Arkiva Etiketash: Ëmbëlsira me lugë

Zupa anglez

Zupi anglez eshte nje embelsire me luge teper antike e cila shfaqet per here te pare ne Itali rreth shekullit XIX. Megjithese origjina e tij nuk dihet egzaktesisht, emri na sugjeron qe rrenjet i ka nga Anglia qe ne periudhen e Elizabetes.
Eshte i perbere nga pandispanje ose biskota savoiardi te zhytura ne nje lloj pije qe quhet alchermes dhe e alternuar me shtresa kremi pastiçerie te bardhe dhe me çokollate.

Perberesit

  • pandispanje te pregatitur sipas recetes qe do ta gjeni ketu, ose biskota Savoiardi
  • 500ml krem pastiçerie sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 100gr çokollate te zeze

…per te lagur pandispanjen/savoiardit

  • 200ml uje
  • 100gr sheqer
  • 100ml alchermes ose amareto (lloj pije alkoolike)

Pregatisim si fillim kremin e pastiçerise sipas recetes qe do ta gjeni ketu derisa te rezultoje pak me i trashe se zakonisht. E ndajme ne dy pjese dhe njeres prej tyre i shtojme çokollaten e grire holle duke e perziere shpesh derisa te shkrihet plotesisht. Ne kete menyre kemi perftuar kremin e pastiçerise tradicional dhe ate me çokollate te cilet do ti alternojme midis tyre.

Presim pandispanjen (ose biskotat) sa diametri i kupave ku do te pregatisim zupat duke llogaritur 2  disqe pandispanje per cdo kupe, pra gjithesej 16.

Pregatisim shurupin per te lagur pandispanjen duke shkrire sheqerin ne uje ne zjarr te ulet, shtojme alchermes, fikim zjarrin dhe e leme shurupin te ftohet. Ne momentin qe shurupi eshte ftohur plotesisht, zhysim nje nga nje disqet e pandispanjes ose biskotat savoiardi te ndara ne dy pjese per pak sekonda, ne menyre qe keto te lagen, por jo te squllen. I vendosim ne fundin e kupave, shtojme nje shtrese kremi me çokollate me ndihmen e nje luge ose xhepi pastiçerie, shtrojme nje shtrese tjeter pandispanje dhe se fundi nje shtrese kremi pastiçerie tradicional. Se fundi, i zbukurojme zupat me pak krem çokollate, me krem pana te rrahur ose me copezat e pandispanjes te mbetura.

E vendosim ne frigorifer per minimumi 2 ore perpara se ta servirim.

*Keshille: Nese kete embelsire ja servirni femijeve ose nuk doni te perdorni pije me alkool, ne ju sugjerojme te zevendesoni kete te fundit me qumesht, leng luleshtrydhe, ose shurup luleshtrydhe. Gjithashtu, zupat mund ti zbukuroni edhe me fruta te fresketa, ose t’ia shtoni brenda kremit te pastiçerise.

Reklama

Puding me vanilje, banane dhe biskota

Pudingu me vanilje, banane dhe biskota, eshte nje embelsire shume e thjeshte e cila i pershtatet te gjitha stineve, moshave dhe preferencave. Pudingu pregatitet me perberes qe normalisht i kemi cdo dite ne shtepi si qumesht, veze, sheqer, niseshte. Eshte ideal per tu shijuar ne mengjes bashke me nje filxhan kafe.
Perberesit per 8-9 kupa
…per pudingun:

  • 1liter qumesht
  • 2 veze te medhaja + 1 te verdhe veze
  • 120gr sheqer
  • 40gr niseshte
  • 15gr gjalp
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe

…per mbushje

  • 4-5 banane
  • 16-20 biskota
  • arra te grira te pjekura (sipas deshires)

Pregatisim fillimisht pudingun e vaniljes duke vendosur ne nje tas te thelle qelqi vezet, gjysmen e sheqerit, pak kripe, niseshten dhe çerekun e qumeshtit (250ml). I rrahim shume mire te gjithe perberesit me nje tel vezesh derisa e gjithe masa te homogjenizohet dhe e leme menjane.

