Arkiva Etiketash: Sardine recipes

Sardele të vogla me limon në furrë

Sardele-te-vogla-me-limon-ne-furre

Sardelet me limon te pjekura ne furre, jane nje pjate e dyte teper e shijshme dhe e ushqyeshme te cilat mund ti pregatisni ne vetem 30 minuta.

Perberesit

  • 1kg sardele te vogla (ose açuge)
  • lengun e 1 limoni
  • 1 tufe majdanoz
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

I hapim sardelet e vogla ne forme libri, i heqim te brendshmet, halen kryesore te kurrizit dhe i lajme mire. Lyejme me 4-5 luge vaj ulliri nje tave te rrumbullaket dhe i vendosim sardelet ne forme rreze shtresa shtresa, duke e sperkatur cdo shtrese me kripe, piper dhe pak majdanoz te grire holle. Shtreses se fundit i hedhim lengun e limonit te shtrydhur dhe pak vaj ulliri. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta duke e mbuluar taven me leter alumini.

I sherbejme te ngrohta shoqeruar nga nje sallate e stines apo garniture patatesh te ziera.