusketa te shijshme. Nje version tjeter eshte ta perdorim si salce per makaronat duke e ndare oktapodin ne copa me te vogla te cilen do ta bejne pjaten tone teper speciale.
Perberesit per 4 persona

  • 1 oktapod te pastruar rreth 1kg
  • ½ liter vere te kuqe
  • 3 thelpinj hudher
  • 6 luge vaj ulliri
  • 3 luge majdanoz te grire
  • disa gjethe dafine
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe

Si fillim, presim oktapodin ne copa te medha sa nje arre.  Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit, shtojme thelpinjt e hudhres te plota dhe i leme per disa minuta, shtojme gjethet e dafines, specin e kuq djeges dhe copat e oktapodit duke i skuqur per disa minuta. Pas kesaj i shuajme me veren e kuqe, shtojme pak majdanoz te grire dhe ne zjarr te avashem e leme oktapodin te gatuhet per te pakten 40-50 minuta ne varesi te fortesise se misht  te tij. Nese lengu behet i trashe, shtojme pak uje dhe vazhdojme perseri zierjen. Para  se ta heqim nga zjarri oktapodin e rregullojme me kripe e majdanozin e mbetur dhe e leme te ftohet disa minuta perpara se ta sherbe

Sallatë me peshk ton dhe vezë të ziera

Ne vere deshira per te shijuar nje sallate te mire mbizoteron mbi gjithcka, sidomos per ata qe adhurojne vezet e ziera apo peshkun ton. E fresket, e lehte dhe e shijshme, kete sallate mund ta konsumojme ne cdo vakt te dites, dreke apo darke qofte!
Perberesit per 2 persona

  • 4 domate te pjekura mire
  • 2 kuti ton nen vaj
  • 2 veze te ziera
  • 1 qepe te njome
  • disa gjethe sallate jeshile
  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 thelpinje hudher
  • kripe

Lajme mire domatet dhe i presim ne kubik. I vendosim ne nje kulluese makaronash ne menyre qe te humbasin lengun e tyre duke i sperkatur me pak kripe, me gjethet e borzilokut dhe thelpinjt e hudhrave te grira. I leme te pushojne per 10 minuta duke i perziere hera pas here.

Sallatë me patate, kungulleshka dhe salcë borziloku

Kete sallate teper te shijshme mund ta shijoni si ne dreke, si shoqeruese e pjatave kryesore, ashtu edhe ne darke per te mos u renduar duke qene se plazhi tashme eshte tek porta. Patatet ne vetvete nuk kane shume kalori, sidomos te ziera… jane pikerisht perberesit e tjere ata ia shtojne kalorite pjates sone. Mundohuni te zgjidhni ton natyral dhe vetem nje luge kafe vaj ulliri mjafton per te marre te gjitha vlerat ushqyese.
Perberesit per 2 persona

  • 2 kuti ton nen vaj ulliri prej 80gr secila
  • 2 kungulleshka
  • 2 patate te vogla te ziera
  • 10 flete borzilok
  • 4-6 luge vaj ulliri
  • kripe

Pastrojme kungulleshkat duke i hequr dy ekstremitetet dhe i presim ne feta te holla ne menyre gjatesore. Veme ne zjarr nje tigan qe nuk ngjit dhe skuqim me pak vaj fetat e kungulleshkave nga te dyja anet. Mund edhe ti pjekim ne zgare, varet sesa kalori deshironi te konsumoni!