Lagim brendesine e nje tenxhere me pak uje te ftohte dhe shtojme pjesen e mbetur te qumeshtit, gjysmen tjeter te sheqerit dhe vaniljen (uji i ftohte ndihmon qe qumeshti te mos ngjitet ne anet e tenxheres). E nxehim qumeshtin duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe te shkrihet sheqeri dhe vanilja, por nuk e çojme ne vlim.

Shtojme pak nga pak qumeshtin e nxehte tek vezet duke e perziere gjate gjithe kohes ne menyre qe keto te fundit te mos priten, por edhe nese kjo ndodh, e kalojme te gjithe masen ne nje kulluese duke eleminuar copezat e vezes.

E hedhim serisht masen ne tenxheren ku nxehem qumeshtin dhe ne zjarr mesatar e perziejme shpesh derisa te trashet. Kur ka arritur trashesine e deshiruar, e hedhim ne nje tas, shtojme gjalpin e shkrire dhe e leme te ftohet te mbuluar me nje leter celofoni ose pecete (ne menyre qe te mos zere cipe ne siperfaqe). Duhet te kemi parasysh qe pudingu trashet edhe gjate ftohjes.

Kur kremi te jete ftohur, fillojme me pregatitjen e kupave:

Hedhim rreth 2 luge krem ne fundin e tyre, shtojme biskotat e therrmuara ose te prera ne copa te vogla, shtojme nje luge tjeter krem, vendosim nje shtrese me banane te prera ne feta te holla, nje shtrese me arra te grira dhe e perfundojme me nje shtrese tjeter kremi ne siperfaqe. Te njejten gje bejme edhe me kupat e tjera. Siperfaqen e zbukurojme sipas deshires me arra te grira ose copeza biskotash.

I vendosim kupat e pudingut ne frigorifer per 2-3 ore dhe i sherbejme te fresketa.

Nje version tjeter eshte ti shtojme copat e biskotave, te bananeve dhe arrat ne tasin ku pregatitem kremin. E perziejme mire me nje spatul ne menyre qe te gjitha bananet te vishen me krem dhe e hedhim neper tasa te vegjel, pra pa formuar shtresa.

Pana kota me vanilje

Pana kota eshte nje nga embelsirat me luge me te njohura dhe me te vleresuara kohet e fundit edhe ne vendin tone. Thjeshtesia e perberesve dhe lehtesia me te cilen ajo pregatitet, e bejne te konsumohet vecanerisht ne ditet e nxehta te veres. Provojeni!

Perberesit

  • 500ml pana te lengshme per embelsira pa sheqer
  • 100gr sheqer pluhur
  • 6gr xhelatine pjeshke
  • 1 bustine vanilje

Per te pregatitur pana koten, fillimisht vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes te zbuten ne nje ene te vogel me uje te ftohte per rreth 15 minuta.

Nderkohe ne nje tenxhere te vendosur ne zjarr te ulet, hedhim panen e lengshme, vaniljen dhe sheqerin pluhur derisa masa te nxehet, por te mos arrije piken e vlimit. E heqim nga zjarri dhe shtojme xhelatinen e shtrydhur mire duke e perziere me luge druri derisa te shkrihet plotesisht.

E hedhim perberjen ne nje stampe te madhe apo ne 4 stampa te vogla dhe leme per te pakten 5 ore ne frigorifer derisa pana kota te mpikset.

Ne momentin e servirjes, e vendosim stampen per pak minuta ne uje te nxehte ne menyre qe te shkeputet sa me lehte nga anet dhe e permbysim ne nje pjatance. E sherbejme te shoqeruar me salce karameli, salce cokollate, salce frutash apo me pak pana te rrahur.

Puding me vanilje

Pudingu me vanilje eshte nje nga embelsirat klasike me luge me te njohura dhe me te lehta sidomos ne stinen e nxehte te veres qe po afron. Pse te blejme pudingun e konfeksionuar qe permban konservante apo ngjyrues, kur ne fare pak kohe mund te pregatisim nje embelsire te shendetshme per te gjithe familjen tone?
Perberesit per 4 persona

  • 350ml qumesht me shume yndyre
  • 200ml pana te lengshme per embelsira pa sheqer
  • 4 te verdha vezesh te fresketa
  • 100gr sheqer
  • 9gr xhelatine pjeshke
  • 1 bustine vanilje

Per pregatitjen e pudingut me vanilje, fillimisht vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes te zbuten ne nje ene te vogel me uje te ftohte per rreth 15 minuta.

