Arkiva Etiketash: Receta me djath filadelfia

Zemër selinoje me krem djathi

zemer selinojeShijojeni kete recete ne nje dreke festive mes miqsh duke i shtuar tavolines suaj nje shije mjaft te veçante.
Perberesit

  • 8-10 dege selinoje
  • 200gr krem djathi
  • 60gr djath gorgonxola
  • 1 luge te vogel qumesht
  • lengun e 1 limoni
  • disa thelpinje arra
  • kripe
  • piper te bardhe

Pastrojme mire deget e selinose, heqim me majen e nje thike te mprehte fijet e trasha dhe i presim rreth 10 cm duke filluar nga fundi. I vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe leng limoni dhe i leme menjane.

Ne nje tas te vogel rrahim me pirun djatherat me qumeshtin, e rregullojme perberjen me pak kripe dhe piper te bardhe.

Nxjerrim deget e selinose nga uji me limon, i thajme mire me letra kuzhine dhe mbushim zgavrat e tyre me kremin e djathit qe pregatitem me siper duke i zbukuruar me copeza arrash.

I ruajme ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.

Foto nga: nomsmcgee.blogspot.com

Tortë me kakao dhe krem djathi

Torta me kakao e pregatitur ne kete menyre, eshte teper e lehte dhe jo shume e embel. Kremi i djathit i bashkuar me kakao dhe mjalte, i jep nje shije me te vertete te veçante, gje qe e ben te serviret ne çdo tryeze dhe me çdo rast.

Perberesit per nje tave me diameter 18cm
…per kekun me kakao

  • 175gr miell
  • 125gr sheqer pluhur
  • 25gr kakao pluhur
  • 150ml vaj luledielli
  • 150ml qumesht
  • 2 veze
  • 1 luge te vogel sode buke
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak vanilje

…per kremin me kakao

  • 300gr krem djathi me yndyre te plote (te tipit philadelphia original)
  • 125gr sheqer pluhur
  • 2 luge plot kakao pluhur
  • 2 luge mjalte

Bashkojme fillimisht ne nje tas te madh sheqerin pluhur, miellin, kakaon, soden e bukes dhe pluhurin pjekes duke i situr nje nga nje ne menyre qe te mos mbeten kokerriza te cilat mund ta prishin perberjen e kekut.

Ne nje tjeter tas bashkojme vajin e lulediellit, vaniljen, vezet e rrahura pak dhe qumeshtin derisa te formohet nje perberje homogjene. E hedhim kete mase tek perberesit e thate (pra, sheqerin, miellin, kakaon etj) derisa te perftojme nje brume jo shume te trashe.

Lyejme nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 18cm me pak vaj dhe miell, hedhim ne te brumin, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohet rreth 5 minuta ne temperature ambjenti, me pas e heqim nga forma dhe e lejojme te ftohet plotesisht.

Pregatisim kremin duke rrahur me ndihmen e nje rrahese vezesh manuale kremin e djathit derisa ky te zbutet, shtojme sheqerin pluhur, kakaon e situr dhe mjaltin duke i perziere shume mire.

Ne momentin qe keku eshte ftohur, e ndajme me kujdes ne dy pjese horizontalisht dhe gjysmen e kremit e perdorim per ta mbushur ne brendesi, ndersa me gjysmen tjeter e lyejme ne siperfaqe. E zbukurojme me bajame te qeruara sipas deshires ose me arra.

Kjo embelsire ruhet ne frigorifer per maksimumi 3 dite.-:

Makarona te ftohta me pulë dhe kungulleshka

Makaronat e ftohta, ne cilindo variant qofshin, jane shume te thjeshta dhe praktike per tu konsumuar ne vere pasi ne momentin qe pregatiten mund te ruhen ne frigorifer edhe 2 dite rresht. Receta e meposhtme eshte shume e vecante, per shkak te shijes se pules e cila kombinohet mrekullisht me kungulleshkat e pjekura.
Perberesit

  • 320gr makarona te shkurtra
  • 1 gjoks pule
  • 2-3 kungulleshka mesatare
  • 100gr djath filadelfia
  • 1 thelpi hudher
  • lengun e 1/2 limoni
  • vaj ulliri
  • pak rigon
  • kripe
  • piper

Per pregatitjen e kesaj pjate, si fillim ndajme gjoksin e pules ne feta te holla te cilat i vendosim per tu marinuar per rreth 30 minuta ne nje ene me vaj ulliri, lengun e limonit, pak kripe, piper dhe rigon, dhe thelbin e hudhres te shtypur.

Nderkohe pjekim ne grile (ose ne furre) kungulleshkat e prera per se gjati ne feta jo shume te holla (gjate gatimit, perberja e tyre nuk duhet te shperbehet), duke i rregulluar me pak kripe.