Nderkohe ne nje tenxhere te vendosur ne zjarr mesatar, hedhim qumeshtin dhe panen e lengshme, shtojme vaniljen pluhur dhe e leme derisa e gjithe masa te nxehet, por te mos arrije piken e vlimit. E heqim nga zjarri dhe shtojme xhelatinen e shtrydhur mire duke e perziejme me luge druri derisa kjo e fundit te kete shkrire plotesisht.

Ne nje ene te thelle rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin, dhe gjithmone duke e perziere shtojme dalengadale masen me pana dhe qumesht. E hedhim perberjen e perftuar ne nje stampe te madhe per puding, apo ne kater stampa te vogla dhe e leme te ftohet ne frigorifer per te pakten 4 ore perpara se ta konsumojme.

Ne momentin e servirjes se pudingut, e vendosim stampen per pak minuta ne uje te nxehte ne menyre qe te shkeputet sa me lehte nga anet, dhe e permbysim ne nje pjatance. E sherbejme te prere ne feta dhe te shoqeruar me pak pana te rrahur apo me fruta te fresketa.

Krem karamel

Kremi karamel, i quajtur ndryshe edhe “Qumeshti Portugez”, eshte nje embelsire me luge e thjeshte ne pregatitje, por teper e shijshme. Nuk duhet te na ngaterroj emri i tij francez; origjina mendohet te jete qe perpara Romes se lashte, por qyteti i Tolouse ne France e ka kthyer ne nje tradite pregatitjen e kesaj embelsire.

Perberesit per 6 kupa kremi karamel

  • 450ml qumesht
  • 150ml pana per embelsira
  • 120gr sheqer
  • 4 veze te plota + 1 e verdhe
  • 1 bustine vanilje
  • karamel sipas recetes qe e gjeni ketu

Si fillim, vendosim qumeshtin per tu ngrohur ne zjarr te avashem bashke me vaniljen.

Nderkohe ne nje ene te thelle rrahim vezet me sheqerin me ndihmen e nje rrahesi elektrike derisa te formohet nje perberje me ngjyre te hapur.

Heqim qumeshtin nga zjarri, shtojme panen duke e perziere me kujdes dhe te gjithe masen e hedhim dalengadale tek veza me sheqerin gjithmone duke e perziere.

Pregatisim karamelin sipas recetes qe do ta gjeni ketu me te cilin veshim nga brenda te gjithe siperfaqen e stampave ku do te pregatisim kremin dhe e leme derisa te ftohet e te ngurtesohet.

Krem me vanilje (Salcë vanilje)

Kremi me vanilje eshte nje embelsire me luge ideale per ata qe preferojne shijen e kesaj te fundit i cili mund te shijohet si i ngrohte, ashtu edhe i ftohte. I holluar me pak qumesht, sherben si shoqerues i embelsirave nga me te shumellojshmet, akullore, fruta, petulla, pankeiks etj. Mund ti shtoni edhe nutela per nje shije cokollate, kakao pluhur apo cokollate te zeze te shkrire ne banjomari.

Perberesit

  • 600ml qumesht
  • 4 te verdha vezesh (6 per 1 liter qumesht)
  • 100gr sheqer
  • 30gr niseshte (ose miell)
  • 1 bustine vanilje

Vendosim qumeshtin bashke me vaniljen pluhur per tu ngrohur ne nje tenxhere, por pa marre vale (ne zjarr te avashem).

Nderkohe rrahim me ndihmen e mikserit elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme niseshten dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak caste me pirun ne menyre qe te gjithe perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. Kete mase ia shtojme qumeshtit te ngrohte duke e perziere vazhdimisht qe te mos formohen kokrriza derisa kremi te arrije trashesine e deshiruar. E hedhim neper tasa te vegjel dhe e konsumojme te ngrohte apo te ftohte.

*Keshille: Nese kremin e fusim ne frigorifer, per te evituar formimin e nje cipe te holle ne siperfaqen e tij, e mbulojme pjesen e siperme te tasit me leter

Kupat e pyllit të zi

Sot duam t’iu propozojme Kupat e Pyllit te Zi, nje emer paksa i cuditshem, por qe i pershtatet fare mire pamjes se embelsires. E pregatitur ne kupa qelqi, apo akoma me mire ne gota te gjata cilindrike, kjo recete perbehet nga pandispanje me cokollate, qershi, pana dhe maskarpone. Nje zgjedhje ideale per te embelsuar diten tuaj apo ate te miqve.
Perberesit per 4 persona

  • 8 feta pandispanje me cokollate ne forme rrethore (te njejtin diameter me gotat apo kupat qe do te perdorim)
  • 100gr pana te rrahur per embelsira
  • 200gr maskarpone
  • 400gr qershi
  • 70gr sheqer
  • 35gr sheqer pluhur
  • 3 luge liker qershie (tipi Kirsch apo liker tjeter i embel)

Ne nje tas rrahim maskarponen, panen, sheqerin pluhur dhe e vendosim ne frigorifer.

Heqim berthamen e qershive dhe i hedhim ne 200ml uje te cilin e cojme ne zierje bashke me sheqerin dhe kanellen ne zjarr te ulet per rreth 8 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e heqim tenxheren nga zjarri, ndajme kokrrat e qershise nga shurupi dhe i leme te dyja te ftohen. Kur shurupi te jete ftohur, i shtojme likerin e qershise dhe e perziejme.

Lagim fetat e pandispanjes me shurupin, vendosim ne cdo kupe nje te tille, nje shtrese krem me maskarpone, disa qershi dhe e perserisim dhe nje here proceduren duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti servirim.

Ne fund mund ta zbukurojme siperfaqen me pak kakao apo me copeza te vogla cokollate.

Krem karamel me portokall

Kremi karamel, i quajtur ndryshe edhe qumesht portugez, eshte emri francez i nje embelsire shume te shijshme dhe teper te njohur qe konsumohet me luge. Per here te pare eshte perdorur qe ne Romen e lashte, por rrenjet e tij vijne nga qyteti i Tolouse ne France. Kremi karamel me portokall eshte nje alternative shume e shijshme e kremit karamel te zakonshem te cilin jemi mesuar ta shijojme shpesh. Pregatitja eshte po aq e thjeshte, vetem shija ngel per tu vleresuar!
Perberesit per 6 persona

  • 1/2 liter qumesht
  • 1 bustine vanilje
  • 2 portokalle me shume leng
  • 100gr sheqer
  • 1 luge rum (ose arome rumi)
  • 5 veze

Me ndihmen e nje thike te mprehte qerojme lekuren e portokalleve, i shtrydhim lengun dhe e leme ne nje ane. Ne nje tenxhere cojme ne zierje qumeshtin me lekuren e portokalleve dhe vaniljen.

Mus (mousse) me çokollatë të zezë

Mus me cokollate te zeze

Mus (mousse) me cokollate eshte nje embelsire e cila konsumohet me luge dhe veshtire t’i rezistosh. Te tilla egzistojne edhe te kripura psh ato me ton, me proshute, me gorgonxola, me karkaleca etj. Fjala “mousse” vjen nga frengjishtja e cila do te thote “shkume” ndersa ne boten e gastronomise perkthehet “krem”. Ajo mund te perdoret fare mire ne te gjitha stinet e vitit, per te permbyllur nje dreke te shijshme apo thjesht per ta shijuar si zemer ne mesdite mbase me disa biskota te vogla.
Perberesit per 4 persona

  • 250gr cokollate te zeze
  • 200gr pana
  • 5 luge uje
  • 2 luge te vogla gjalp
  • 4 veze
  • 1 luge sheqer
  • 1 bustine vanilje

Vendosim cokollaten e zeze te shkrihet ne banjomari. Rrahim shume fort sheqerin me te verdhat e vezeve derisa te perftojme nje krem me ngjyre pothuajse te bardhe.