Kur filetot e pules te jene marinuar, i pjekim edhe keto ne grile nga te dyja anet derisa te marrin ngjyre te arte.

Ziejme makaronat per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, dhe i shplajme menjehere nen uje te ftohte te rrjedhshem ne menyre qe te bllokohet gatimi.

Ne nje ene te madhe hedhim makaronat te cilat i rregullojme me pak vaj ulliri, shtojme filetot e pules dhe kungulleshkat te prera ne rripa te holle, ose ne copa te vogla dhe i perziejme shume mire. Shtojme ne fund edhe djathin filadelfia ne kubik dhe e vendosim te gjithe perberjen ne frigorifer per rreth 1 ore ne menyre qe shijet te bashkohen me njera tjetren. E sherbejme te ftohte.

Zemër buke me djath dhe proshutë

Po iu rekomandojme nje idè mjaft origjinale per te filluar dreken/darken tuaj te Shen Valentinit. Pervecse jane te mrekullueshme per tu pare dhe mjaft te shijshme, mund te pregatiten edhe disa ore perpara, te ruhen ne frigorifer dhe te konsumohen ne momentin e deshiruar.
Perberesit per 4 persona

  • 6 feta buke tosti
  • 70gr djath tipi filadelfia me ereza
  • 2 luge pana per kuzhine
  • 4 feta proshute te pjekur
  • 1 dege selino
  • 1 qepe te njome
  • 1 tufe majdanoz
  • pak trumez
  • pak spec te kuq te embel

(per te realizuar kete recete, na nevojiten dy stampa ne forme zemre, njera me e madhe dhe tjetra me e vogel)

Lajme dhe qerojme degen e selinos, qepen e njome, majdanozin dhe i presim shume holle.

Ne nje ene te vogel punojme me luge druri djathin filadelfia me panen e lengshme derisa te formohet nje perberje kremoze, i japim shije me pak trumez dhe spec te kuq te embel dhe shtojme perimet e mesiperme te grira holle.

Me stampen e madhe, formojme 12 zemra nga 6 fetat e bukes se tostit (duke eleminuar koret), ndersa me stampen e vogel nxjerrim 12 zemra te vogla nga 4 feta proshute te pjekur.

Lyejme cdo zemer buke me djathin me ereza dhe i vendosim siper nje zemer me te vogel proshute. I vendosim te gjitha ne nje pjate te madhe dhe i servirim ne tavoline te dekoruar me ndonje gjethe mente.

Salcë pikante me speca gogozhare

Kete recete te propozuar nga nje fanse e jona, mund ta pregatisni ne festat e fundvitit per te shoqeruar mishin e gjelit te detit, por edhe copeza buke te thekura te cilat asnjehere nuk mungojne ne tavoline.
Perberesit per 4-5 persona

  • 1 kuti filadelfia natyrale (djath kremoz)
  • 4 speca gogozhare te medhenj
  • 7 thelpinj hudhrash te medhenj
  • 4 luge nga lengu i specave gogozhare
  • 1 luge vere te kuqe
  • vaj ulliri
  • piper te zi
  • kripe

I fusim te gjithe perberesit e mesiperm ne mikser dhe i punojme derisa masa te homogjenizohet dhe te behet kremoze. E hedhim salcen e perftuar ne nje tas me kapak duke e sperkatur siper me pak vaj ulliri dhe e fusim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.

Rolè proshute të shijshme

Keto rolè, kaq te thjeshta per tu pregatitur dhe kaq te shijshme ne te njejten kohe, jane te preferuara si nga te rriturit ashtu dhe nga femijet. Mjafton te merrni disa feta proshute te pjekur, ti lyeni me djath kremoz (tipi filadelfia) dhe shtoni cfare te deshironi: kerpudha, domate, ullinj, borzilok, majdanoz etj. Variantet jane te shumte, zgjedhja iu takon ju! Me poshte po paraqesim nje nga tipet me te perhapura te rolève, ato me ullinj dhe domate.

Perberesit

  • 8 feta proshute te pjekur
  • 200gr djath kremoz (tipi filadelfia)
  • 15 ullinj jeshil
  • ½ domate
  • 2 luge qumesht
  • disa gjethe borzilok (ose majdanoz)
  • kripe
  • piper

I heqim berthamen ullinjeve dhe i presim ne copeza te vogla; presim ne kubik te vegjel domatet dhe grijme holle borzilokun.

Ne nje ene punojme djathin kremoz me qumeshtin, shtojme pak kripe dhe piper derisa te perftojme nje krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutes. Shtojme ullinjte, domatet, borzilokun dhe i perziejme te gjitha bashke.

Me kete mase lyejme fetat e proshutes te cilat i rrotullojme derisa te formohen rolète qe i fiksojme me kunja dhembesh (si ne figure).

E servirim kete antipaste ne nje pjate te madhe te zbukuruar me gjethe sallate te fresket.